Tiranë/ Dhendri padit vjehrrin: Më dhunoi në gjumë

5 Dhjetor 2015, 10:11Kronika TEMA

Një padi e pazakontë është paraqitur në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë. Ylli Sh, ka vendosur të padisë vjehrrin Refik H, dhe të kërkojë dëmshpërblim të majmë prej tij, pasi më herët kishte rënë pre e dhunës në familje nga babai i gruas.

Ylli Sh, ka kërkuar dëmshpërblim nga vjehrri.

Sipas vendimit të gjykatës, Refik H, është cilësuar fajtor për akuzën e dhunës në familje ndaj dhëndrit të tij, Ylli Sh. Gjykatësi Besnik Hoxha ka firmosur dënimin me 6 muaj burg për 67­ vjeçarin, dënim të cilin e ka pezulluar, duke e detyruar të pandehurin të mbajë kontakte për 18 muaj me Shërbimin e Provës.

Për faktin se Refik H, është cilësuar fajtor për dhunën e ushtruar ndaj dhëndrit të tij, ky i fundit ka vendosur që të kërkojë dëmshpërblim për dëmet, raporton GSH.

Konkretisht ai kërkon të shpërblehet për dëmin pasuror dhe jopasuror dhe dëmtimet shëndetësore të pësuara nga vepra penale të dhunës në familje. Gjithashtu paditësi kërkon edhe shpërblim për dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial të pësuar nga vepra penale.

Ndërkaq, kërkon nga gjykata ta detyrojnë vjehrrin e tij që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore që do të kryejë gjatë procesit. Padia e tij është hedhur në short dhe mban nr. 14350. Gjykatësi Adriatik Bocaj do të vendosë pasi të dëgjojë pretendimet e palëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje