Në Tufinë në një nga lagjet periferike ku mbizotërojnë vilat disa katëshe jeton në një shtëpi pa dyer, pa çati dhe me shumë lagështirë.
Valbona Zela ka humbur të shoqin këtë vit dhe ka mbetur e vetme në përpjekje për të rritur 9 fëmijë.
Temperaturat e ulëta të dimrit nuk i favorizojnë të qëndruarit me këmbë zbathur dhe pamundësinë për tu veshur ngrohet. Por si të gjthë fëmijët disa lodra të dhuruara ua kanë marrë mendjen dhe u kanë sjellë buzëqeshje.
Fëmijët janë të mitur dhe vetëm vajza e madhe është 23 vjece. Ajo ka filluar punë si kamariere me një pagë 15 mijë lekë në muaj.
42 vjeçarja thotë se e ka të vështirë të jetoëj vetëm më këto të ardhura të pakta.
Valbona Zela, kryefamiljare: U bënë 15 vjet që jetoj këtu. Në fillim jetoja në një barake pastaj këtu. Kam mbledhur tulla për të bërë këtë vend sapër të futur kokën. Të gjitha orenditë i kam të falura.
Ndihma ekonomike që merrte familja është ndërprerë në muajin nëntor pasi është punësuar vajza. Sipas ligjit, nga ndihma ekonomike përjashtohen automatikisht familjet nëse punon një anëtar i tyre.
Valbona Zela, kryefamiljare: Ndihmën ekonomike që e kam marrë deri në nëntor, pastaj ma hoqën. Arsyeja është goca që ka filluar punë kamariere. Nuk është normale, por ata kështu e kanë parë të arsyeshme.
Sikur të mos mjaftonte varfëria dhe numri i madh i fëmijëve, djali i paralizuar e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e familjes. Ai përfiton pagesën e paftësisë por kosto e kurimit të sëmundjes së tij janë të papërballueshme.
Valbona Zela, kryefamiljare: Kam pensionin e fëmijëve 120 mijë lekë dhe cunin që kam invalid marr 97 mijë lekë.
Valbona është e dëshpëruar por jo e dorëzuar. I kalon ditët me shpresë se dikush mund të bëj dicka për të. Së pari shteti, përmes ministrisë së Mirëqenies Sociale duke e rifutur në skemën e ndihmës ekonomike për të plotësuar nevojat për ushqim të të miturve, por edhe individë dhe shoqata që ndihmojnë raste të tilla, kur fati dhe fatkeqësitë bashkëjetojnë në një strehë./ Ora News
Te rroje zaho, pa te tjeret le te bejne cte duan
Edhe Zeni te na rroje or kapedan.
ATJE NE SHESH DERISA TA SHPORRIM BIRIN E KRISTAQIT
Ku jan keto bisnezmenet tironas ta ndihmojn kete grua nga Tufina apo i kan leket vetem per kurvat e baxhellat e klubeve turp ti vij zagareve
Z.Klosi: A je njohur me kete Situate?
Po nese,A thua te jesh per ate vend pune?
Turp!Per kedo qe e ka pare dhe Hesht!
Varferi mes Vilave.Te pasurit hedhin
Tenxheret me Gjelle plote
dhe askujt nuk i shkone mendja qe 9 femije
i luten te Jemes per nje Kafshate Buke Thate.
O Zot! Me ty Klosi e kam. A mos valle duhet te kesh
Ekipe per ti kqyrur Raste te tillanekufijt e Extremit?
Beje Bled Klosi se eshte Detyra jote me shume Njerezore
se sa Shteterore.Shikhe Bledi te pakten nje Nate se si
femijet shterngohen me njeri tjetrin nga te Ftohtit.
Nuk pyesin per Buke se e dine qe Nena nuk ka ku me
e gjete.Shifi Bledi;Nje Nate nuk te gjen gje pse do rrish
Jashte.I veshur je,kurse ata te gjore jane zbathur
dhe copa Barku ju duken zbuluar nga e grisura.
Pasi ta shohesh nje skene te tille,jam i sigurte
se as Darke nuk do te hash,por as edhe Gjumi nuk
ka per te zene.Ndihmohe veten Z.Minister!
Me beri pershtypje kurani qe mbante ne ate strehe, eshte e vertete se vetem te varferit dhe injoranca mban libra fetar.
eshte e cuditeshme qe e shqiperine tone qe po ecen me ligje drejt europes. femija ne moshe madhore quhet pjese e familjes kur i intereson qeverise.qe te mos jape ndihmen ekonomik.Femija mbi 18 vjec nuk eshte me pjese e familjes se ka jeten e vet.Me ligjet e sharlatanit te rilindjes per te perfituar klani nxitet patriarkalizmi dhe diskriminimi.
O shtet i kalbur. Keni sy me par. Keni vesh me degjuar. Mos harroni se dy metra vend do merni. O poshtersira zoti ju mallkoft ke femijet
Zoterinj pushtetare actual,mundohuni te luftoni maksimalisht mjerimin ekstrem,trashegemi e seciles ju a la qeveria para-ardhese..
