Pa u ftohur mirë situata dhe në valën e polemikave për mesazhet flirtuese dhe aludimin e favoreve seksuale për një vend në formacion apo në grumbullimin kuqezi në raport me trajnerin Altin Rraklli, ka edhe më shumë se kaq.
Skandali i thellë që ka pushtuar kombëtaren e femrave zgjerohet më shumë dhe këtë herë një ish‐futbolliste ka vendosur të flasë dhe e ka bërë duke kontaktuar ekskluzivisht “Sport Ekspres”. Këtë herë kemi të bëjmë me emër dhe mbiemër dhe ka mbrojtur portën kuqezi. Bëhet fjalë për Rifajede Shala. Për shumë nuk mund të tingëllojë si një emër i njohur, por për ato që njohin futbollin e femrave dhe Kombëtaren e dinë se dikur ka veshur fanelën kuqezi.
Ajo sot luan në Gjermani, por dikur ka veshur fanelën e Tirana AS, Prishtinës dhe pikërisht me përfaqësuesen kuqezi. Edhe ajo, që tashmë s’është më pjesë e Kombëtares, ka shprehur shqetësimin e saj për gazetën “Sport Ekspres”, duke vendosur gishtin mbi stafin teknik dhe duke shprehur indinjatë:
“Në atë Kombëtare, sa të jetë ai staf, nuk kthehem më. Sepse kam respekt për veten. Në atë Kombëtare jam ofenduar më shumë se çdo vend tjetër, sidomos nga trajneri Altin Rraklli, i cili pas ndeshjes që kemi luajtur ndaj Malit të Zi dhe kemi fituar, ka debatuar me mua në dhomat e zhveshjes. Duke më sharë me një fjalor rruge. Madje, arriti deri aty sa më tha se do të më godiste me shuplakë nëse vazhdoja ta kundërshtoja… Madje, më duhet të shtoj se edhe shumë vajza aty nuk janë dakord me atë staf, por kanë frikë të flasin, sepse mund të kenë pasoja, madje deri në kërcënime”, mbyll portierja, e cila pikërisht për të shmangur këtë gjendje të rënduar edhe psikologjike ka vendosur të transferohet jashtë vendit. Në fakt, Shala ka qenë një nga portieret më të dalluara në Ballkan.
Shfryrja
Duke u ndalur tek çështja e lesbikeve, ja komenti i Shalës: “Vetëm edhe një gjë dua të shtoj mbi artikujt që kam lexuar mbi lesbiket. Ka kohë që s’jam pjesë e kombëtares dhe nuk e di nëse ka apo nuk ka. Por, edhe nëse ka, është e drejta e tyre private dhe ka ligj që për këtë punë të dënon nëse i nxjerr diçka tjetrit. Sakaq, problemi s’është tek vajzat, por stafi dhe federata. Askush nga federata nuk më pyeti se pse nuk luajta më me këtë fanellë dhe e refuzova. E pra, që kur kam ikur, ka pasur vetëm humbje, pa i shtuar vlerat vetes. Kur isha në skuadër, ka pasur grup gocash të mira, por stafi prishi gjithçka. Pse federatës kjo gjë s’i ka interesuar asnjëherë?! Duhet të kishte lëvizur më herët dhe sot rezultatet do të ishin pozitive për këtë kombëtare. i kam thënë edhe Rrakllit dhe stafit përpara se të ikja: nga këto marrëzi nuk do të keni shpëtim”.
Mesazhet flirtuese, zbulohen edhe dy të tjera
Ashtu si dy ditë më parë u publikuan mesazhe telefonike ndërmjet trajnerit të kombëtares së femrave, Altin Rraklli, dhe një prej futbollistëve, e cila sipas përmbajtjes, nuk gjente hapësira për t’u thërritur dhe luajtur në formacion, ka edhe mesazhe të tjera. Në fakt, nga ato telefoniket në facebook, biseda është edhe më e gjatë, edhe pse subjekti në fjalë s’ka dashur të zbulojë identitetin. Sigurisht, nga mesazhet telefonike tek ato në facebook bëhet fjalë për dy vajza të ndryshme.
Po vari karin kujt po i rruhet se ca bejne keta. Me sa di ky kavajsi Rraklli i pelqen kollodoku.
Hajde prit nga ky pabuks te perfaqesoj e drejtoj ekipin kombetar shqiptar!! Pak femra ka qe te detyroret te flirtoje me to qe ai drejton ne ekip!! Nese flirton me ato qe ka ne ekip nuk ka me objektivitet ne perzgjedhjet e ekipit, keshtu qe detyrimisht ndihet te rezultatet. Nese eshte e vertete ne gjuhen juridike quhet trafik influence, abuzim detyre…e pa dolur me imazhin e ekipit kombetar te femrave e rjedhimisht ate te Shqiperise si vend.
Duka eshte ne krye te krimit, keta te tjeret jane thjesht tutora te politikave te tij.
@SHEN THOMAI LE NAM MORE DEBIL QE NXJERRE BALTE NGA GOJA KUNDRA PRESIDENTIT TE NDERUAR QE NA BASHKOI SI KOMB.
po ca lidhje paska zoti duka mer daj me kete idiotin, duka eshte nje super njeri i moralshem ca lidhje ka me kete manjakun…
Frika esht se ma ka ngritur bordello Raklli.
Raklli donte te bente dhe supernacionalistin.
I doli boja zgjeboshit.
Korrespondence analfabetesh! Vini re gjuhen shqipe si e kane bastarduar! Llumi na ka zene frymen gjithandej! Intelektuale, pse heshtni para ketij realiteti absurd?
e ka kthy kombetaren ne fole sexy fjalor rrugac ndyrsire injorant pa shkolle vetem se ka qen futbollist te ven trajner sikur ska tjere me ky asht pervers qe i therret ne kombetare per sex jo se ka hallin e shqiperise te fitoje poooooooooo dukaaaaaaaaaaaaaa asht kryekrimineli
Eshte shpifje. Rraklli eshte kavajas dhe si i tille i bie bythes. Jo me kot e kane vene ne ate kombetare qe mos perfaqesoje rrezik per femrat. Mos i besoni te ishte se i kishte derguar sms ndonje mashkulli do besohej.