DEBATET/ Inspektorët e lojrave të fatit kërkojnë shpërblime me ligj, PS kundër: S’po bëjnë vezën e kuqe

2 Dhjetor 2015, 12:15Ekonomia TEMA

Debate në Komisionin e Ekonomisë, ku pasi kaloi në parim pr/buxheti i shtetit 2016 nisi diskutimi i pr/ligjit për Autoritetin Mbikqyrës i Lojrave të Fatit.

Në nenin 12-të Autoreti Mbikqyrës i Lojrave të Fatit kishte planifikuar që të përcaktonte me ligj që 50 % e 20 % të vlejes së gjobave dhe kamatvonesave të shkonte si shpërblim për punonjësit e saj. “Për punën e mirë në territor inspektorët shpërblehen apo të marrin dhe bonuse” argumentoi Irena Beqiraj zv/ministrja e Financave e cila mbrojti pr/ligjin.

Por kjo u kundërshtua ashpër nga kryetari i komisionit Erion Braçe dhe nga deputetë të tjerë.

“Nuk mund të përcaktohen me ligj shpërblimet” tha Braçe, duke sjellë si shembull policinë.

Por Beqiraj në replikë i tha: Policisë ia rritët rrogat të parëve.

“Le tu themi të gjithëve, deputetë e administratë që të punojnë në AMLF. Çështë kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata” tha Angjeli 

Debati 

Erjon Braçe: Mund të bëj një pyetje zonja zëvendësministre? Pse u dashka që 20% e vlerës që derdhen nga vjelja e gjobave dhe kamatvonesave të mbeten tek AMLF? Dhe mbi të gjitha, cili është kuptimi që 50% e këtij 20% të shkojë për shpërblimin e punonjësve të AMLF?Ky do të jetë institucion publik, pra brenda buxhetit të shtetit apo jashtë?

Irena Beqiraj: Është një institucion buxhetor por nga natyra e punës që kryen siç janë inspektimet në terren dhe kontrollin e një insdustrime që ka kaq shumë para, normalisht ajo që duhet, mendojmë se është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Në rast të bërjes së punës së mirë, të kontrollit të mirë të territorit, inspektorët duhet të shpërblehen apo të marrin bonuse. Këto bëhen me miratimin e ministrit të Financës dhe pas vlerësimit të performancës. Kam përshtypjen se kjo nuk shkel asnjë nga rregullat e buxhetit. Janë nga gjobat e mbledhura.Të njëjtën mënyrë funksion dhe nga doganat. Edhe shpërblimet që janë dhënë historikisht edhe në institucione të tjera në inspektim, si dogana dhe tatime shpërblimet dalin nga gjobat e mbledhura.

Erion Braçe: Jo jo e ke gabim

Irena Beqiraj: Nuk është ndonjë ndryshim..

Erion Braçe: Më vjen keq që ju ndani institucione nga e gjithë gama e instucioneve publike të shtetit shqiptar. Nëse kjo qeveri vendosi veçanarisht të shpërblejë vetëm institucionet që kanë rezultat dhe ka pasur një numër shumë të kufizuar institucionesh dhe brenda rregullave të gjithë sistemit të shpërblimit të gjithë administratës ky institucion nuk mund të dalë jashtë.

Është qeveria ajo që vendos sesa do të shpërblejë , kë dhe me sa para. Nuk mund të vendosim me ligj shpërblime të posaçme për një institucion të posaçëm. Jo. Nuk mund ta pranojmë. Këto janë para që do të mblidhen për buxhetin e shtetit. Ato para që mund të mblidhen tek AMFL le të shkojnë tek modernizimi i kësaj njësie dhe institucioni, sidomos në ato segmente që do i duhet për të monitoruar të gjithë veprimtarinë, veçanërisht elektronike por rregullat si shpërblehet kush dhe me sa i përcakton Këshilli i Ministrave. Nuk mund të ndajmë këtu kaq para shkojnë për punonjësit.

Ka institucione shumë më të rëndësishme sesa ky institucion që nuk merr shpërblime. Është e thjeshtë. Nuk e kam fjalën për parlamentin, por për disa të tjerë, që normalisht kanë një aktivitet shumë më agresiv për zbatimin e ligjit, shumë më konfliktual siç është policia e shtetit dhe për të cilin nuk kemi asnjë ligj të përcaktuar shpërblim.

Irena Beqiraj: Atyre ua rritët rrogat të parëve…

Erjon Braçe: Si, si!

Irena Beqiraj: Atyre ua rritët rrogat të parëve…

Erjon Braçe: Si, si!

Irena Beqiraj: Ua rritët rrogat të parëve…

Erjon Braçe: Po flasim për shpërblime zonjë, jo për rrogat

Irena Beqiraj: Shpërblimi është pjesë e performancës

Erjon Braçe: Joo.

Anastas Angjeli: Caktoni rrogën e na e thoni. Çështë kjo histori. Kemi rritur tatimin 6 herë ti marrë AMLF

Irena Beqiraj: Ky është një institucion që siguron të ardhura dhe i mbledh

Erjon Braçe: Pse këto të ardhura që siguron ky institucionqenkan pronë e këtij institucioni. Ç’do me thënë kjo. Ato janë të ardhura publike që do të derdhen në buxhetin e shtetit qindarkë për qindarkë.

Anastas Angjeli: A mund të na thuash se si i siguron të ardhurat ai. Cfarë pune ka ata. Ligji si çdo subjekt tjetër

Për kë siguron të ardhura për buxhetin?! Për buxhetin i derdhin vetë ata në tatime. Ca pune kanë ata?

Ligji u thotë atyre se si çdo subjekt tjetër të paguajnë tatimet. Na ke renditur këtu 20 nenet të cilat tregojnë mënyrën dhe afatin se si paguhen të gjitha taksat dhe tatimet edhe të lojrave të fatit. AMLF monitoron, dhe për këtë tani, i keni rritur tek neni 71, gjashtë herë taksat, tatimin e keni bërë 30% që të marrin ata shpërblimin?! Por le tu themi të gjithëve, deputetë e administratë që të punojnë në AMLF. Çështë kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata.

Erion Braçe: Atëhere zonjë të ardhurat e siguruara nga mbledhja e gjobave dhe kamtvonesave të derdhen 90 % për buxhetin e shtetit dhe 10 % ngelen në llogari të AMLF. Këto të ardhura nga gjobat dhe kamatvonesat  të përdoren nga AMLF-ja për investime si për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Kaq. Mbyllet këtu. Shpërblimet i vendos tjetër organ, nuk mund ti vendosim ne. Të mbahet shënim ky ndryshim dhe të reflektohet tek neni 12. Si për të gjithë të tjerët, pasi nuk ka më institucione të cilat e marrin të drejtën e shpërblimit me ligj. Kaq, mbaron këtu historia. Këshilli i Ministrave le të shpërblejë ata që kanë rezultate në punë.

Pas debatit neni 12 u  hodh në votim me reflektimi : Nuk ka më institucione që e marrin shpërblimin me ligj./ Ora

10 komente në “DEBATET/ Inspektorët e lojrave të fatit kërkojnë shpërblime me ligj, PS kundër: S’po bëjnë vezën e kuqe”

  1. goni says:

    Po ky dhe gjithe deputetet e tjere veze bejne qe paguhen per cdo komision qe marrin pjese. Apo kane pune tjeter? Ligji 1 duhet qe ne strukturat shteterore nuk duhet te jesh nen 1.70 cm. Ky eshte i pa rritur e i pa ushqyer

    1. Pilo Lala says:

      Erjon po gabon rende me kete shprehje!
      Erjon Brace po ben nje gabim te madh per keta Inspektore, qe u ndeshen me kriminelet, pronat, investimet, Tropojane, Kuksiane qe kane uzurpuar Lojerat e Fatit nen drejtimin e Xenit.
      Nje shofer prefekti qe ka Hotel Shkelzeni, ishte Administrator i gjithe Jugut, kriminel.
      Vellai i tij vrau me telekomande nje nga Haklajt, pastaj e vrau Shota ne Tropoje.

      Ti Erjon nuk je ndeshur ndonjehere me keta, ndaj mos u fshih poshte tavolines, por vlereso bashkpunetoret qe vune koken ne rrezik!

  2. Albi says:

    Mentaliteti i kesaj se fut te dridhurat.O zot nga i gjejne.
    Po shteti nuk eshte baca jote o Nepunes i Shtetit Shqiptar .Je aty per te sherbyer po ta besh mir sherbimin ne mos ik e puno privat e fito po je i zoti.
    Ne arst se filozofia jote eshte gjoba atehere shteti qe te ka punesuar duhet te tregoje vendin .

  3. detibering says:

    Nga te dhena te sigurta, kur kjo hallke kerkon shperblim ne leke,tingellon cinizem i gjalle, nderkohe qe ne kompanine shteterore Albpetrol sha filloi stili i KK per mos dhenie rrogash qe prej 2 muajesh (rasti i dyte), kuptojeni rrogash te pa dhena qe konvertohet ne mos pagim taksash dhe qirash. Le pastaj rikompesim (demshperblim prej 10% per vonesa ne baze te te ndjerit Kodi i Punes). Kete duhet te analizojne dhe te zgjidhin autoritetet e larta, sidomos deputetet e zones Gramoz Ruçi, Erjon Braçe e tjere. Kujtoni qe zonen naftembajtese Patos, Fier, Lushnje, Kuçove e konsideroni gati si bastion te maxhorances.
    Kur ky fenomen ndodhi para afro 6 vjetesh, ne kompani erdhi nje komision mix deputetesh, qe me pas situata u normalizua.

  4. atehere, sot dhe neser says:

    Ore c’eshte kjo gjoja zv/ministre qe flet me kete gjuhe, AMLF eshte nje institucion qe duhet shkrire per paaftesi e jo me ti jepen shperblime me ligj.
    Kjo ka provuar te beje nja 2 a 3 pune por me duket se as per specialiste ne Ministri te financave nuk qenka. Funksionar shteti qe i konsideron parate e shtetit si te inspektoreve qe luajne bixhoz gjithe diten me parate e shperblimeve.

  5. s.h. says:

    Per mua konfirmohet perfundimisht qe kjo zonja por dhe cfare ka mbledhur stafi i ministrit Sh. Cani, jane qartesisht te paafte dhe pas paaftesise , kuptohet qe fshihen shume vese jo te mira … E kam ndjekur dhe ne studiot e TV … e paafte nga p deri tek zh….Kujtoj paaftesine e zv. ministrit tjeter per te perballuar pyetjet cinike te deputetit Blushi….Kjo shpjegon edhe gafat skandaloze te qeverise me politiken e mbledhjes se taks- doganave ….

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Me ngadale ti me ngadale.. Deputeti Blushi beri nje pyetje qe s’kishin lidhje fare me mbledhjen.. Te pyesesh dike per shifra mikroekonomike dhe te presesh pergjigje ne cast ashtu papritur nuk eshte e drejte.. Mbase kjo zonje duhet te frenoj njecik fantazine e saj te shperblimeve por nga ana shifrore e Ministrise se Financave, aty ka ekonomiste shume te zote.. Shof kohet e fundit qe disa persona te njohur po hedhin balte tek keta te rinj qe mund mos te kene njohurine e experiences si te vjeter ne detyre, por jane te zote.. Njohuria me eksperiencen ndahen dhe s’do te thote qe jane te paafte.. C’do gje vjen me kohe dhe menyren si e morren buxhetin dhe gradualisht vit pas vit po perpiqen te sheshojne borxhin, une mendoj se ata po bejne nje pune te mire..

  6. Aulona says:

    Injorance e ngritur ne argument ne keto komente

  7. Ardita says:

    Per zotesine e dy zevendes ministrave lani gojen se jeni mesur me diplomat e kristalit. Shkollimi i tyre eshte vite drite larg. Njerez injorante qe jeni

  8. Besi says:

    o popull qe shani shperblimet ne baze te performances. Jane baza e menaxhimit dhe motivimit ne te gjithe boten. Por faji i kesaj zonjes eshte qe nuk e ka kuptuar akoma qe per shqiptaret (jo per faj te tyre po per faj te deputeteve idiote) qe menaxhohen si ne kohen e majmunit performanca eshte cmenduri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje