“Nëse grindja është e pashmangshme, atëherë godit i pari”/ Ja politika që ndjek Putin

4 Dhjetor 2015, 10:07Politika TEMA

Shumëkush është habitur, me vendosmërinë me të cilën presidenti rus, Vladimir Putin lufton terroristët e Shtetit Islamik në Siri. Në të vërtetë, që në vitin 1999, kur Rusia luftonte kundër separatistëve çeçenë (të lidhur dyfish me xhihadistët), Putini përdori fjalë të zjarrta, të cilat u pasuan me veprime të fortë: “Kudo që të jenë, do i shkatërrojmë. Edhe sikur të jenë në banjë, do i zhysim në tualet”. Presidenti rus ka kujtuar disa herë se si, që fëmijë, kish qenë i detyruar të rrihej me grushta në rrugët e Leningradit: “Nëse grindja është e pashmangshme, atëherë godit i pari”. Dhe këtë po përpiqet të bëjë Putini, në politikën e jashtme.

Kryqi dhe Gjysmëhëna

Në vitin 1941, kur gjermanët tashmë të sigurtë për fitoren përparonin drejt Moskës, Stalini urdhëroi që ikona e Madonës së Vladimirit të ngarkohej me shpejtësi në një avion, për të qëndruar mbi kryet e qytetit, për ta bekuar atë dhe për ta mbrojtur nga përparimi i nazistëve. Vermahti, disa ditë më vonë, u tërhoq. Kjo anektodë, edhe pse konsiderohet apokrife nga Kisha ortodokse, shërben për të rrëfyer se si, pavarësisht nismave sovjetike për të vënë përfund kristianizmin në Rusi, besimi mbeti gjallë, në mos në formë, të paktën në zemrën e popullit rus. Putini këtë e dinte që në fillim të aktivitetit të tij politik, dhe kështu u përpoq të realiznte një afrim mes Rusisë dhe Kishës Katolike.

Putini e riafroi regjimin me Kishën Ortodokse dhe ka kërkuar mbështetjen e botës islamike, i vetëdijshëm se në Rusi jetojnë njëzetë milionë myslimanë dhe që, siç ka pohuar Eduard Limonov, “nuk janë imigrantë, janë këtu ngahera”. Kështu Putini, nëse nga njëra anë lufton terroristët e Shtetit Islamik, nga ana tjetër inauguron xhaminë më të madhe në Europë. Në fjalimin e inaugurimit, Putini ka nënvizuar dallimin mes islamit të moderuar dhe terroristëve, dhe ka kujtuar se xhihadistët e ISIS-it “kompromentojnë” fenë islamike me një ideologji të bazuar në “gënjeshtrën”.

Për të mos u nënvlerësuar është edhe “aleanca e shenjtë” mes Putinit dhe Papa Françeskut: të dy janë takuar disa herë, duke e shqetësuar jo pak Obamën.

Assadi po, apo Assadi jo?

Prej dy muajsh, avionët rusë bombardojnë pozicionet e Shtetit Islamik dhe luftëtarët kaedistë në Siri. Një aksion i bashkërenduar me qeverinë Siriane, e si pasojë i ligjshëm në planin e të drejtës ndërkombëtare. Në këtë hapësirë të shkurtër kohe, aviacioni rus ka bërë më mirë se sa koalicioni i udhëhequr nga SHBA (jo rastësisht tani xhihadistët janë transferuar në masë në Libi). Putini ka ndërhyrë mbi të gjitha për t’u mbrojtur nga terroristët rusë, por edhe për të qetësuar, të paktën për momentin, një situatë jo pak me rrezik për të gjithë Lindjen e Mesme.

Edhe në këtë rast, Putini ka luajtur i pari: “Nëse sherri është i pashmangshëm, atëherë godit i pari”. Mbështet Assadin, e konsideron një aleat të besueshëm dhe po e shtyn që të dialogojë me forcat e opozitës. Objektivi është që, pasi të jetë asgjësuar ISIS, të zhvillohen zgjedhje të reja në Siri, dhe të jetë populli që vendos për qeverinë e re.

Loja e madhe

Me futjen në tabelën e shahut siriane, Putini ka zëvendësuar Perëndimin, duke rikthyer Rusinë mes ndërmjetësve themelorë të SHBA dhe Europës. Në rast se ia del, bashkë me ushtrinë siriane dhe me forcat shiite të Hezbollahut dhe Pasdaranëve, që të mposhtë ISIS-in, udhëheqësi rus mund të kërkojë një “ndeshje kthimi” në Ukrainë, ose fundin e sanksioneve të Perëndimit. Duke goditur i pari Putini ia ka dalë, duam apo jo, që të rikthejë Rusinë si nëj perandori e madhe.

IlGiornale-Bota.al

8 komente në ““Nëse grindja është e pashmangshme, atëherë godit i pari”/ Ja politika që ndjek Putin”

  1. beni says:

    Putin heroi i russise tashme perpiqet ti jape nje dimesjon te ri russis njelloj si ne fund te luftes se dyt boterore mes stalinit e perendimit ku b.sovetik hyri e e filloj i pari luften e perendimi nderhyri vetem ne fund te saj dhe mbas lufte ishin pikerisht amerikanet qe nuk deshin bashkepunim me stalinin e historia fillon e perseritet mes putinit e perendimit?
    Kriza ekonomike

    1. seleni says:

      Nuk e filloi BS(Bashkimi Sovjetic) luften i pari kunder Gjermanise, madje BS beri traktat mossulmimi me Hitlerin, ishte Hitleri qe me miklimin edhe te perndimoreve e theu traktatin dhe sulmoi BS. Keshtu BS u fut detyrimisht ne lufte ne fillim defansive (mbrojtese) dhe mandej kaloi ne ofensive. Kur u pa se forcat ruse po perparonin drejt perndimit, atehere filloi zbarkimi angloamerikan ne Europe

      1. Patrioti says:

        O moj Selen,moj pampers i bytheve te plakura tashme te diktatures komuniste,nese nuk do te kishte hyre ne lufte USA dhe Anglia,sot ruset do te fisnin gjermanisht,ose japonisht, o mbetje e qofte largut.
        Ishte USA qe neutralizoje fuqine militariste te Japonise,dhe i beri te mundur Stalinit te terheqe trupat nga kufiri me Japonine duke ja bashkangjitur frontit gjerman.
        Historia nuke eshte ashtu sikurse e ka shkruar diktatura komuniste dhe po e interpreton ti o mbetje e spermaozoides se saj.Boll i sherbyet diziformacionit dhe euforise,pa USA-n dhe Angline, Europa do te vazhdonte te ishte nen kthetrat e Gjermanise Hitleriane.
        Lufta rrufe e Hitlerit,nuk i jepte privilegjin Stalit te krekosej si gjeli siper plehut te tyre.
        Bolle,nje bote pa Hitlere,Staline dhe putin apo Enveriste si nano, berisha,Rama,Basha,Meta me shoke,do te jete me e sigurte,me e paqeshne dhe ne progres njerezor.
        Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtes dhe jo binjakezim me djallin.
        Dita e gjykimit po afron askush nuk do ti shpetoje drejtesise per mijra krime macabre te kryera ne vite,sado leke te piset dhe pushtet pa kufi brenda djallit te qe kene,ato te marre sebashku do te kene nje fund te turpshem,te shpejte dhe pa kthjim,sikurse i milloshevicit,sadamit dhe gaddaafit me shoke.

        1. Tani says:

          Ne kete rast ishte Erdogan qe e goditi i pari. Keshtu qe Putini e hengri kete radhe dhe po perpiqet qe te dale nga goditja e grushtit te pare. E ka shokuar dhe perpelitur Erdogani. Nuk e priste nje gje te tille aq me teper nga Turqia. Ka luajtur me europianet si i ka dashur qejfi por Erdogan ja futi i pari. Te shohim se si do te shkojne punet me tej. Putin po perzen Turqit por nuk e di qe pasojat i ka ai me te medha sepse ruset nuk kane nje det te ngrohte ku te shkojne per pushime. Si Egjypti dhe Turqia u mbyllen. Ku do shkojne ruset per pushime? Ne Japoni, ne Kine apo ne Tailand? Ndoshta do te perfitoje Greqia. Shqiperia nuk behet fjale sepse propaganda ruse i ka helmuar kunder Shqiperise. Jane 4 milion ruse qe shkojne per pushime ne Turqi. Po produktet bujqesore turke frutat e perimet ku do ti gjeje Rusia?

  2. Arber says:

    Stili i Putinit ka sukses ne politikanet nderkombetare; shikoni suksesin e Sali Berishovicit.

  3. funerali says:

    nje saktesim per il jornale. fjalia e fundit nuk eshte e vertete. rusia ka qene gjithmone perandori dhe vazhdon te jete. putini nuk po e riben ate, por po e forcon.
    per mua se kush eshte putini dhe misioni I tij per rusine eshte thenia e tij: rusia nuk eshte per shitje. e ilustruar me dokumentarin qe qarkullon ne internet: ngritja dhe renia e oligarkeve ruso-cifute.

    1. Dean says:

      Po keta talebanet e ortodoksise qe bekojne 1 kriminel,a nuk te duken si imamet e islamit qe frymezojne vrasje dhe Shkaterrime?! A shef ndo1 difference?! Ne emer te Zotit flasin edhe vrasin edhe keta pisa.

  4. pro.... says:

    Putini kujton se jeton ne nje planet tjeter,..sa gabim!- Ai duhet te dije se ne qoftese do te kete perplasje,nuk do te shpetoje edhe populli i tij,..me pas do ti kerkoje lemoshe..”Isakut”{lobit Çifut..},i cili momentalisht tallet me te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje