Shinasi Rama: Vendi në prag të një lufte civile, bunkeri idiot u ndërtua që ta digjte opozita

11 Dhjetor 2015, 09:19Politika TEMA

Shinasi  Rama ka zhvilluar një bisedë me studentët e Elbasanit, për të promovuar  librin e tij “Rrethi i ferrit”

Në dhjetor ai ndodhet në Shqipëri. Nuk ka marrë shumë vëmendje, megjithëse me deklaratat që bën “i vë flakën” politikës së sotme shqiptare.

Është aktualisht profesor në Departamentin e Politikës dhe drejtor i programeve master në Neë York University në SHBA. Mban statusin e një prej ish-bashkëthemeluesve të Partisë Demokratike në Shqipëri, si dhe të njërit prej studentëve më të angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit `90. Në një ndalesë me studentë dhe intelektualë të Elbasanit, është orvatur të hedhë idenë se vendit i duhet një politikë e re, një sistem i ri dhe një vizion për të ndërtuar atë që ai e quan shtet-komb shqiptar.

Mbështetet nga një grup intelektualësh shqiptarë në diasporë dhe i thotë troç ato që mendon.

Në 25-vjetorin e ndryshimeve demokratike dhe lëvizjeve të Dhjetorit `90, Shinasi Rama shprehet se askush nga politikanët e sotëm nuk ishte ndër nismëtarët dhjetoristë.

Politikanët që janë sot në krye, nuk kanë pasur asnjë rol në lëvizjen studentore të dhjetorit 90-të. Ne i kemi refuzuar, edhe si mbështetës edhe si intelektualë ata që janë sot. I kemi parë thjeshtë si interlokutorë të sistemit komunist dhe si njerëz të dërguar nga Ramiz Alia e Xhelil Gjoni për të marrë kontrollin e opozitës.

Përplasja jonë me ta ka qenë e dhunshme dhe një ndër arsyet pse ne të “Dhjetorit” nuk jemi sot në politikë, është se këta njerëz na u kundërvunë të gjithëve ne studentëve dhe jo vetëm mua, duke mos lejuar që të vazhdojmë rrugën tonë”, shprehet ai.

Ndaj sipas tij, nuk ka asnjë student të mirëfilltë të “Dhjetorit”, asnjë udhëheqës të lëvizjes studentore të asaj kohë që është i përfaqësuar në politikë.

Por Shinasi Rama, që drejtuesit aktualë të politikës shqiptare i quan oligarkë që kontrollojnë gjithçka, nuk ndalet në qëllimin e shtetit-komb, që sipas tij është rruga për të shpëtuar shqiptarët nga lufta civile, raporton Tesheshi.com.

“Në rrugën e tyre për t’u bërë të paprekshëm ato kanë shkatërruar shtetin, ekonominë, familjen, rininë dhe nuk i kanë lënë më asnjë shpresë shqiptarëve. Ky vend është në prag të luftës civile dhe ata kanë përdorur çdo element të manipulimit dhe dasisë politike, fetare, rajonale, krahinore, në bazë të pasurisë për të kontrolluar gjithçka”, thotë ai.

Për luftën civile, Shinasi Rama mendon se mjafton një fije shkrepseje.

“Mjafton një turmë njerëzish të paguar për t’i vënë flakën këtij vendi. Kjo është zgjidhja e tyre dhe ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë. Njerëzit po ndahen në komunistë e antikomunistë duke dalë e duke i kujtuar seicilit kush është armiku, kush ka vrarë këtë apo atë, dhe ata në Tiranë e kanë vënë një bunker idiot tek Ministria e Brendshme vetëm që të vijnë ta djegin këta të tjerët. Nuk duhet të biem pre e kësaj gjëje”.

Si aktivist i Dhjetorit 90-të,  Rama, Shinasiu pra, shprehet se këto komplekse që shoqërojnë shqiptarët janë mjetet që po përdor oligarkia.

Babai im ka qenë komunist, ndërsa daja im është dënuar si pjesë e një grupi armiqësor. Unë vetë nuk kam asnjë bindje politike dhe jam produkt i atij sistemi, kam studiuar në Shkollën e Bashkuar për zbulim. Kam ndërruar 4 fakultete dhe po, kam qenë i privilegjuar. Por ajo që na ka dalluar ishte bindja që është kulturë dhe edukatë e familjes që duhet t’i shërbejmë shtet-kombit shqiptar”.

Nëse lexohet libri, sipas autorit mund të kuptohet shumë mirë ajo që i pret shqiptarët pasi masat që të gjithë po i ndjejnë në libër janë përshkruar me detaje.

Për t’i shpëtuar parashikimit fatkeq të librit të tij, Shinasi Rama jep edhe një alternativë.

“Ka gjithmonë një alternativë dhe kjo është krijimi i një force të re politike për të marrë shtetin me forma sa më demokratike që të bëhemi vërtet si Gjermania, Franca apo Zvicra nuk është utopike”.

Por krijimin e saj ai e shikon brenda shqiptarëve.

Ju do të thoni kush do ta bëjë, ju shqiptarët e keni zgjidhjen. Ne kemi ndryshuar 4 sisteme dhe gjithmonë kemi besuar se sistemi nuk ndryshon. Ky sistem kriminal që ekziston sot është krejt i huaj për ne dhe nuk do të gjejmë paqe. Duhet të ndërtojmë shtet-kombin tonë me një sistem zgjedhor proporcional, të ndërtojmë ekonomi funksionale dhe me një drejtësi që i trajton qytetarët të barabartë para ligjit”.

Por në guximin e tij kundër sistemit, Shinasi Rama hedh idenë e kthimit të dënimit me vdekje dhe krijimit të një Gjykate Speciale me njerëz të mirëpaguar me pension të përjetshëm dhe me mundësi që të jetojnë ku të duan ata.

Na duhet një gjykatë speciale me njerëz të emëruar e të paguar mirë që mund të ikin kudo me pension të përjetshëm. Ne duhet të vendosim dënimin me vdekje dhe të gjithë ata që abuzojnë duhet të marrin atë që meritojnë”.

Në 25 vjet studime, Shinasi Rama thotë se eksperienca i ka mësuar se nëse shqiptarët nuk ndërtojnë shtet-kombin e tyre, do të jenë gjithmonë skllevërit të dikujt dhe nuk do të kenë kurrë sovranitet.

51 komente në “Shinasi Rama: Vendi në prag të një lufte civile, bunkeri idiot u ndërtua që ta digjte opozita”

  1. lulja says:

    Rri aty ku je o Shinasi ne N.Y. e mos na jep mend nga larg…
    Ti na thua se sikur te kishte halla k..do quhej xhaj.
    Kete e dim te gjith, ke ndonje gje tjeter interesante Shinasi ???

    1. komunalja says:

      Ne prag lufte?! Heu bre, na dul edhe nji Lubonjë tjeter! Ka mundesi qe te mos e dine kuptimin e fjales ‘lufte civile’. Hej lum ne per intelektualet tane!

    2. miu says:

      E di si eshte kjo? Lopa kur pa zogun ne debore i beri nje bajge se ishte dimer dhe kishte ftohte, luani e pa dhe vajti e nxori prej andej….! Kur ta kuptosh do jete vone per ty dhe shume shqiptare injorante.

  2. beni says:

    Ky shenasi rama mos esht ne sherbim te cias gjoja ne emer te demokracise?

    1. Dean says:

      Pse,c’a te ka bo CIA ty mer lal?!?!?

    2. lulja says:

      Po normal qe esht nje agjent…

  3. Shkodra says:

    Ky shinasi rama ka qen me dosje ka qen efektiv aktiv i sigurimit te shtetit ashtu si dhe arben imami ,shinasiu esht bashkuar me eduart selamin si dhe me nje prift katolik qe perfaqson artin ne kish por qe se llogarit njeri ne vatikan per asgje ja ky esht plani i shinasi sigurimsit qe desht bashk me antikapatin eduart selami te bente miting ne shkoder

    1. shkodrani ne mergim says:

      Nuk e njihke mire mor djale se kush ka qene shenasi rama.nuk po e zgjas me teper me ndonje koment shtese per ty ne lidhje me keto shpifje per faktin se je shkodran.

  4. Nje shqiptar says:

    Ti sherbejme shtetit dhe kombit kjo eshte edukata qe kemi marre ne familje, mire e keni thene Zoti Shinasi Rama, por kjo vlen per ata familje te shtrese se mesme dhe qytetare e patriotike. Mjerisht sot kemi nje mase jo te vogel te popullesise dhe te pushtetareve qe i sherbejne vetem xhepit te tyre dhe nuk kane asnje ideal.

  5. Hekuran Teneqja says:

    z. Rama ka te drejte, po ku vend ka shkare ne te pakthyeshmen e nuk behet. Enver dulla e njihte kete popull, prandaj dhe beri shtet vetem duke perdorur kopaçen !

    1. Gabeli satom says:

      Tani ta ra ndermend ty o mik(megjithese e thua me ironi). pri se me vone do te bindesh me shume.Enver hoxha do kerkohet sa te jete njerezimi ne shqiperi.

  6. LORA says:

    Shinasiu qenka licensuar,nga pertej Atlantikut,qe ne emer te ciklimit te tij ne politiken shqiptare,,,,,,te ndeze uret e zjarrit te nje lufte civile.
    Gjynah,ne nentedhjeten me dukej radikal dhe patriot,,,,,sot me duket manekin I telekomanduar,ne funksion kalkulimesh antishqiptare.

    1. une,ti,ai/ajo,ne,ju,ata/ato says:

      hahaha!

  7. LULI says:

    PO, PSE TANI E MORE VESH SE DUAN TI VENE ZJARIN SHQIPERISE DHE BALLKANIT….??!!

  8. Gregor says:

    Mendje koti fare, flet si e ema e Zeqos maje thanes.
    Leksione pa brume fare Shqiperine, ti me dhjetoristet e shkaterruat fare, e sollet ne kete derexhe, dhe doni qe “ju qe jeni ne Amerike, te lini ameriken dhe te rregulloni Shqiperine, qshtu si erdhe edhe shofer Selami. Shikoni punen tuaj, hajdeni, investohuni, po fituat, bravo, po s’fituat, mos na shkaterroni me teper se kaq.

  9. -*******- says:

    Fjale imzot,fjale!

  10. sul korriku says:

    Jam perpjekur gjithmone ta lexoj Shinasi Ramen ne artikujt e tij por asnjehere nuk kam mundur ti çoj ato deri ne fund dhe nuk e kam kuptuar pse-ne.
    Sot nisa perseri te lexoj shenimin ne fjale dhe e çova leximin deri tek:
    “… KAM STUDIUAR NE SHKOLLEN E BASHKUAR PER ZBULIM…”
    Me ne fund kuptova qe nuk paska qene fai tim.

  11. falcon says:

    Shume komentime idiotesh ketu,ne vend që te kontribuojne nese;Shqiperia ka nevoje per nje force te re politike, fillojne me biografite.
    Nje pjese e mire e juve qe jetoni aty keni humbur orientimin, keni zene myk
    Vazhdoni rrugen e nisur Shenasi!

  12. Alban.trebeshina says:

    Mendoje se cfare lufte civile do kishte plasur sikur te ishte vendosur shtatorja e Zogut ne 72-shin.

  13. Kameleoni says:

    “Diçka” po luhet, këtu… Zoti na ndihmoftë…!!!

  14. Iliria says:

    Jam dakord me ato qe tha Shinasi, perveç denimit me vdekje. Ne duhet te shkojme para, jo mbrapa. Nuk ka nevoje per denim me vdekje, mjaft qe te zbatohet ligji. Nese zbatohet ligji, denimi me vdekje nuk hyn ne pune.. Per te tjerat i jap te drejte Shinasit.

  15. jeta says:

    Per lufte civile mos kij frike se nuk ndodh kurre ne Shqiperi sepse shqiptaret jane aq te perçare sa dhe vellai me vellain nuk behen me. Kete e realizoi Sali Berisha dhe duhen shekuj te hiqet. Problemi eshte qe a mund te behet shtet?! Ketu synoni qe te behet shtet me rregulla e ligje, me prokurori e gjykata qe sot nuk egzistojne. Pa dhjetoristet na ndriten, poren nga nje cope shqiperie per vete dhe iken, ose ata qe jane aty kane marre me shume.

  16. faro says:

    Shinasiu te jete konkret!
    Te vere gishtin ne plaget, ne demet qe i kane shkaktuar drejtuesit Shqiperise, pa mohuar gjithashks !
    Edi Rama ka bere reforma sh te rendesishme, por dhe me sh risk, por qe duhet te jene te pakthyeshme.

    Te na tregoje konkretisht nese do ti vazhdoje dhe si. Madje le te beje edhe kritika per to.

  17. Demokrati says:

    Keta dhjetoristet na dolen dhjer toristet! Ku je, o Enver, t’i vesh perpara te gjithas keto monstra, qe vazhdojne te na çajne derrasa!

  18. anticensurë543 says:

    sheno or shpirt!!
    të jesh drejtor i kësaj apo asaj dege në universitetin e nju jorkut dhe të flasësh në këtë mënyrë!?më duket pak si foshnjore o pak si absurde!!
    të thuash se mjafton një grup intelektualësh për të krijuar një parti,grupim të ri politik dhe nja dy gjyqtarë të paprekshëm për ta bërë shqipërinë zvicër francë e gjermani!’më duket pak si budallallëk e jo politikë e një drejtori të një universileshi amerikan!gjermania zvicra dhe franca nuk u bënë nga një grup politikanësh a intelektualësh!!ato e detyruan politikën e tyre të jetë kështu si është sot!!ishte populli intelektualët të papërfshirë në politik,ishte shoqëria e këtyre shteteve që i ka detyruar këta politikanë të hecin në binarë!
    “Por ajo që na ka dalluar ishte bindja që është kulturë dhe edukatë e familjes që duhet t’i shërbejmë shtet-kombit shqiptar”.
    fjalë të bukura o sheno,por mos harro se ti shërbesh shtet-kombit nuk është e thënë që të ndryshosh shumë nga këta që kemi provuar më parë!!nuk do të thotë që të bëhesh vënd demokratik ku,si e thua dhe ti vetë,çdo njeri të jetë i baraabartë përball ligjit!!mund të jesh dhe diktaturë më e keqe se ajo komuniste bile mund të bëhesh më e keqe se ajo hitleriania!!
    kështu o sheno,se jep mësim për politikë dhe lëshon brroçkulla!!
    “Ka gjithmonë një alternativë dhe kjo është krijimi i një force të re politike për të marrë shtetin me forma sa më demokratike që të bëhemi vërtet si Gjermania, Franca apo Zvicra nuk është utopike”.
    e vërtetë është se nuk është utopi që të jetosh si njerzit!!që të jetosh si shtete normale,por kjo nuk bëhet nga një forcë politike o sheno!!kjo që thua ti mund të jetë një mënyrë për të rreklamuar hapjen e një haleje të re,por aspak që të ndryshojë shqipërinë!!kur një njeri i arsimuar si ti,i dipllomunar në universitete të njohura,drejtues universitetesh të njohura vjen me mendime të tilla idiote,çfar mund të presësh nga një shqiptar që maksimumi ka dalë disa herë jashtë shqipërisë,një tjetër që ka punuar disa vjet në emigracion dhe përveç punës dhe gjumit ka shkuar dhe në dyqan për të bler ushqim,çfar mund të presësh nga një shqiptar që nuk ka dalë jasht shqipërisë,çfar mund të presësh nga një që nuk ka zbritur as deri në qytetin më të afërt që ka??sheno në shqipëri dhe tek shqiptarët niveli politik është shumë shumë i ulët!!ndërgjegjia shoqërore është në nivele inegzistente!njohja e të drejtave dhe detyrave si qytetarë është zerro!!sheno shqiptari akoma nuk e di se kush është përkufizimi i shtetit!!nuk e di se çfar e bën një grumbull njerëzish të rrethuar nga një kufi administrativ të quhet shtet!!
    “Ju do të thoni kush do ta bëjë, ju shqiptarët e keni zgjidhjen. Ne kemi ndryshuar 4 sisteme dhe gjithmonë kemi besuar se sistemi nuk ndryshon. Ky sistem kriminal që ekziston sot është krejt i huaj për ne dhe nuk do të gjejmë paqe.”
    është e vërtetë që e kemi ne në dorë,por jo kështu si thua ti!!sistemi që egziston sot nuk është i huaj,or sheno!!nuk nai ka prurë askush!nuk na ka pushtuar askush!!janë bijtë tanë që e kanë ngritur!ata bij që ne i kemi votuar,ku në mëyrë demokratike ku në mënyrë diktatoriale,por kemi qënë vet ne që i kemi votuar!!jemi ne ata që i mbajmë!!
    dhe e di përse??
    thjeshtë prej injorancës!!
    prej frikës se po të vijë ai i kaluari do të nai bëjë më keq!!
    prej pranimit të të keqes më të vogël!!
    sepse nuk dimë që ka dhe më mirë!!
    “Duhet të ndërtojmë shtet-kombin tonë me një sistem zgjedhor proporcional, të ndërtojmë ekonomi funksionale dhe me një drejtësi që i trajton qytetarët të barabartë para ligjit”.
    as shtet kombi e as sitemi proporcional a tradicional nuk të largojnë kriminalitetin,korrupsionin!!asnjëri prej tyrë nuk është garant për të të nxjerrë nga injoranca!!dalja nga injoranca të bën të ecësh përpara!!dalja nga injoranca të bën ta kuptosh se shteti je ti vetë dhe nuk është një lopë abstrakte që kullot në oborrin e komshiut dhe milet prej teje!!
    dalja nga injoranca të bën që të quash si të drejtë tënden dhe atë të kundërshtarit!!të mbrosh jo vetëm të drejtat e tua,por dhe ato të kundërshtarit tënd nëse shkelen padrejtësisht!
    kështu o sheno!!
    ta shkruajta dhe dje se në radhë të parë duhet të bëhet një paqe sociale!të mos hahet më mut për komunistë e anti komunistë!!për enver e zog,për partizanë e kolaboracionistë,për luftë çlirimtare a luftë civile!me këto le të merren historianët!!politikanët të shohin shtetin dhe ekonominë!!të rrisin mirqënjen dhe të zhdukin korrupsionin!!
    kjo puna e “shtet-kombit shqiptar”që po trumbeton ti gjat gjithë kohës nuk është gjë tjetër veçse DEMAGOGJIA E RADHËS!!!
    boll më me demogogji!!na ka ardhur në majë të hundës!!
    njëri me dy gishta përpjet dhe “shqipërinë si gjith europa” dhe përfunduam si afrika qëndrore!
    tjetri “rilindje” dhe po përfundojmë në varr palindur fare!!
    ti po na vjen me bashkim kombi kur në të njëjtën kohë kemi përçarjen më të madhe që kemi pasur ndonjëhrë!!
    boooooll,booooll!!
    mashtrues muti!!
    bëni gjërat më elementare më parë pastaj kërkoni të kapni qiellin!!

    1. Tartufi says:

      Pershendetje derman,
      Nje popull qe trembet kur preket plaga e tij,por nuk ndjen ne plagen e tjetrit ,ketij populli i duhet shume pune per te kuptuar dhimbjen.
      Shinaziun e kam takuar disahere ketu ku ron,eshte njeri pozitiv .Kur me
      ka kerkuar mendje i kam thene,me druvare mund te besh stiva drushe,por jo krijesa qe krijojne bukurine njerezore. Te lumte per komentin,ai komentin tend kam besim se do ta lexoje disa here.

      1. anticensurë543 says:

        ?
        përshëndetje vilson!!

    2. Blaublut4 says:

      Anticensure543!

      Ke bere nje koment shum te thjeshte por me permbejtje te thelle.

      Per mendimin tim!
      Tumorri shqiptare duhet te hiqet me operacion radikal.Por besoje se nuk mundet te presim sa te civilizohet injoranca.
      Masaave te injorances, i duhet nje njeri karizmatik i Patriot i paster me dore te forete, qe te sjelli ne vende Statiken e humbur te shtetitdhe te qytetareve te thjeshte.Pa veprim te paster me bisturi kirurgu dhe guzimtare nuk behet ky vende.
      Mendoje qe ne duke qendruar pas faqeve te komenteve si anonime, nuk i bejme ndonje sherbim te madhe Shqiprise.

  19. Azio says:

    O Shinasi.
    Ti nje cope kapteri ke qene,se ate shkolle ke mbaruar.
    Kush qe ai instutucion qe te beri ty prof. ?
    Shqiptaret nuk kane nevoje per mendimet e tuaja tymuese qe nderzin urrejte ne popull
    Ne Shqiperi ka shume intelektuale te mendojne per te.Edhe ketu ne amerike jane shume njerez qe kane iteligjence me teper se ti,por ata nuk insunojne per lufte civile ne Shqiperi,sic ben ti.
    Ata mundohen qe ne rruge te ndryshme,te ndihmojne ne zhvillimet e demokracise,te forcojne unitetin e popullit.
    Ti ke mbetur me euforine e dhjetorit 1990,per realizimin e idese per lufte civile.
    Rri aty ku je dhe mos fut hundet ne problemet e shqiptareve.

    1. mimusta says:

      Edhe ti -Shinasi-nuk dukesh ndonje plack e vyer,je pjes e trembur e dhjetorit nuk ndenje te luftoje per ti dhen preparim Shqiperis.Nga nje p… ESaliut u degdise ne Amerike.,te mungonte guximi dhe trimeria te perballeshe me te keen e vendit -Saliun-ai shkateroi gjithe shqiperin dhe coi per scrap ne cetin te malit te zi,ngriti firmat piramid qe u mori shqiptarve leket,futi ne lufte civile populist shqiptar,futi armiqesi veri-juge,vrau kundeshtaret e tij dhe te familjes se tij perfshi Hajdarin,Olldashin etj.etj.Furnizoi me arme,nafte dhe cfar do qe kish nevoje regjimi i Milloshit,Vrau patrotet qe luftonin kunder Milloshevicit si Remzi Hoxhen,Krasniqin,burgosi AdemJasharin ne Tirane-ylline pamvarsis se kosoves.,Pra Shqiperia eshte udhehequr per 25 vjet nga agjentura e Beogradit,-Sali Berisha-Ai ka ber me shume dem Shqiperis qe edhe armiku me I madhe I shqiptarve-Milloshevici-nuk do t’bene si ky.Keshtu edhe tiShinasi ke pjesen tende te fajit.

  20. Beso says:

    Jeni model por njerzit e ndryshimit nuk i kupton populli dhe i urrejne oligarket

  21. piza says:

    Bravoooooo ! Gjendja eshte duke u veshtirsuar cdo dite ,per kete ka shume faktore ,por ai me i rendesishmi tek ne ,jane aktoret politike te cilet kane marre frenat e shtetit ne dore . Mjafton te shohesh vetem kuvendin e Shqiperise ,me deputetet e saj dhe kryeministrin dhe kupton qarte perse eshte katandisur Shqiperia kaq keq .
    Kuptohet qarte qe ky popull gjysemanslfabet nuk ka force per te perbysur qeverite ,sepse e para eshte injorant dhe e dyta shume fukara ,shitet per nje kg miell.
    Por habia ime eshte ,NUK KA BURRA TE ZGJUAR KY SHTET QE TE FORMOJNE NJE PARTI ME ELITEN TONE ???? PERSE BEJNE SEHIR DHE RRESHTOHEN ME INJORANTET E TJERE QE NUK KANE FUQI ?? CILI SHTET NE EUROPE DO TE LEJONTE KETA FUNDRRINA NE POLITIKE ,CILI POPULL NE EUROOE DO TE DURONTE ME SHUME SE SA SHQIPETARET??????
    Historikisht Shqiperine e kane drejtuar burrat e zgjuar , sot ku jane futuar ata ???? Kane frike Sali Berishen ,apo Ramen .
    Eshte shume e turpeshme per Shqiperine qe te drejtohet sot nga Injorantet ,drogmenet ,nga njerez me diploma te blera,nga klasa me e ulet ,ndersa ajka e Shqiperise ben sehir ,strukur ne nje qoshe .
    Eshte e pafalshme te qendrosh indiferent ,kur shikon qe nje grup banditesh politikan po shkatarrojne shtetin per interesat e tyre personale .
    Duhet bashkuar ne nje parti te vetme, per te permbysur injorance,krimin ,neopotizmin ,e vjeter komunist .korrupsionin .
    Gje te cilen keta klloune ,nuk e kane bere dhe nuk di ta bejne, se nuk kane nivel ta bejne ,nuk kane as deshire per ta bere Shqiperine
    DESHIRA E TYRE ESHTE VETEM TE VJEDHIN TE MASHTROJNE ,TE MBURREN.
    E PADURUESHME , SKANDALOZE !!!!!

  22. enter''" says:

    Faktikisht, ku person me te tilla deklarata po behet me shume I rrezikeshem se ata qe akuzon.

    Kush je ti qe me kaq fodullek po na leshon kembanat per lufte civile? Apo mos je ti ndonje nga ata te paguarit nga shteti ku jeton?

    MASKARA!!!

  23. Eni says:

    Ky është një kopuk,se po të kishte bythë do të kishte luftuar për demokracinë,dhe tani ky s’është i zoti për asgjë.Cili është ai shtet që nuk ka probleme sot? I është rritur mendja kot,sikur ka drejtuar luftën për çlirimin e vendit.E jep mend për shqipëtarët me formulat e vendosjes të drejtësisë shoqërore nga një forcë jashtëtokësore….një utopist i pa fat.Shqipëria ka një pozitë e një opozitë që do ta gjejnë sot apo nesër daljen nga situata…pa nevojën e lektorëve që lexojnë leksione të vjedhura…..

    1. demo says:

      A e di more zotni se cfare po ndodh ne Newyork sot.Po ta tregoje sepse e pranoj dhe Kryetari I Bashkise.Eshte ritur ne menyre te jashtzakonshme numeri I njerzve qe flene rrugeve sepse cmimet e apartamenteve kane shkuar sa malet e Himalajas. Per cfare sistemi e keni fjalen ju. Fjale fjale dhe pa bereqet. Shqiperija me ate qe pretendoni ju nuk behet asnjehere. Vetem Edi Rama ka mundesi te beje dicka por te gjithe ju jeni kunder tij.

  24. Emigracion says:

    Promovo ate liber, o Zotni, dhe shko andej nga ke ardhur. Ti ndoshta e pate nje shans te besh dicka per kete popull ne 1990, po nuk bere gje dhe thone shansi vjen vetem njehere. Nje keshille, vazhdo jeten tende atje ku je dhe perpiqu t’i kontrollosh mire deklaratat e tua qe ngjallin dyshim e mbi te gjitha perpiqu te mos behesh vegel e atyre qe me katapulte cuan Malikin ne Irak, I dhane fuqi dhe shiko ne c’gjendje eshte I gjithe rajoni atje… me shume kujdes, mos u frymzo nga pengjet qe ke ne shpirt…. besoj se me kupton. Nuk ke me te drejte morale dhe as mundesi reale te japesh mend ne nje vend ku nuk jeton me prej 25 vjetesh. Ky vend ka nevoje per paqe, falje dhe bashkim nepermjet dashurise e respektit per njeri tjetrin.

  25. xhemal says:

    pak i besushem po behet ,disa here ka thene se shqiperia eshte ne prag te lufes civile ,mos ja vini re eshte si puna e atyre qe e kane permbysur globin disa here ne letra ,kam patur shprese se do kishte ndonje ide por po shteron pavarsisht se eshte ne amerike e ne universitet ,jane ata qe jetojne ne shqiperi te cilet e njohin mire gjendjen ,dhe te yshtesh te keqen je nje pjese e saj ne kemi nevoje per paqe e ky kerkon lufte mbase do pushtet

  26. Maryland says:

    Shinasi,

    Vete ju pranuat qe keni qene i favorizuar (privilegjuar)
    dhe keni nderruar 4-(kater) fakultete…ne kohen e dulles.

    Per kete aresye, une nuk ju pranoj si udheheqes.

  27. noah says:

    Shenjasiu flet me urrejtje për Berishën, një urrejtje që e ka nisjen qysh nga fillimet e demokracisë dhe së bashku me Meron e ndonjë tjetër nga ata që shajnë Saliun, i japin atij shëndet politik. Ata në vend që ta injorojnë, ia ngrehin pjacën Berishës dhe i zgjatin jeten në politikë. Lënia në vetmi është sulmi dhe dënimi më i mirë për këdo! Shenjasiu më mirë të heshtë se sa të flasë që nga matanë Atlantikut. Ai nuk e njeh aspak gjendjen e sotme të Shqipërisë. Për cilin rreth të Ferrit e ka fjalën Shenjasiu se me sa di unë Ferri ka nëntë rrathë. Vetë ai në cilin rreth e ve veten? Ik, o Shenjasi andej nga ke ikur me kohë dhe mos u bëj merak për këtë popull. Po të ishe kaq i dhemshur duhet të kishe qëndruar të luftoje për idetë e tua dhe jo të ikje. Je hipokrit!

  28. ,Qerosi says:

    Gjynah, i lodhi Amerika djemt’ e shqipes dhe vine here pas here te pine pak gji nga gjiri nenes. Na erdhi prof.dr Eduart Selami,ja dhe ky profesori (si prezantohet vetr), na sjellin dhe habere te mira si psh kjo e luftes civile!!!!!! Si duket profesorinuk ka jetuar ne Shqiperi ne vitin 1997. Shinasi, ne kete vit Shqiptaret bene vaksinen kunder luftes dbe nuk duan ti degjojne me emrin. Ju “me nder” dhjetoristet qe pretendoni mbas 25 vjetesh se mbetet pa gje per ate qe bete nje greve urije, me mire beni nje kerkese qeverise per t’ju lidhur nje pension me qe te persekutuarit po mbarojne dhe rini aty ku jeni. Sherbimi me i madh qe do ti benit ketij vendi do te ishte mos brockullisni dhe te perpiqeni te ndizni zjare kur vete rini larg. Keshtu Shinasi evlati!

  29. Ira says:

    Qesharake! Ne të dhjetorit 90 nuk jemi në politikë. E pse duhet të jeni në politikë? Cfarë keni më shumë se të tjerët? Nëse doni të jeni krijoni partinë tuaj dhe merrni vota.

  30. Kosovari says:

    SHenasi edhe ti qenke qun komunisti bravo.

  31. pushkini ke rimini says:

    a te lumt palla
    se ke fol tamom si burrat.
    kurvat do te t kundershtojn,por kurvave burra do ju cpohet suma mir,nese bohen ato qe thot profesori.
    denimi me vdekje ,esht hapi I par,bazal,i domosdoshem,i palekundshem,i drejt,me perkrahje popullore maximale,qe do ringjall besimin ne popull se ka akoma shpres.
    kthimi I denimit me vdekje duhet me u pasu nga aktivizimi I tij. ne mes te sheshit skenderbej te ngrihet gijotina ku do theren te kqinjt.
    pasketaj,gjindja e kupton se “ka burra fshati” dhe nuk do kem me krime,por do shofim “t fortet” sesi do ja mbathin si minjt ferrave per tu mcef.
    “ligji ben shtet.
    zbatimi I tij e ben edhe kafshen njeri”
    ishin ca Kosovar qe vidhshin neper perndim.
    kishin mbi dy dekada qe vidhnin ne cdo vend t europs. behet jal jo per vjedhje cumcakizi po per vjedhje arkash dhe bankash me qindar mijra euro nji goditje.
    vetem nji zyr poste I jepte atyre 200 – 300 mij euro!!!mos t flasim per postat qendrore qe kishin nga 2 miljon euro ne ksafort
    ishin kap disa her,por me disa dit,jav apo muaj hetime ja kishin hudh drejtsis se demokracis.munges provash.
    shkun ne Dubaj she vodhen florinjt atje me vler miljona euro.
    atje ne dubaj ne koh te drekes kur behej falja e myslove ,ata I linin dyqonet hap pa celsa dhe shkonin n xhami..
    kosovart vodhen florinin duke I kap me forc shitsit,i mcefen dhe iken me zvjon per me u kthy me mor florinjt kur t qetsohej situate. por lan njerin prej tyre atje. per informacjone.
    policija e kapi ate,i hyni m hu,me thupra shopinj ja kan bo cop shputat e kembve,dhe e detyrun qe ti merrte shoket ne telefon dhe te vinin per me mor florinin e mcef se s kishte rrezik gjoja.
    kur u kthyn k dubaj “gangot” I kapen dhe jua qin nonat m hu dhe thupra shputave t kombve.
    I thojn se do ja presin duart me hanxhar.
    ky osht ligj.
    per 20 e kusur vjet,i ran kryq e terthor europs demokratike,kaluan ca net qelive te birucave me tv e uj t ngroht,vodhen miljona euro,ben shtpija e vila e palate e fabrika ne kosov e paret e vjedhme,dhe s hiqen dor nga krimi.
    tash qe do ja presin duart ne dubaj ,po bohen pishmon si qeni ata.
    kshtu e do shqiptari.
    jo me t but si europsat
    denim me vdekje alla amerikonce
    kush ka bole le t boj krime masanej. plumbin do haj
    prandaj ,pro denimit me vdekje

  32. Rrofte Partia desht me thane ! says:

    … per pak sa isha duke besuar se ky Shinasiu duhet te dije dicka per kete punen e rrezikut te luftes civile … Por vete Shinasiu me beri ta heq pernjeheresh kete frike lufte, kur lexova lumin e budalleqeve me te padegjuara qe mund te llomotise nje alkolist ne tavolinen e fundit te klubit te lagjes Skenderbeg te Shkodres: … gjykates special -thote Nasi- te paguar mire, me pension te perjetshem qe mund te shkojne ku te duan ata …
    Po me duket sikur i ka ikur nga duart Donald Trumpit !

  33. Leone-53 says:

    Pothuaj i lexova (per kuriozitet se çfar mendojne per ndonje gje te RE shqiptaret aty) te gjitha “komentet”.
    Eshte per te ardhur keq qe pothuaj te gjithe aty jane “TE HELMUAR” nga te dy krahet e politikes se atyshme (sigurisht qe te dyja “pjella” te P.Komuniste!
    Per ne qe jetojme ne Europe eshte shikohet krejt ndryshe situata dramatike aty.
    Kjo ndodh sepse jemi TE PAMVARUR nga gjithçka aty, sepse askush aty (Rama, Ilir “bosi” apo Sali shpellari) nuk na “blene” dot.
    Shenasi Rama me shoket e ardhur aty ne prag te 8 dhjetorit kane te drejte por kane perpara nje mur te ndertuar me kujdes nga paria hajdute e atyshme qe kane mbeshtetes te paguar mire me leket te popullit.
    Do ta fillojme dhe ne ketu ne Europe ate qe po ben Shenasiu me shoke aty dhe bashkimi yne do te jete FERR I VERTET per hajdutet e atyshem !…

  34. Mos u lodh o Shinasi!
    Arnautet nje deshire kane:
    TE BEHEN PERSERI vilajet TURK!
    AS qe u shkon menja fare per c’ka po flet ty!

  35. Duke e falenderuar parimisht Shenasi Rama, per vizionin dhe angazhimin sporadik, vlen t’i them se: Njerezit qe vijna nga Perendimi besohen shume ne Shqiperi, por ata kane deshmuar qe ne momente te caktuara veshtiresie e lene vendin, e tradhetojne mund te thuhet ndryshe.

    Nuk e besoj, qe publiku shqiptar te kete besim tek Shqiptaret me nenshtetesi te huaj, te larguar nga 20 vjet prej vendit, te natyralizuar atje ku jetojne, etc.

    Rasti Rudina Seseri, Gjergj Bojaxhi etc, jane raste qe kane treguar qe nuk kane lidhje me kete vend, sepse nuk kane kontribuar.

    Kontributi i Shenesiut ne Dhjetor 1990, qendron, por ku ka qene Shenesiu deri tani!?

    Lidhur me Partine e Re qe ai do krijoje/ hapi i them urime, por metoden e ka te gabuar, duke na thene ne qe Shqiperia eshte prane nje Lufte Civile dhe Partia e Ti jeshte alternativa e tipit “Shanci i Fundit” . .. .

    Peralla, ose boll shit . . ..

  36. votren says:

    Ky eshte aji qe ne prag te votimeve gerthiste”fleta e bardhe”,dhe ”paria e tiranes”??

  37. Tare says:

    Nasi të jap të drejt për çdo gjë.
    Problemi është, çfare u mboll 40 komunizëm, cfar u mboll 25 demokraci ?
    Me këto të korra vështire vëlla, tepër vështirë.
    Shtet kombi është zgjidhja e vetme, drejte, po ne mësuam të japim jetën për Partinë 40 vjetë.
    Ligji bën shtetin e drejte, po ne mësuam vetëm të vjedhim dhe te marrim ate qe sna takon 25 vjet.
    Vështire vella Shenasi veshtire… me keqardhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje