Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dorkbot malware”, në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në, Sektori për Krimet Kompjuterike në Policinë e Shtetit, si edhe Prokuroria e Tiranës kryen regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të “Ndërhyrjes në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim të paisjeve”.
Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverat, të cilat ishin objekt hetimi.
Në Tiranë u fik një server i vendosur në një qendër tregëtare, në mes të kryeqytetit.
Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malware” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse.
Pse paska ne alvania edhe police te mencur te sektorit IT ????
Bravo Policia shqiptare ka Arrstuar nje server ne nje qende tregtare. Presim te dali ne gjykate per masen e arrestit