Itali, kapet me 7 kg marijuanë, arrestohet korrieri shqiptar

7 Dhjetor 2015, 09:08Kronika TEMA

Një operacion antidroge në Itali, përfundoi me arrestimin e një shqiptari ditën e djeshme.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfundoi në pranga pasi u u kap me 7 kg marijuanë.

Arrestimi erdhi pas një postoblloku në autostradën e Mosciano-s, në Abruzzo, shkruajnë mediat italiane.

Droga ishte e ndarë në kuti ëmbëlsisrash, dhe ishte fshehur brenda në makinën ku shqiptari po udhëtonte i vetëm.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari me shumë mundësi është një korrier që e transporton drogën nga njëri vend në tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje