Nuk është hera e parë që qeveria Rama dhe Bankers përplasen.
Në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend.
Në atë periudhë (17 prill 2014) Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare.
Për të pajtuar konsulentin e specializuar që do orientonte qeverinë nëse duhej të kalonte ose jo në arbitrazh, u zhvillua një tender në Tiranë.
Këtë tender e fitoi një kompani angleze e quajtur:“Omnia Strategy LLP”.
Omnia do të orientonte qeverinë shqiptare në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante me kontratën koncesionare me “Bankers Petroleum”.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se Presidente dhe drejtuese e kompanisë angleze “Omnia Strategy LLP” është zonja Cherie Blair.
Ajo është bashkëshortja e ish-kryeministrit anglez Tony Blair, ndërsa ky i fundit është prezantuar në Tiranë si një këshilltar (pa pagesë) i qeverisë.
Rezulton se kompania e zonjës Blair është themeluar në vitin 2011, por kjo kompani ka pasur dhe bashkëpunime të mëparshme me qeverinë shqiptare në të kaluarën madje para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Bëhet fjalë për pajtimin në vitin 2012 të kësaj kompanie me qëllim mbrojtjen e shtetit shqiptar në Arbitrazh për zgjidhje kontrate me kompaninë e naftës “SKY Petroleum” që kërkonte 600 milionë euro dëmshpërblim.
Një vit më vonë shteti shqiptar doli fitues nga kjo çështje, kërkesa e “SKY Petroleum” u rrëzua.
Dy vjet pas kesaj kompania e zonjës Blair u pajtua nga qeveria “Rama” jo për të ndjekur një proces gjyqësor, por thjesht për të orientuar nëse ia vlen ose jo të hapet një proces gjyqësor me “Bankers”.
Duket si një konsulencë e thjeshtë, por nuk është aspak e tillë, ndonëse pagesa për konsulentin ishte vetëm 20 mijë euro.
Sektori i energjisë, përfshirë atë të hidrokarbureve, nuk funksionon thjesht si një treg, por si një treg strategjik. Çka do të thotë se asete të rëndësishme të këtij tregu, asnjëherë nuk gjenden në duar të rastësishme.
Kontrolli mbi to ka gjithnjë prapavijë të fortë politike, herë kombëtare, herë ndërkombëtare, ose dhe të kombinuar.
Kur “Bankers” nisi të operonte në vendin tonë, shpalli si pjesë të Bordit Drejtues të kësaj kompanie një VIP jo pak të njohur për shqiptarët: Gjeneralin Wesley Clark. Ai ishte drejtuesi ushtarak më i lartë i NATO-s, që nën iniciativën dhe direktivën e dyshes Clinton-Blair, drejtoi operacionet ushtarake në Kosovë pas gjenocidit të shtetit serb.
Zoti Clark është shumë popullor ndër trevat shqiptare, por pas tërheqjes nga karriera ushtarake ai i është futur biznesit, ka hapur dhe ai një firmë konsulence, por ndërkohë rezulton dhe në Bordin Drejtues të kompanisë “Bankers Petroleum”.
Zoti Clark dhe zoti Blair janë ndër më të spikaturit në atë që quhet “Iniciativa Clinton”, një konglomerat personalitetesh ndërkombëtare të botës së politikës dhe biznesit që shpesh i dedikohet bamirësive, por nuk lë pas dore as lobingun, sidomos kur vjen puna për vendet e botës së tretë.
Duket si një ‘garë’ mes miqsh të vjetër, nga njëra anë “Bankers” që është në shënjestër për abuzime flagrante me koncesionin e Patos-Marinzës dhe që në Bordin Drejtues ka gjeneralin Clark.
Nga ana tjetër kemi qeverinë shqiptare, që pajtoi firmën konsulente “Omnia Strategy LLP “të zonjës Blair.
Sipas kontrates se 2014-s zonja Blair dhe kompania e saj duhej të dorëzonte pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar të vlerësimit mbi nismën e arbitrazhit (brenda muajit korrik te atij viti).
Ne baze te ketij raporti qeveria shqiptare do të merrte vendimin e saj përfundimtar mbi këtë çështje.
Se çfare raporti ka bërë Omnia (në latinisht do të thotë “gjithçka”) qeveria nuk dha detaje.
Por hapat e qeverisë shqiptare për prishjen e kontratës me Bankers u stopuan prej atëherë.
Gazeta Dita
Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit”
Your comment is awaiting moderation.
Qe BANKERS ka 11 vite qe ka vjedhur miliarda euro, kete e kupton dhe nje idiot, por konflikti i tanishem me te eshte se KOCO KOKEDHIMA (ALBPETROL) nuk po arrin t’ju vjele bakshishiin qe do.
Si e merr KOCO bakshishin?
Te gjitha kompanite naftenxjerrese paguajne tek KOCO bakshish ne formen e naftes se paperpunuar, qe KOCO e con tek RAFINERIA E FIERIT, ku e “perpunon” pak dhe e hedh ne tregun shqiptar pafature. Kjo eshte skema me e madhe e vjedhjes se RILINDJES, e cila nuk le gjurme (pasi nuk ka dokumenta e fatura). Dhe ne te ardhmen ne se dikush do te hetoje kete grabitje te naftes, eshte e pamundur, per mungesa gjurmesh dokumentare.
Pra kjo, krahas vjedhjes se BANKERS, eshte vjedhja me e madhe qe po realizohet ne Shqiperi nga KOCO KOKEDHIM dhe RILINDJA, qe vetem nje hajdur gjeni, si KOCO mund ta dizenjonte.
Por per te mos e lene dhe SALI BERISHEN pa gje, qe te mos ngrere zerin per kete vjedhje, Ministria e Energjitikes ne dijeni te plote te EDI RAMES dhe KOCO KOKEDHIMES i kane aprovuar transferimin e aktivitetit te kompanise se naftes STREAM OIL, prone e SHKELZEN BERISHES, tek nje firme amerikane TRANSATLANTIC PETROLEUM, tek e cila po SHKELZEN BERISHA eshte aksjoner.
Kush ka deshire te hetoje, jemi te gatshem te japim materjale:
[email protected]
R I L I N D J A e VAZHDIMIT te VJEDHJEVE te BERISHES por me LEJEN e KOCOS
Perplasja e Bankers me Qeverine Shqiptare
eshte me te vertete Jetik! Kjo perballje
do te nxjerre ne Drite te Diellit gjithcka
qe eshte bere.Do te nxjerre ne shesh Aktoret
me te Keqinj qe kane marre pjese dhe kane
perfituar shuma maramendese nga kjo Afere!
Tani Qeverise i ka ardhur si i thone llafit:
Zogu ne Dore!Pra ka edhe Gurin edhe Arren.
Ti shterngoi forte dhe ti shkoje deri ne fund,
sepse do nxjerre fakte qe do cudisin Boten.
Ky eshte apokalipsi Berishes!Te gjithe do mesojme se
cfare Ai ka bere ne Kurrizin tone!Ky vullkan
Teorikisht duhet te Shpertheje!sepse ka kohe qe po
shfryne!Berisha Nuk do jete i Vetem,ndonse eshte perfaqesues
substancial i ketij Vullkani Koruptiv nga me te medhenjt
e njohur deritani! Ka edhe te tjere por pjesemarrja e tyre
duhet te jete Episodike,ndonse kontributi i tyre per ti
dhene Energji Vullkanit Berisha luajne Rol te rendesishem!
Ne fakt eshte Vetia e Llaves te perhapet,dhe te preke
mjafte nga ata te Berishistanit.Sepse gjithcka Datohet me
ate Periudhe qe ne fakt nuk eshte qeverisese por Sunduese!
Kontrata me Bankers Ashtu si edhe me CEZ! tregojne per
nje Lulezim te papare te aferave Koruptive gjate periudhes
ne fjale.Kete e deshmone edhe gjendja e Tjetersuar qe Berisha
po cfaq ne cdo moment,qe do te thote se ne interes te tij
jane Tymnajat dhe Zhurrmat prej Psikopati.
Z.Qeveri:Shkoi deri ne fund Studimit te ketij Vullkani
sepse nuk do fitosh shumen qe i kerkone por te jesh e
sigurte se kjo shume do te jete edhe pese here me e madhe!
Vazhdoheni se do siguroni Buxhetin e Dy vjeteve per Shtetin!
Ndaj pike per pike te njeten bindje me ju,zaho.