Hoffmann: Në “sitë” prokurorë e gjykatës, e gabuar që “Gjelat e detit s’votojnë për Krishlindje”

4 Dhjetor 2015, 17:21Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj është takuar me James Walsh, Zëvendës Sekretar Shteti, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikët, Departamenti i Shtetit, SHBA.

Burime për DITA bëjnë të ditur se temë e diskutimit ka qenë rëndësia që ka reforma për vendin dhe nevoja për implementimin shpejtë të saj.

Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta.

Ndërkohë, në tryezën e sotme konsultative për reformën në drejtësi, ambasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffmann, u ka bërë edhe njëherë të qartë autoriteteve shqiptare dhe aktorëve politikë sesa e rëndësishme është reforma në drejtësi në çuarjen përpara të procesit të integrimit europian.

Duhet kryer një verifikim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve duke filluar nga maja si pjesë thelbësore e një reforme gjyqësore në Shqipëri.

Ky verifikim nuk duhet të përfundojë në një farsë të pakuptimtë, thjesht si formalitet. Duhet të jetë e qartë që instrumentet disiplinorë duhet të përdoren vazhdimisht edhe pas këtij verifikimi sa herë të jetë nevoja. Nuk lë përshtypje fare të mirë fakti që janë përdorur kaq pak instrumentet ligjore që janë ekzistuese për ta pastruar gjyqësorin.

Pikëpamja e përhapur që ka shumë kundërshti ndaj reformës në sistemin gjyqësor sepse disa funksionojnë sipas avazit të vjetër që gjelat e detit nuk mund të votojnë për Krishtlindjet është jashtëzakonisht e dëmshme për reputacionin e Shqipërisë”, tha Hoffman.

Ambasadori francez, Bernard Fitoussi, ishte më konkret në komentet e tij, kur tha se teksti i Kushtetutës aktuale nuk garanton një pavarësi dhe profesionalitet të shtetit të së drejtës.

Vërejtje pati edhe lidhur me zgjerimin e listës së institucioneve që mund të kenë akses në gjykatën kushtetuese, pasi sipas tij kjo krijon mbingarkesë dhe si rrjedhojë mosefikasitet të këtij institucioni.

6 komente në “Hoffmann: Në “sitë” prokurorë e gjykatës, e gabuar që “Gjelat e detit s’votojnë për Krishlindje””

  1. Elona says:

    Muslimanizmi eshte problemi me I madh i kombit shqiptar
    Nxirreni jashte ligji faren e keqe islame.
    Pastaj tjerat

    1. Buffon says:

      Reforma ne drejtesi jemi mesuar te behen cdo kater vite mirpo ne realitet nuk ka sjelle kurrfare ndryshimi, sistemi gjyqesor ne Shqiperi ka mbetur ai qe ka mbetur. Shpresojme qe asistimi i nderkombetareve por edhe dakordesimi i paleve politike te sjellin reformen e vertete ne sistemin ne drejtesi.

      1. Agamemnoni says:

        Gjithcka fillon nga drejtesia. Pa reforme ne drejtesi eshte nje nga pese prioritetet qe na ka vene BE-ja.E dime te gjithe se ne ç’gjendje ndodhet drejtesi, gjyqtare e prokurore te paafte qe e fillojne diten me zarf mbi tavoline.

    2. marion says:

      Zoti ambasador!
      Ju keni te drejte kur kerkoni qe te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret te kalojne ne “SITE” per te gjithe veprimtarine e tyre nder vite!
      Por e keqja me e madhe eshte se keta gjyqtare NUK I KONTROLLON njeri as nga organizma brenda gjykatave e as nga Ministria e Drejtesise dhe KLD-ja!
      Edhe gjykimi i ankimeve ne shkallet me te larta te gjyqesorit behet SHKEL e SHKO per shume arsye!
      Per vite me radhe gjyqtaret kane dhene vendime JO TE BAZUAR NE LIGJE,POR SIPAS URDHERAVE TE SUNDIMTAREVE duke krijuar PRECEDENTET,qe me vone jane zbatuar si te LIGJSHEM per raste te tjera te ngjashme!
      SHEMBULLI ME KRIMINAL I GJYKIMIT eshte PENSIONI I ISH USHTARAKEVE!
      Statusi i Ushtarakut i vitit 1991 NUK ESHTE ZBATUAR ASNJEHERE dhe ne ish ushtaraket jemi TRAJTUAR NGA SHTETI DHE GJYKATAT SI SKLLEVER E QYTETARETE DORES SE FUNDIT!
      SHKURT:JEMI TRSAJTUAR SI ARMIQ!!!
      Per 3 vjet rresht(1996-1998) nuk na dhane asnje lek pension,ndonese ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi!
      Edhe me pas klikat ne fuqi na dhane vetem nje lemoshe,duke mos zbatuar ligjen ne fuqi!
      Bile klika Berisha ka nxjerre njeri pas tjetrit ligje anti kushtetuese qe jo vetem kane ulur mbi 5-% masen e pensionit tone,por nga viti 2009 e deri sot na kane shpallur DEBITORE duke na mbajtur nga 20% nga pensioni mujor i pleqerise!
      Gjyqtari i ceshtjes time Gentian Medja i Gjykates Admin istrative te Shkalles se Pare Tirane,ka marre ndaj meje nje VENDIM ANTI KUSHTETUES,haptas ne kundershtim me ligjet dhe,vetem te lexohet vendimi i tij,dhe kushdo bindet SE CFARE MJERANESH GJYQTARE KA SHQIPERIA!!
      Ky gjyqtar duhet te SHPORRET nga gjykatat tona se jane mbi te gjitha …TE PA AFTE TOTALISHT!!!
      Ai nuk njeh ligjet,VKM,por as di te shkruaje SHQIP!!!
      Si ky gjyqtar mund te kete plot,ndaj duhen pastruar nga drejtesia URGJENTISHT!

  2. Patriot says:

    Z. Ambasdor. Ju dhe gjithe doplemacia e vendeve te zhvillura jan lodhur per pastrimin e sistemit Gjyqesor dhe te drejtesis ne pergjithesi, por eshte per te ardhur keq se politika qe eshte dhe kjo shum e pist e ka perkeqesuar edhe me shume kete sostem dhe gjithe administraten publike. Sot ne shqiperi nuk ke besom tek as nje zyre sa me e thjesht qe te jet ajo, pa le te flasesh per pastrimit e sistemit ne pergjithesi. Besimi juaj ka hubur prandaj flosni me tone te ashpra, po shqiptaret qe vuajn pasojat e ketij sistemi dhe kan humbur cdo besim, c’fare te bejn: 1- te kerkoin te rikethehet sistemi komunist.
    2- Te ngihen ne nje fare menyre ne revolucion, por prap baktacijt fitoin, si fitoi kryebatakciu i Shqptareve Sali Ram Berisha
    3- Apo te largohen nga shqiperia sic kan ber deri me sot, qe dhe ju mezi i pranoni, se dini te zbatoni ligjet tuaja
    4- Apo te behet nje sistem me Juri vlersimi dhe dublim te gjithe administrtes dhe institucioneve te ketij vende me njerze te demokracive te zhvillura per te garantuar se ky vend do te behet nje dite.
    Per te then perfundimisht se a e keni ju nderkombtaret serjozishte per ta ber kete vend, apo mos dhe ju inplementoni ndonje eksperiment, mqs ne jemi elsperimetuar nje her kur ishim ne sistemin komunist.

  3. macoku says:

    Patriot jam plotesisht dakort me Ty.
    Nderkombetaret vazhdojne te bejne eksperimente,Spanja,Italia,Gjermania,Franca dhe SHBA kane nga nje pjese ne kushtetuten shqipare,jane kopjuar ligje koti ,te vjen per te qeshur se ne fillim te 1992 dikush erdhi ne shqiperi dhe tha qe “patatja mund te mbillet dhe ne Toke”.Corbe derri eshte bere sepse Imam aktori u be hartuesi i kushtetutes,atehere Imami mbas te rrahures vence nga Berisha u hodhe me PS, dhe normal i etur per pushtet u kthye prap me Berishen me gjithe shkopinjte ne kurriz,rregulloi dhe dhembet e thyera.
    Xhafa eshte i zoti dhe shume kodosh,do tja lere ne dere te tjereve,vete do te dali i kulluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje