Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gasic u shkarkua nga detyra nga kryeministri Vuçic, pas deklaratës së tij se i pëlqejnë gazetaret të cilat “gjunëzohen shpejt”.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka thënë të hënën se Gasic nuk mund të mbetet në qeveri, pas komentit të tij ‘’të pamatur’’ për gazetaret.
“Ne kemi nevojë t’i mbrojmë gratë në Serbi. Ishte një mesazh i keq për të gjitha gratë. Një ministër nuk mund të thotë atë”, u tha Vucic gazetarëve, duke shtuar se Gasic është shoku i tij i ngushtë dhe një nga ministrat e tij më të devotshëm.
Gasiç bëri koment për Zlatija Labovic, një gazetare nga TV B92, gjatë vizitës së tij në fabrikën Prva Petoletka Namenska në Terstenik të dielën.
Kur Labovic u ul poshtë, për të marrë operatorin e kamerës, Gasic tha: “Unë i dua gazetaret femra që bien poshtë në gjunjë e tyre të lehtë”.
Pasi u paralajmëruar nga Vuçic , Gasic kërkoi falje për veprën që kishte shkaktuar.
“Unë dua të kërkoj falje publikisht ndaj gazetares Zlatija Labovic dhe publikut serb për shkak të sjelljes sime të turpshme dhe skandaloze. Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mia,” tha Gasic.
Para shkarkimit, të hënën Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) bëri thirrje për shkarkim të menjëhershëm të ministrit Gasic dhe u bëri thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve të “ngrijnë çdo komunikim me ministrin e Mbrojtjes dhe të bojkotojnë të gjitha ngjarjet në të cilën ai merr pjesë”.
“Ne besojmë se pas vulgaritetit të tillë që përfaqëson majën e mosrespektimit ndaj profesionit të gazetarisë, por edhe për shkak të disa gabimeve të kaluara… Gasic duhet të shkarkohet nga detyra e tij ministrore”, tha NUNS në një deklaratë.
Jovana Gligorijevic, një gazetare nga revista Vreme dhe krijuese hashtag në Twitter #novinarkeneklece (‘gazetarët nuk gjunjëzohen’), tha për BIRN se seksizmi i Gasic ishte një dukuri e zakonshme që tregon se si autoritetet i shohin gazetaret.
“Para së gjithash, ky është një sulm seksist ndaj një gruaje, por është gjithashtu një sulm ndaj gazetarëve në përgjithësi. Nëse ne e marrim aktin Gasiq simbolikisht, ne mund të shohim se ‘gjunjëzimi’ tregon qëndrimin e autoriteteve ndaj tërë profesionit të gazetarisë”, tha Gligorijevic.
Gasiqic iu kërkua të largohet në disa raste të mëparshme të këtij viti, në lidhje me gabimet e tjera të pretenduara.
Në shtator, Agjencia serbe Anti-Korrupsionit pretendoi se ai kishte një konflikt interesi, kur ai dha kontrata për kompani të lidhura me familjen e tij, përderisa ai ishte krye bashkiak i qytetit të Krushevcit. Gasic e mohoi këtë.
Gjithashtu në shtator, Avokati i Popullit i Serbisë Sasha Jankovic këshilloi autoritetet që ta shkarkojnë atë në lidhje me incidentet gjatë Gay Pride parade vitit të kaluar në Beograd.
Partitë e opozitës bënë thirrje Gasic të japë dorëheqjen pas një aksidenti të helikopterit të ushtrisë në mars të këtij viti në të cilin humbën jetën shtatë persona, përfshirë një foshnje pesëditëshe. Ai mohoi se ai ishte përgjegjës.
ja video:
http://beta.rs/vesti/drustvo-vesti-srbija/19851-gasiceve-neprimerene-reci-novinarki
tek ne duhet dorehequr kryeministri per komentet e perdishme, ndersa per mnistrat nje pjese e kane vendin ne burg dhe jo te shkarkohen. Por sic duket edhe nga serbet jemi larg, jo me nga europa qe pretendojme te futemi.
Bravo Serbia.
Shqipot te marrin shembull
Ik ore debil se nuk ka nevoje Shqiperia te marri shembull nga nje Shtet kriminel ore mercenare 300 hale e poshter
Undefined, plas!!! Bjeri murit me koke. Nacionalizmat e tua te peshtira nuk te cojne perpara.
Serbia nje shtet kriminel? Kush e perben nje shtet? Pse pergjitheson nje popull te tere. Te vjen mire te te them une ty trafikant I ndyre droge e prostitutash????
enter””, merre me te bute se “undefined” nuk u shpreh per popullin serb, por per qeverine serbe. Nje popull nuk mund te jete kriminel, por nje qeveri mundet dhe ajo serbe ka demostruar se eshte e tille, kur ne pushtet jane Nikolicet apo te tjere ish zrtare te larte te regjimit te Milloshevicit. Cfar mund ti thuash shtetit serb qe pret me nderime gjenerale te denuar ne Hage si kriminel lufte? Ata shkaktuan shume gjakderdhje ne ish Jugosllavi dhe akoma nuk kane kerkuar falje per krimet e tyre.
“Gasic” – nje serb me mbiemer shqiptar. Normale qe geni i forte prej shqiptari del ne pah me keto sjellje.
eshte i fisit tim Gashi apo Gash i Gurit siq njifet ne Kosove eshte gjenerata e 6-te qe e kane mbiemrin Gasic