Tiranë, parandalohet krimi; arrestohen dy nxënës shkolle. Njëri prej tyre djali i Mhill Fufit

4 Dhjetor 2015, 20:38Politika TEMA

Pas një konflikti të regjistruar 3 ditë më parë në shkollën “Vasil Shanto”, këtë të premte policia ka mundur të ndërhyjë në kohë për të parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar dy nxënës, të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “moskallëzim krimi”, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e komisariatit numër 2 të kryeqytetit, pas marrjes së informacionit në rrugë operative, dhe ka mundur të vërë nën pranga shtetasit G.F. 16 vjeç dhe M.B. 17 vjeç, i pari i lindur në Lezhë por banues në Tiranë, ndërsa e dyta lindur e banuese në kryeqytet.

17-vjeçarja akuzohet edhe për “moskallëzim krimi” veç “armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.H., 16 vjeç, edhe ky lindur e banues në kryeqytet, por ky i fundit vetëm për “moskallëzim krimi”

Arrestimet kanë ardhur për pasojë të ngjarjes së datës 1 dhjetor, kur shtetasi me inicialet E.F., nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja”, shkoi në mbështetje të disa shokëve të tij, të cilët po konfliktoheshin me disa persona pranë “Vasil Shantos”. 16-vjeçari A.H. është përfshirë në konflikt duke gjuajtur me grushta njërin prej personave të palës tjetër.

Ndërkohë, shtetasi G.F., i frikësuar prej kësaj situate ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit ku ka mundur të sigurojë një pistoletë “Ekol”, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat që kishte goditur. Por, gjatë mësimit, ai ia ka dhënë pistoletën shoqes së shkollës, M.B., për ta mbajtur në çantë.

Veprimet policore thuhet se janë kryer në prani të psikologes së shkollës dhe një tjetër punonjëseje sociale nga Policia, dy avokatëve dhe në prani të familjarëve. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nje prej te arrestuarve eshte djali i deputetit demokrat Mhill Fufi.

14 komente në “Tiranë, parandalohet krimi; arrestohen dy nxënës shkolle. Njëri prej tyre djali i Mhill Fufit”

  1. ben says:

    Cudi si ndodh ndonjehere me keto familjet intelektuale dhe akademike si rasti I familjes Fufi.

  2. TJ says:

    Une nuk ja uroj! Por te gjithe femijet e deputeteve qe shajne dhe genjejne ne publik do te perfundojne keq! Beme mama-baba te te ngjaj!

  3. Nazisti says:

    Familja Fufi njihet ne zonen e fshatrave te mamurrasit si vrases me pagese dhe trafikante,,,,shummm turp per kete parlament qe mban ne gjirin e saj nje VRASES dhe legen

    1. LORA says:

      Edhe djali I m.fufit paska zgjedh t’a respuktoje origjinen fuf-iane.
      Respekt e mirenjohje per efikasitetin e Policise se Shtetit ne shpetimin e jetes se njerzve.

  4. veriori serioz says:

    A e kap tash ligji i dekriminalizimit, Z. Mhill !?

    1. ..... says:

      Hahahaha e bukur thenia jote verior….

  5. Skorpions says:

    Djali Mhillit, i Pi…t, Doshit, Boles….. dardhe nen dardhe bie….

  6. ona says:

    po ku e gjeti nivelin dhe kulturen ky femi nga I jati qe eshte nje injorant,,mos I leshoni keta bijte e krimineleve se edhe ata si prinderit jane.

  7. Beniku says:

    Edhe shkollat nen shembullin e parlamentit. Bravo parlamenti e sidomos ish-kryeministri ….. Hape gojen sali ,ashtu si e shqeve per Luiza Xhuvanin ! Shqyeje kamaren tende te flluqur edhe per Fufin tend.

  8. edi las vegas says:

    hahahahahaha te futej arme ne shkoll ne usa bahej nomi ketu or lum miku te pane me arme ne dore te vran pa e shkrep fare ska rendesi cfar moshe ke

  9. edi las vegas says:

    dava derrash shpellash

  10. joel shkodra says:

    Se mos eshte i pari femije i deputeteve! As nuk do te jete i fundit!

  11. rrufeja says:

    LAMSH E KENI FILLIMIN E SHKRIMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje