Miran Tila, 43 vjeç është vënë në pranga pasi dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Arben Hasa.
Hasa u vra në 3 dhjetor dhe trupi i tij u gjet disa metra larg makinës.
Tila është arrestuar në Gjirin e Lalzit ku fshihej prej disa ditësh.
Nga hetimet e policisë, rezulton se Tila dhe viktima, Arben Hasa kenë shokë të ngushtë. Tila dhe Hasa po udhëtonin me një automjet tip BMË me targa AA 938 më 3 dhjetor në orën 02:00 kur ndodhi edhe vrasja.
Policia thotë se mjeti ishte i viktimës. Ky i fundit është qëlluar me automatik pas shpine nga shoku i ngushtë, Tila.
Shkak i vrasjes mendohet se ka qenë një grindje e katër muajve më parë për motive banale.
Menjëherë pas vrasjes, hodhi trupin e shokut në anë të rrugës. Pas gjetjes së trupit, nga ana e Policisë, u gjet më pas edhe automjeti i viktimës, që ishte braktisur në Shkallë të Manzës.
Varu karet,pabesi ndoshta ja ka bere borxhe, por dhe njeriu nuk vritet kaq lehte. Ndoshta rrahje, por pas rrahjes mund ta kish vrare i vrari. Shkaqet kryesore jane ardhja e pseudo demokracis me ne krye Vicidolin Serb.