Sekretari amerikan i Mbrojtjes letër Kodhelit, e falenderon për luftën ndaj IS

5 Dhjetor 2015, 15:26Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter.

Përmes kësaj letre, Sekretari Amerikan falenderon ministren Kodheli dhe qeverinë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme që ka dhënë në luftën kundër ISIL.

Carter në këtë letër i referohet aktit terrorist të 13 nëntorit në Paris, ndërsa thekson rëndësinë që aleatët dhe partnerët të vijojnë bashkëpunimin në luftën kundër ISIL.

Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e Koalicionit kundër ISIL.

Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qënësishëm në terren.

Ne, gjithashtu, vlerësojmë shumë gadishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar me Polici Ushtarake, në mbështetje të Karabinierisë Italiane me mision trajnues të policisë së Bagdatit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë, pasi, janë të bindur se, kontributi Juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe me tej, si dhe dëshmon për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer.

5 komente në “Sekretari amerikan i Mbrojtjes letër Kodhelit, e falenderon për luftën ndaj IS”

  1. Kris 1 says:

    eshte gje e mire qe angazhimet e qeverise shqiptare i marrim vesh nga te huajt.Vete kryeministri dhe mrika nuk kane kohe te informojne popullin dele.

  2. dulla says:

    Mimi shkurte vata,familje deshmoresh te punes socialiste,gojorja e edvin palles

  3. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    dmth roli i ushtrise shqiptare eshte katandisur ne asistent te karabiniereve italiane. dmth jane karabinieret italiane qe merren me trajnimet ne ju bejme asistentit, dmth ju printojme dokumentat, marrim pluherat e zyres, blejme kafet dhe ushqimet per lunch time, cojme dhe marrim posten…….. bravo mimi.

  4. Arber says:

    Mos ja ket dhon () kjo kti dhe e ka falenderu se gjith ata fuqi botrore jan nuk vrehet fare shqipria me ak-47 atje

  5. portokalipsi says:

    po po kemi kontribut te madh ne dergim te luftetareve ne batalionet e isiss,keta amerikant cdo gje te shtrember e shohin drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje