Tragjedi në Fushë-Bulqizë/ Dy motra vdesin në aksident, plagosen rëndë dy të tjerë

4 Dhjetor 2015, 11:04Kronika TEMA

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Fushë-Bulqizë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin kombëtar që lidh qytetin e Bulqizës me atë të Peshkopisë.

Dy automjetet, një tip Mercedes Benz me targa AA733CG dhe një Land Rover me targë AA383FE, janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, raporton TCH.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dy shtetaset Zylfije dhe Sadete Kryemadhi, motra me njëra-tjetrën, kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërkohë që raportohet për një fëmijë 10-vjeçar në gjendje të rëndë që pritet të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e dinamikës së saj, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit të jetë bërë prania e akullit në rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje