Prokurori Haxhi Giu fitoi 22.500 euro në.... ruletë. “Benz”-in luksoz nuk e deklaroi

4 Dhjetor 2015, 11:40Kronika TEMA

Prokurori i çështjes “Hajdari”, Haxhi Giu, i arrestuar dy ditë më parë për korrupsion, ka “fshehur” automjetin luksoz “Benz Mercedez”, me të cilin udhëtonte në momentin e arrestimit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar deklarimet e tij të pasurisë nga viti 2004 deri në 2015, ku figuron pronar i një vile dhe apartamenti në Tiranë.

Gjithashtu, ai ka blerë me kredi një apartament në plazhin e Durrësit, ndërsa përgjatë këtyre viteve ka deklaruar pagat si prokuror, në Prokurorinë e Përgjithshme ose atë të Krujës.

Në vitin 2008, kur edhe u “ndëshkua” nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, prokurori Giu ka pasur fat në kazino.

Ai ka deklaruar se ka fituar plot 22.500 euro në ruletë, siç e tregojnë edhe dokumentet.

Me gjithë këto të ardhura (edhe nga paga e gruas si mësuese) prokurori i arrestuar nuk rezulton te këtë deklaruar automjetin që zotëron.

Në fakt, ai ka deklaruar një mjet “Benz”, por në deklarimin e parë, atë të vitit 2004, ndërsa nga pamjet e arrestimit të dy ditëve më parë, mjeti me të cilin udhëtonte nga Kruja në Tiranë, është shumë i ri për të pasur një vit prodhimi para 2004-s.

 

14 komente në “Prokurori Haxhi Giu fitoi 22.500 euro në…. ruletë. “Benz”-in luksoz nuk e deklaroi”

  1. E verteta says:

    Po dihet ajo , plepistet nuk u krijuan per te bere drejtesi, por per te vene pasuri si dhe kryesorja per te mbrojtur pasurite e shpellareve.

  2. tiku taku says:

    Thate 500 milion leke njehere,,,nga u katandis Kokoshi ne nje Thele!!!!!

  3. tirana2 says:

    Ama luaka bixhoz?????
    Bixhozi te fut ne borxhe dhe per ti lare ato borxhe dhe gjetur pare te luash,do besh allishverishe!
    Edher nje idiot e kupton kete.

  4. nji uj selite te lutem says:

    ASnje gje te keqe nuk ka se luan bixhoz e ka mar lek rryshfet,me mir keshtu si ky maçoja se sa si prokuroret e PPSHse qe te rrifnin ne biruc,vertet rryshfet nuk mernin e te jepnin hakun po te rrifnin, kurse tipa si ky jo qe ste prekin me dor bo bejn dhe pazar me ty a ka gjo me te bukur, ka lezet,kta kerkum kta meritojm.

  5. Ben says:

    Hahahahaha gazetari laviresh!!! Gazeta Shqip pasi ka bere investikim dhe sgjen gje qe te ndihmoje ata qe kerkojne ta bejne “Koke Turku” ja fut me hamendje. Ska deklaruar Benzin Luksoz (!!!) Po benzi i Berishes ose Jaguarat e Edit si do quhen?? Po deputetet me se i kane blere?!! Po sikur ky Giu ta kete blere benzin para nje jave???? Me vjen me vjelle si kerkoni te beni lajm me zor!!! Apo asht jane marre urdherat nga ata qe ju japin fondet?! Futni ne burg te gjithe profesionistet, shani, poshtrojeni, ulnia pesonalitetin te gjitheve atyre qe mire a keq jane perballur me kriminelet e pa-meshirshem Shqiptar dhe kur ti fusni ne burg te gjithe marrim prokuror e gjyqtar nga Serbia se qe te nxjerrim te rinj duhen vite te tera .
    The mos me thoni qe ne shqiperi ka politikan gjyqtar qofte edhe polic the thjeshte qe nuk e ka thyer ligjin qofte edhe nje here te vetem .

  6. hyse says:

    po vetem ky ska deklaruar pasurite e tij???????

    sa sa te tjere ka qe si kane deklaruar dhe dihen nga te gjithe qe pasurine kene vene vetem nga karriga e shtetit, ose pare nen dore si thuhet rendom.

    mos beni shembull 1 se ka shume … shume shqiperia e mjere kete lloj lukunie

  7. pesheshi says:

    Ti mor zotni, nuk e di nga ke ardh te lumte pushka kur i thone, gjemb ne kembe nuk ju hyn si ty dhe gjinrat me shoke, paskeni qene vemjet me te medha per kete popull, ja pite gjakun, vute pasuri perrallore ne kurriz te ketyre njerezve, mos i gezofshi ne jete te jeteve, harram ju befte, drejtesia per ju nuk do te vihet kurre, po do t’i paguani deri ne 10 breza, dhe kjo eshte drejtesia hyjnore.

  8. 1 says:

    Ik se late nam gazetar te deshtuar…SE KUSH E KA VENDIN NE BURG DHE TE ARRESTOHET ME CEREMONI E DI GJITHE SHQIPERIA jo keto kokt e turkut gjoja po bejme shtet….I pari qe duhet te shkoje ne burg eshte llalla..sipas muhabeteve te dala per te po te merren seriozisht perfundon ne ate birucen e famshme

  9. 2K says:

    Ate qe asnje nuk e thote eshte se qeveria e Ilir Metes i ka dhene me VKM te gjithe grupit te prokuroreve “Hajdari” kredi me norme te ulet interesi kur ceshtja u mbyll ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane. Nga verifikimet mund te kuptohet se koha perkon me blerjen e pasurive te patundshme. Dhe natyrisht Haxhi Giu ishte kryetar grupi. Ishte ai qe kercenohej vazhdimisht me jete nga vellezerit Haxhia ai dhe familja e tij.

    Po le te dale e te thote Theodhori Sollaku se perse i detyroi prokuroret qe te mbronin ceshtjen ne Gjykaten e Apelit ( nuk ka precedente tjeter ne drejtesine shqiptare).

    Eshte i cuditshem fakti se kur ne krye te Prokurorise se Pergjithshme erdhi Ina Rama. Te gjithe anetaret e grupit “Hajdari” i shperbleu, kujtoni rastet e Kol Stojanit, Shkelqim Hajdarit, etj dhe vetem Haxhi Giu u “internua” ne Kruje po sepse ai nuk ishte miku i ngushte i Bamir Topit, nuk shihte ndeshje futbolli me te.

    Tani Llalles i duhet REFORMA NE DREJTESI. E si valle? Duke futuR ne burg nje “TE DJATHTE” QE TE THOTE JA LIGJI VEPRON DHE UNE NUK MBAJ ANEN E ASKUJT.

    Por Haxhi Giu nuk eshte i djathte e shumta mund te jete legalist meqe eshte me origjine nga Mati. KA QENE AI QE I KA KERKUAR SALI BERISHES TE DESHMOJE NE GJYQ DHE KY I FUNDIT NUK KA PRANUAR. ATEHERE AI I KISHTE TE GJITHE KUNDER.

    APO KETO NUK QUHEN. KETO NUK I QUAN KUSH. PSE TE MOS SUPOZOJME SE PROKURORIT I KANE NGRITUR KURTH CA FSHATARE NGA KRUJA QE PER TE ULUR DENIMIN KANE PRANUAR QE TIA ‘FUSIN’ NJE PROKURORI QE NUK GEZON ME MBESHTETJE SEPSE POLITIKA I KA LARE DUART ME KOHE ME CESHTJEN HAJDARI.

    POR PERSE NUK DEL E TE THOTE THODHORI SOLLAKU SE PERSE NUK U CUA PARA GJYKATES DOSJA HAJDARI 2, AJO QE FLISTE PER URDHERUESIT E VRASJES SE AZEM HAJDARIT. PERSE AI I DHA URDHER GRUPIT TE PROKUROREVE QE TE HESHTE.

    MEGJITHATE NJE DITE GJITHCKA ( DHE KJO ESHTE E DOKUMENTUAR) DO TE DALE NE DRITE. E ATEHERE NUK E DIME NESE DO THEMI ” MIRE IA BEME QENIT”.

  10. Lleshi says:

    Haxhi qiuuuuuuuuuuu ca profesionisti kur ka mbaruar per mesues mor aman.

  11. koplik kalldruni says:

    A sa shum shtoni mor gazetar Benzi luksoz
    Po esht 3 dej 6 miEuro Benz 10 vjecar E clas aq kushton nuk esht i 2015 qe kushton 40 mije Euro per korrupsionin mund te rreni sa tmunenicse per ate nuk dim gja por per makinen qe e njohin shumica vleren e saj ketu te pakten rreni me lezet 2 3 mi Euro mund tja shtoni cmimin por jo rreth 15 mi Euro se ket se han kerrkush

  12. 2015 says:

    Sa bukur! prokuror bixhozci!!! Me goxha integritet! Po normal qe do luaje bixhoz ai…me parate e hallehinjve, ose te mekatareve qe i lehteson pretencen! Shume bukur! Ahhh me te mjere se keta nuk ka!!!

  13. Babadimri i Drenicës says:

    Do shpallet i pafajshëm ky zotëria me bateria si mijëra raste në Shqipëri e Kosovë, rroftë drejtësia si flusk sapuni.

  14. Xha Danja qethi deshte says:

    …duhen skjaru dy ceshtje, e para se ky giu eshte arrestu per korrupsion passiv ne vleren 29 mije euro (jo 29 mije lek te vjetra,pastaj ja kan fute apo s ja kane fute kjo esht ceshtje tjeter,giu eshte specialist i jurisprudences dhe do te dije te mbrohet me siguri) edhe ceshtja e dyte lajmi eshte investigim gazetar dmth objekt mbikqyrjeje i interesit te vecante mqs i doli emri, mgj ate me kredi te bute apo pa kredi te bute boll pasuri ka akumuluar si rrogetar shteti,pastaj ajo puna e ruletes duket qe mban era perc,ndersa politika mund te ket influencuar, per kete qe po ndodh ndaj GIUT, se te gjith keta te gjyqsorit jan ginj, kush gi i vogel kush gi i madh, jo rastesisht nje expert i huaj i ceshtejeve te drejtesise tha para pak kohesh TE SHKARKOHEN TE GJITHE GJYKATSIT, keshtu qe perpjekja per te krijuar alibi se po goditet giu politikisht, eshte teze qe e hedh vet sistemi i korruptuar gjyqesor si menyre per te perligjur pisllekun e vet me nderhyrjen nga politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje