Është fakt se dyqanet në Shqipëri (jo të gjitha) mashtrojnë me reklamat nëpër vitrina. Si për shembull “likujdim total”, skonto 70 për qind”, “produkte falas..”, etj.
Për të gjitha këto dhe të tjera shkelje do të ketë penalitete për tregtarët.
Në një publikim në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomise thuhet se bazuar në ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve ndalohen një sërë praktikash tregtare të padrejta të përdorura deri me sot te cilat janë çorientuese dhe agresive, raporton Klan.
Sipas Ministrisë së Ekonomise këto praktika dobesojne ndjeshëm aftësinë e konsumatorit për marrjen e një vendimi.
Qytetarët që bien pre e këtyre mashtrimeve mund të ankohen tek Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve pranë kesaj ministrie.
mbyllini dyqanet dhe futjani refuxhi se kjo qeveri o do ju le pa lek ne xhep o da gjendeni ne nje dite me diell brenda ne biruce
Duhet të dënohen të gjithë ata që e shesin mallin mbi 33% mbi çmimin që e kanë blerë vetë me shumicë.
Të reklamosh 70% zbritje, i bie që gjer para reklamës ke shitur me 3 fish çmimin me të cilin e ke blerë vetë.