“Armiqtë” nëpër qeli, ambient të veçantë për prokurorin e arrestuar Haxhi Giu

6 Dhjetor 2015, 16:07Kronika TEMA

Prokurori i arrestuar Haxhi Giu do të mbahet në një qeli të veçantë, për t’u ruajtur nga të burgosurit e tjerë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve që për prokurorit të ketë një ambient të veçuar nga të burgosurit e tjerë për shkak të sigurisë, raporton Dita.

Kujtojmë se Giu ka çuar prapa hekurave qindra të burgosur gjatë 23 viteve karrierë si prokuror, shumë prej të cilëve kanë marrë dënime maksimale.

Kërkesa është bërë nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili ka kritikuar jo pak edhe Prokurorinë për shkak të arrestit të prokurorit.

Mulkurti pretendon se ai duhet të ishte arrestuar nga oficerët e krimeve të rënda dhe jo nga reparti “Shqiponja” i policisë.

Sipas gjyqtarit, policia në kundërshtim të ligjit për të drejtat themelore të njeriut dhe prezumimit të pafajësisë si dhe në shkelje të etikës së tyre, ka publikuar pamje filmike të momentit të arrestimit.

Sipas gjyqtarit, prokuroria filmimin dhe shpërndarjen e këtyre pamjeve duhet ta ndalonte, për këtë fakt gjyqtari tha se do t’i kërkoi sqarim me shkrim titullarit të prokurorisë për krime të rënda.

Avokati mbrojtës, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg”, thotë se prokurori i arrestuar nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj i duhej dhënë një masë më e lehtë sigurie.

Avokati tha gjithashtu se klienti i tij nuk i pranon akuzat e ngritura.

Prokurori është arrestuar pas përgjimeve të kryera për marrje ryshfeti për të zbutur dosjen hetimore të klientëve të tij.

Rasti i regjistruar nga policia kishte të bënte me një të arrestuar për mbi 100 kg drogë, ku Prokurori kishte premtuar se do t’ia ndryshonte akuzën në “mos kallëzim” krimi me kusht që të merrte rreth 23 mijë euro.

3 komente në ““Armiqtë” nëpër qeli, ambient të veçantë për prokurorin e arrestuar Haxhi Giu”

  1. kamberi says:

    I shkelen te drejtat ish prokurorit?
    Po kur ai shkeli te drejtat e popullsise qe rriktheu me dhjetra kriminel ne shoqeri?
    Po kur shkeli te drejten e ligjit?
    Sa per qeline e vecante, nuk jam dakorte per aq kohe sa dhe ne jeten normale cdo prokuror dhe gjykates jeton ne shoqeri pa mbrojtje dhe nuk ju ka ndodh asgje prandaj dhe ne qeli te qendroj me te tjere te denuar.

    1. Ilir2015 says:

      Pse nuk shkon me mire te kullosish lopet por na qelb neper forume dhe gazeta???? Ti lopcar e din me mire se Gjyqtari dhe njerzit qe merren me keto pune se ku duhet te rri nje njeri qe i ka sherbyer shtetit per 25 vjet??? Kush je ti qe nga nje dyshim qe ka policia per korrupsion pasiv na i ben me dhjetra te liruar??? Kush je ti ai “shoku” i sholles??? Ne qofte se gruaja jote ka shkuar me kete prokurorin fajin ta ka ajo jo ky prokurori. Lidhe bucen ne shpi.

  2. Piro says:

    Te na roje drejtesia qe I vuri kazmen dhqiperise.Nuk duhet kursesi te kete privilegje -pamvarsisht se kush eshte dhe cfar funksioni ka pasur.Gjithsejcili duhet te mendohet para se te kryeje nje veprim se cdfar mund ta prese ate se eshte kthyer drejtesia ne nje institucion qe kerkon vetem ryshfet pa pyetur per poasojat qe I sjell shpoqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje