Prokuroria e Tiranës deklaron se në grabitjen e një dite më parë në autostradë dyshohet të jenë rrëmbyer shuma prej 3,8 milionë eurove.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje gjashtë policët privatë të cilët po shoqëronin shumën e konsiderueshme për në Rinas, ku edhe ishte parashikuar që të transferoheshin për në Austri, thonë burimet, raporton TCH.
Grupi i hetimit pohon se pesë persona të paidentifikuar ende, pranë rrugës së Kasharit, kanë tentuar të improvizojnë një aksident me një mjet tip fuoristradë, duke detyruar mjetet e blinduara që të ndalojnë.
Mjetet e blinduara ishin duke transportuar shumën prej 3.8 milionë eurosh. Në deklaratat e policëve privatë Agron Sharra, Agron Lloha, Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti dhe Alban Sharra shpjegohet se grabitësit e armatosur kanë thyer xhamat e mjetit të blinduar, duke i zbritur më pas ata në tokë. Sipas rrëfimit të policëve tashmë të arrestuar, grabitësit kanë marrë shumën e konsiderueshme dhe janë larguar me mjetin e tyre, i cili u gjet i djegur.
Por, prokurorët i shohin të dyshimta këto deklarata e për këtë arsye grupi i hetimit po kryen edhe verifikime të tjera shtesë.
Po sikur ishin 3 milion si u bene 3 milion e 800 mije euro ?
ske nga te ruhesh ne shqiperi nga shteti krimineli polici parlamenti
Grabitesit e 3 miljon eurove jane as me pak dhe as me shume,por vet parlamentaret,ministrat,gykatesit,prokuroret,policet dhe te tera OJQ-ete qe vazhdoj rciklojne pa I hure gjemb ne kembe vetem boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet.
Ka dore |Tahiri me Ramen se ata jane ne krye te qeverise dhe te policise (ministrise se Mbrendshme)Ku eshte ai Tahiri apo po arrestom ata Drogistet me 3 Grame Droge qe kushton $5 dollar dhe lejon vjedhjen me $ 4 milione dollar?
shikoni se nuk jane vjedhur por jane hedhur ne banke ne emer te ndonje apo me shume politikanesh apo prokurori