Ku eshte shteti i mireqenies sociale te Edvin Ramashvillit???
Kush mendon per kta te mjer kryeministri qe esht kthyer ne varrmihes ne vorraxhi,kryeministri esht kthyer si gjenerali ushtris vdekur bredh per te gjetur te vdekurit dhe parat i mer nga ky popull qe nuk kan buk te ushqejn kalamajt, o te shkerefsha robt psikopat e skicofren hengrem mut te dham ty voten o bythqir burr.
tema ; mundesoni nepermjet te nji nr.llog. banke ,te znj.ne fjale ,qe te ndihmojme te gjithe sipas mundesise !
nji gje ta dine te gjithe se;Zoti thote jep,qe te marresh !
qe te ndihmojme nji bashkombas , eshte obligim i cdo shqiptari ,qe i tepron sikur edhe nji euro .
dhe kjo menyre duhet te jete praktike per shume raste te tjera,nuk eshte njerezore te bejme sehir,me jetet e femijeve qe presin nji ngopje te barkut me buke dhe jo gje tjeter.
nuk eshte detyrim,por eshte obligim !
Se fusin doren ne xhep fare cunat e Lym Qefalise ?
Kjo katraure me nivelin jetik te “mirqenjejes” eshte nje arritje rreale e sinqerte qe politika e 25 vjeve ka prodhuar, ka rritur t’ju servere popullit. Nga vjedhja e pasurise se popllit, kontrabanda, korrupsioni etj. jane ngritur tv private ku cdo politikane i prodhuar pas 8 Nentorit 1990 kapardisen me luksin e aristokracise me moderne te botes, te se pasurve, ku dhe ato rrjeshta qe i marrin te kopjuar pa ditur kuptimin filozofik e pa njohur funksionimin e tyre pa le implementimin, na tregojne ligjet, standartet e Europes ?! Mjeranet, sharlatanet , mashtruesit, injorantet e cdo epitet te keq qe te kete e meritojen pasi e katandisen popullin ne kete deregje mizerabel. Ky sistem qe i jep mundesi te gjithve te bejne nje jete normale te mire por, i keq perdorur nga ajo kategori qe jane prej 25 vjetesh ne parlament qe cuditrisht i vete shpallur i inkriminuar po nga keta presim dekriminalizimin?!. Ju o njerez duhet ti abantononi e jo te shkoni pas zhurmave per mitingje e per votime te para vendosura.
Shtet plere, si mund ti gezojn parat e vjedhura ketij populli kta qeveritar te korruptuar me kte realitet te dhimbshem. Gjynah
Gjerat duhen marre seriozisht dhe jo me pasione. Une nuk e di ligjin ne Shqiperi, por e di ketu ku jam. Aty thuhet se u eshte heq ndihma ekonomike! Por nga ana tjeter merr ndihme per femije 120 mije leke ne muaj dhe 96 mije per djalin invalid. Pra ndihma qendron se po merret, vajza eshte futur ne pune dhe merr 15 mije (sa keq o gazetare, 15 mije apo 150 mije?) Ca i shkruan me leke te vjetra e ca me leke te reja me qellim qe te mos merren vesh! Gruaja e shtepise qenka 43 vjeçe, shume e re dhe paska bere 9 femije. Mbajeni pak ate nxitim, perse duhen bere 9 femije ne nje kohe si sot qe ti rrit shoqeria apo te vuajne bahke me te? Po ashtu ka 15 vjet qe banon ne ate shtepi dhe nuk arriti ti vere dyer dhe dritare! Po kur merrte ndihmen ekonomike çfare beri me te? Une e kuptoj qe s’dalin, por nje gje duhej ta dinte se sot vleresohet prona private dhe jo prona shoqerore, si e tille secili punon e lufton per veten e vet. Shteti ben ate qe ka te percaktuar me ligj per te gjithe. Me sa shikoj egziston edhe te gazetaret mentaliteti kolektiv, ndersa ndertojme shoqerine private. Nê qoftese shkrimi eshte bere per te gacmuar bisnesmene apo ndonje shoqate, mire ka bere, por duhet te kete logjiken brenda dhe jo hidh ne leter ca rreshta qe çfaq opinion se ka varferi dhe çdo gje eshte keq. Kur do ta kuptojme qe pas 25 vjeteve jetojme ne kapitalizem qe baze ka kapitalin? Pastaj a ka Kryq te kuq apo shoqata bamirese ne Shqiperi dhe ku i çojne fondet? Ka qene nje shoqate e Liri Berishes, se nuk i di mire, apo sot e gruas se Nishanit, kam lexuar dhe te tjera, ku i çojne parate, pse nuk i ndihmojne keta te varfer? Gazetari shkrimit po te ishte njeri korrekt, duhet qe te gacmonte keto shoqata dhe jo vetem hedh problemin ne shesh dhe e beri detyren. Shteti vetem ne socializem mbante pergjegjesi per çdo njeri, pavaresisht se te gjithe ishin te varfer, sot ka shume rruge.