Bankat reagojnë duke rritur normat e interesit të depozitave në shtator e tetor, për të tërhequr sërish kursimtarët…
Totali i depozitave në banka në fund të muajit tetor ishte 972 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 0.1% apo me 1.1 miliardë lekë, në raport me shtatorin. Ky është muaji i dytë me rënie, pas rritjes tradicionale në gusht, si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.
Me bazë vjetore (tetor 2015/tetor 2014) depozitat në total janë zgjeruar me 1.4%.
Tkurrja e tetorit është ndikuar pothuajse tërësisht nga rënia e depozitave me afat në lekë të induvidëve, një tendencë kjo që po vazhdon prej muajsh.
Sipas të dhënave nga BSH, rezulton se vetëm në tetor, kursimet në monedhën vendase të familjeve u tkurrën me 3.6 miliardë lekë, apo 1.1%. Në krahasim me tetorin e një viti më parë, ato kanë rënë me 7.5%, apo 27 miliardë lekë (rreth 200 milionë euro).
Rënia e ndjeshme e interesave të depozitave në lekë (për 12 mujoret, kthimi është afër 1%) ka qenë arsyeja kryesore që ka nxitur individët të kërkojnë alternativa të tjera më fitimprurëse për të shtuar kursimet e tyre, si letrat me vlerë të qeverisë, apo dhe depozitat më afat gjata.
Që prej shtatorit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë lehtësuese monetare, duke e ulur normën bazë nga 5.25% në 1.75% aktualisht. Kjo është shoqëruar me një ulje të normave të interesit të depozitave 12 mujore, nga 6% në shtator 2011, në gati 1% në gusht 2015.
Rënia e ndjeshme e depozitave në lekë gjatë këtij viti ka bërë që bankat të shtojnë ofertat për kursimtarët dhe në shtator e tetor, interesat e depozitave kanë shënuar rritje, duke u ngjitur në 1.27% në shtator dhe 1.34% në tetor, në tendencë të kundërt me politikën lehtësuese të institucionit monetar qendror./ Monitor
Mos i mbani parate ne Banka, sepse aty i keni te humbura. I ktheni ato ne gjera me vlere qe ti qendrojne kohes dhe inflacionit. Bankat jane firmat me te medhaja piramidale qe ekzistojne dhe kur te vije katastrofa ekonomike qe po afrohet, do te mbeteni me gisht ne goje.
Nuk mund te kete vend ne bote me te pabesueshem se Shqiperia neqoftese vjen fjala per pronen.Edhe ne Afrike ose diku tjeter ku nuk ka zhvillim ta njohin pronen edhe me nje gjeth Palme kurse ne vendin e mallkuar te planetit nuk te vlejne as dokumentat shteterore.Prandaj te blesh prone ne shqiperi seshte zgjuarsi.Te pakten deri tani ne Banka nuk te shuhet emri si ne zyrat e apotekave shqiptare.
Ridhindje!
Me falni se eshte ne Anglish, po neqoftese e kuptoni do shikoni se c’fare bejne Bankat me parate tuaja.
https://www.youtube.com/watch?v=_NsDJr4Z1yk
bankat? ato jane kriminale, por te mbrojtura nga shteti. vetem po te hodhen ne dore. 100 metoda per te vjedhur. netowrk me permbaruesit etj.
Shume njerez, ngaterrojne faktin se bankat nacionale jane Shteterore. Nuk jane. As Banka e Shqiperise nuk eshte e tille. Te gjitha Bankat qendrore ne shume vende te botes jane entitete private, te cilat kontrollohen nga nje grusht njerezish qe quhen Elitat Financiare. Keto Banka, kane lejen qe te printojne copa letre qe quhen para prej asgjeje dhe funksionojne mbi debitin perpetual. Matematikisht, ky sistem nuk eshte i qendrueshem sepse debia nuk mund te funksionoje per gjithmone. Keshtu qe heret apo vone ky sistem sjell kolapsin, te cilin natyrisht do ta paguajne kreditoret e Bankave. Kush jane kreditoret e Bankave? Jeni ju dhe depozitat tuaja.