Shndërrimi i zyrave tona të Punës në institucione që kontaktojnë dhe i shërbejnë biznesit për t’i gjetur punëtorët e duhur, luftimi i informalitetit dhe parazitizmit në listat e papunësisë dhe krijimi i ambienteve të reja cilësore ku ofrohet shërbimi i ndërmjetësimit, do jenë tre nga objektivat kryesore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2016. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë analizës që zhvilloi me drejtuesit rajonalë dhe ata të zyrave të Punës në të gjithë vendin, për rezultatet e punës së kryer vetëm gjatë periudhës tetor-nëntor 2015.
Duke iu referuar pikërisht të dhënave të kësaj periudhe, ministri Klosi theksoi se falë vetëm një përpjekjeje njëmujore për të vizituar dhe kontaktuar bizneset në rolin e punëdhënësve, është bërë e mundur që të shtohet me disa qindra numri i vendeve të punës që kërkojnë punëtorë. “Kemi një rritje shumë të madhe të kontaktit që kanë bërë zyrat e Punës me biznesin dhe vetëm si pasojë e një kontakti në një muaj kohë janë shtuar me disa mijë vendet e reja të punës që ofrohen pranë zyrave të Punës. Ne sot në të gjithë sistemin tonë kemi rreth 30 mijë vende pune që kërkohen nga biznesi”, – u shpreh ministri Blendi Klosi.
Nisur pikërisht nga ky rezultat, ai theksoi se është e domosdoshme që zyrat e Punës të dalin plotësisht nga plogështia në të cilën ndodhen, duke u kthyer në zyra që presin vetëm ankesa të qytetarëve në zyra pune si një pikë kontakti i drejtpërdrejtë me biznesin lokal, duke u bërë atyre shërbimet e nevojshme për më shumë punësim. “Zyrat e Punës duhet të jenë pikat ku i gjithë qyteti, qarku dhe rajoni duhet të ndjejnë momentin se kur mund të gjendet punë dhe ku mund të ofrohen punëkërkues të profilizuar. Një dhe vetëm një është detyra juaj, kontakt, kontakt, kontakt me biznesin, kontakt, kontakt, kontakt me punëkërkuesit e papunë. Ne duhet të transformohemi nga një sistem parazitar, në një sistem që çdo ditë kontakton këto grupe shoqërore. Kjo është puna jonë. Ne nuk mund të pranojmë që zyrat tona të Punës të kenë një rezultat jo të denjë për një institucion kaq të rëndësishëm në tregun shqiptar të punës. Prandaj, unë do doja t’ju kërkoja shumë më tepër vëmendje në vitin 2016”, – u shpreh Klosi.
Ai gjithashtu paralajmëroi se me ligjin e ri “Për punëkërkuesit e papunë” nuk do jepen më vërtetime papunësie për ata që refuzojnë të punojnë. “Vetëm nga një përpjekje e parë e zyrave të Punës kemi disa mijë persona që kanë humbur statusin e punëkërkuesit të papunë. Pra fiktiviteti në listat tona, fiktiviteti është në një shkallë shumë të madhe. Unë kam bindjen, dhe ky duhet të jetë objektivi kryesor për vitin 2016, se ky numër duhet të jetë real dhe duhet të luftojmë shumë fiktivitetin, sepse nga fiktiviteti në zyrat e Punës neve na futet i gjithë sistemi në fiktivitet. Numri i madh i punëkërkuesve të papunë që pasqyrohet te zyrat e Punës, më pas shkon te ndihma ekonomike si një numër fiktiv, shkon te pagesa e papunësisë, shkon te sistemi i pensioneve, te llogaritja e punësisë. Prandaj, zyrat tona të Punës duhet të jenë në ballë të një aksioni të ri për të luftuar informalitetin edhe në këtë sektor”, – theksoi Klosi.
Gjithashtu, për të bërë të mundur realizimin e këtyre objektivave, ai ka konsideruar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e zyrave të Punës me Arsimin Profesional. “Zyrat e Punës edhe me ligjin e ri do të kenë një lidhje shumë të madhe me Arsimin Profesional. Do të jeni ju, ata që do të projektoni dhe orientoni kurset në qendrat tona multifunksionale, pasi shkollat tona do t’i shndërrojmë në qendra multifunksionale, që të shtojmë më shumë numrin e atyre që marrin një profesion”, – tha Klosi.
Ndërsa duke u ndalur te cilësia e shërbimit që u ofrohet qytetarëve dhe bizneseve, ai theksoi se objektiv për vitin e ardhshëm mbetet edhe vijimi i hapjes së zyrave të reja të Punës që ofrojnë ambiente moderne. “Kemi 13 zyra pune të hapura në qytetet kryesore, por kjo nuk duhet të përfundojë deri sa ne të kemi realizuar transformimin e zyrave të Punës edhe në një pikë ku ofrohet shërbim cilësor për qytetarët shqiptarë. Do duhet që ju të gjeni vendet e përshtatshme, të gjeni mundësinë dhe të kemi një koperim mes fondeve të buxhetit dhe biznesit lokal për të parë mundësinë që zyrat tona të transformohen në 36 qytetet kryesore në zyra pune të përshtatshme”, – tha Klosi.
uahahahahahahaha, ka plas biznesi i modh, nuk po dine trgetaret ke me investu leket e mdhoja qe po fitojne. sa biznese shqiptare ke neper bursa o mavri minister?
O trap ja fut pordhes apo ke hall te marresh rrogen,sa u ktheve nga Egjypti me Ramen u bere minister koti,e di ti se cfare behet,mba fjalime si te kohes se Lame pordhes,,kush i zbaton kur ske pune dhe buke,hajde se edhe ti do te marresh rrogen.Na thuaj dhe ti Bepin nje fjale.