Mesazhi emocionues i vajzës së Stefi Priftit për mamanë e ndjerë

8 Dhjetor 2015, 00:27Lifestyle TEMA

Pak ditë më parë, këngëtari Stefi Prifti, humbi bashkëshorten e tij Marinën ndërsa sot e bija çiftit Prifti, Maria ka gjetur forcën dhe ka shprehur gjithë dëshpërimin e saj për humbjen e të ëmës duke e shoqërur edhe me një foto të ditëve të lumtura.

Ja mesazhi i plotë i Maria Priftit…

E shtrenjta Nena ime ! Nuk gjej force per te besuar qe sdo me zgjoje me puthja jote , sdo degjoj me zerin tend , nuk do me bjere me telefoni nga numri jot , nuk do shijoj me gatimet e tua , sdo qeshim me bashke , sdo jesh ne koncertet e mia , sdo me bertasesh per te me treguar kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe , sdo te shoh ty neper shpi , ty drita e syve te mi.

Ti qe me dhe mua jeten qe me rrite me aq sakrifica , ti qe me plotesoje cdo teke timen te kote , ti qe sme mbaje kurre inat per asgje , ti qe me doje vetem te miren , ti qe luftove per mua deri ne momentin e fundit ! Per mua cdo gje eshte nje enderr nuk e besoj dot qe tani je nje engjell ! Me fale nje moter qe te premtova qe do mundohem ta rris ashtu si ti me rrite mua , do mundohem te jem sa gjysma jote Marinka ime , motra ime , shoqja ime e ngushte ! Ti luftove per ne si nje heroine ! Ti luftove me semundjen pa u ankuar njeher nga dhimbjet !

Fjalet e mia nuk do jene kurre te mjaftueshme per te te shprehur ty falenderimet dhe dashurine . Jam krenare qe ti je mami im , engjelli im mbrojtes . Jam krenare per ty o heroina jone qe vuajtjes i vure heshtje .

Ti besove deri ne fund dhe me the Maria mos qaj mami do jet me ty gjithmon ! Ti ishe me e mir nga te gjith ne , njeriu perfekt njeriu pa mekate , njeriu qe diti vetem te jap dashuri ! Sa e padrejte u tregua jeta per ty mami im e shtrenjte . Per ne per babin per joanen per mua … Une nuk e dija ca do te thot te vuash , nuk e dija ca jane lotet e vertet …

Nena ime ti prehesh tani ne paqe bashke me gjysmen e shpirtit tim qe eshte me ty duke te perqafuar duke ndjere aromen tende . Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni derguar ngushellime te pafundme dhe uroj qe asnjeri mos ket humbje te tilla ne jete . Rrini sa me shum me prinderit tuaj , mos i merzisni ata , mos u ankoni per gjera pa vlere , mos ju bertisni , ata kane gjithmon te drejte .

Puthini nenat tuaja cdo dite thojini sa i doni , se ndoshta nje dite do i kerkoni si te marre dhe e vetmja gje qe do keni eshte nje kujtim!

11 komente në “Mesazhi emocionues i vajzës së Stefi Priftit për mamanë e ndjerë”

  1. Epiriíiiiiiii says:

    Shume Prekse……….

  2. Calalb says:

    Faleminderit Maria,
    Menyra se si Ti ke shkruar kete mesazh per nenen tende tregon qarte se kush ishte Ajo. Por ky mesazh flet akoma me qarte se ne Shqiperi ka djem e vajza si Ti, qe dijne te vleresojne e te ngrejne larte ndjenjat e dashurise e te respektit per prinderit e tyre
    Tre rreshtat e fundit i kam lexuar disa here. Ato jane me shume se nje thirrje e kohes per gjithe te rinjte e vendit tone. Edhe nje here faleminderit dhe te uroj te kesh gjithe te mirat e kesaj bote.

  3. Shqipe says:

    Fjalet qe dalin nga shpirti jane gjithemone te sinqerta dhe prekese. U prehte ne paqe moj bije dhe ju te rroni ta kujtoni….

  4. ajete says:

    ngushellime familjes Priftit,iu thoni vazhdimisht njerezeve tuaj te dashur se sa shume e doni ata.

  5. Tunxh, bir says:

    Ngushellime per humbjen e mamase tuaj,per humbjen e gjese me te shtrenjte ne jete. Edhe nje here ngushellime, ku rastesia ma dha tju lexoja.

  6. gentiani says:

    Na bere te lotojme qe ne mengjez. Ngushellime.

  7. Xhaku norris says:

    Ngushellime familjes Prifti!Jeta shume here tregohet e pameshirshme ndaj njerzeve duke mos I lene te plotesojne ciklin e tyre qe do te thote te martohesh, te besh femije, ti rritesh ti edukosh dhe me pas ti martosh, te presesh niper dhe mbesa,te behesh gjyshe dhe gjysh, te luash me ta dhe keshtu me rradhe prape qe ne fillim.Por kete fat nuk e pati e ndjera dhe familja Prifti te cilet ì adhuroj kaq shume duke na bere edhe ne jashte Atdheut mserenatat etyre te bukura te ndjehemi krenare per Korcen tone dhe vendin tone.Kurajo vajzave dhe z.Prifti.Jeta vazhdon dhe nuk perfundon ketu.Kurajo dhe force per te ardhmen qytetaret emi.

  8. Eri says:

    Me bere te lotoj moj vajze me kete mesazh, u prehte ne paqe nena juaj.

  9. nje nene says:

    Ngushellime moj vajze e u prehte ne paqe nena juaj.Te dhente zoti force ,per te kapercyer sa me lehte kete dhimbje te madhe.
    Cdo gje mund te gjesh ne kete bote,por nene dhe dashurine e saj per femijet se gjen askund dhe te askush.

  10. ilir says:

    Ngushllimet me te sinqerta per familjen Prifti!Uroj qe te gjeni forc e ta perballoni kete dhimbje.Mamaja u prehte ne PAQE.

  11. hirushja says:

    lexojeni dhe shkruajeni mesazhin tuaj kudo te jete e mundur.Shume njerez kane nevoje ti degjojne dhe lexojne fjalet tuaja te ndjera dhe te verteta.Shume nena jane bere pre e dhunes,abuzimit dhe mosmirenjohjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje