Është ndarë nga jeta ditën e sotme imzot Rrok Mirdita pas një hemoragjie cerebrale që e goditi të premten e shkuar.
Ai pësoi një hemorragji cerebrale teksa po mbante meshën në katedralen e kryeqytetit.
Pas ndërhyrjes, gjëndja shëndetësore e arqipeshkvit u raportua të ishte e rëndë. Imzot Rrok Mirdita humbi jetën në moshën 76 vjeçare.
Profil i arqipeshkvit Rrok Mirdita
Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.
U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic. Deri në 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në Neë York për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks (Bronx).
Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i Neë York,
me një dekret të 19 qershorit 1981 e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në 1985 Eminenca e Tij Kradinal O’Connor Arqipeshkëv i Neë York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “Shën Pali”.
Në 28 shtator 1989 emërohet nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.
Gjatë viteve në Neë York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.
Në 1991 viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë të Sh.B.A-së dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.
Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës – Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për tu vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.
Më 24 prill 1993shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri , në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.
Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.
Në vitin 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.
Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë ad honorem duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.
Në vitin 2002 përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.
Në janar të vitit 2005 Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i jep titullin Qytetar Ndrei, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.
Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t’i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.
Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore ( fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.
Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhërin Nënë Tëreza” me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmedjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për nagazhimin në themelimin einstitucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”.
Në maj 2006 asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.
Ne vitin 2010 presidenti i Republikes Z. Bamir Topi i akordon urdherin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 13 maj 2013 Akademia Ndekombetare Bonifaci 8 i akordon titullin Akademik Nderi.
Gjynah qe nuk i erdhi zoti ne ndihme !
Zoti e mori prane vetes !-Nese s’mundemi te tregojme njerzillek dhe respekt ne keto raste…a mund te quhemi njerez ?!
Ti qenke idiot fare.
Ne fund te fundit Zoti e mori ne parajsen e tij larg nga vuajtjet e kesaj bote.
Fori,per besimtaret vdekja nuk eshte fun di po vetem fillimi i nje jeté edhe ma te mire prane Zoti.Pra besimtari nuk merzitet per vdekjen po gezohet se kthehet tek Atin i madh,cka eshte nje gezim per cdo besimtar.
Kush lind vdes,kete e dîme te gjithe,po kush beson ringjallet ne boten tjeter!
Ngushllime shqiptareve per humbjen e Imzot Rrok Mirdites…pushoft ne paqe trupi I tij.
Zoti e prehte ne paqe! Ai do kujtohet se bashku me Nene Terezen dhe shqiptare te tjere qe kane dhene kaq shume per besimin dhe vendin tone!
Allahu e meshirofte
Sa keq
U prehte ne paqe!
P.S Per injorantin Fori: Kur nuk ke fjale te mire per te thene ben mire te heshtesh!
Zoti paste meshire per ty dhe te afermit e tu!
I paharuar qofte kujtimi I tij.
Pastë ndjesën e zotit! Ishte një shqiptar dhe katolik i mirë!
Humbje për shqipërinë!
Thenie e sakte! Respekt
O Zot, qe na ke ber pjesmarres ne misterin e krishtit ,te kryqezuar e ringjallur per shpetimin ton.Bej qe vllai yn ti bashkohet bashkesis se shenjtoreve ne pashket è perjetshme .Jepi Dom Rrokut pushimin e perjetshem. ..e ne. Jepna paqen. Per Krishtin, Zotin ton. Amen.
Amen!
Zoti ne xhenet !
Ta dekoroje edhe kete Rama, ashtu sic dekoroi Rakip BEQAJN, per vepren e tij monumentale:
“Veprimaria Antikombetare e Klerit Katolik Shqiptar”.
https://www.google.al/search?q=rakip+beqaj&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwijtq2bhsrJAhWBCiwKHRlPD2QQ_AUICCgB&biw=1536&bih=764#imgrc=0EZWxL-yP14HbM%3A
ti Fori…pac faqen e zeze.I ndrite shpirti Rrok Mirdites.Filoshqiptar ne krye te kishes katolike shqiptare e jo filogrek ne krye te kishes ortodokse shqiptare.Edhe njehere ngushellime tere te aferme,komunietit katolik kudo qe te jete.
Sa keq! Ishte nje njeri i mire dhe i mencur. I paharruar qofte!
ngushellime te sinqerta
ngushellime, pati nje mision te veshtire ne rrethanat e sotme me prirjen per ndarje influencash. Institucionet fetare duhet te prodhojne me shume veprimtari sociale sepse ka shume varferi, neglizhence, shperfillje, abuzime elitare etj dhe nuk duhet te lejojne politiken te abuzoje me besimin.
U prehte ne paqe shpirti i tij!
ngushellime familjes dhe u prehte ne paqe shpirti i tij
Shpirti i tij u prehte ne paqe…
Zoti i Madh e ka marr prane fronit te tij.
Nje njei i madh, ne zemer dhe punen e tij.
Nje njeri i madh ne parimet, virtytet, por edhe nje Shqiptar i madh.
Ndihem teper i merzitur per ikjn tuaj, por ju themi se nuk do harroeni kurr.
Shqiptaret e vertete do e marrin ate qe ju takon, dhe njerezit e medhenj si ju do vazhdojne te prodhohen, dhe te mos jene thjesht nje pluhur ne histori.
Ngushlloj te gjithe vellazerit katolike shqiptare,KKSH Zoja e Shkodreshe dhe mbare shqiptaret kudo qe gjenden per nderrimjeten e imzot Rrok Mirdites!
pushosh ne paq o njeri i mir.
Vertet ka qen trim se per me vdek nkufer duhesh tkesh guxim zoti hakun ja dhaft padyshym se kufri ne xhehenem o ju njerz MOS vdisni ndryshe per vec se besimtar musliman per ndryshe dot shkatrrohemi
Fetar dhe patriot. Humbje e madhe per të gjith shqiptarët. E kam njofëtpersonalisht.