Shifrat/ Ja sa persona u vranë në luftën e Kosovës

14 Dhjetor 2015, 18:25Rajoni TEMA

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 përqind prej tyre pjesëtarë të formacionit të armatosur.

Sipas gazetës “Express” prej këtyre viktimave 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare.

Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Koalicioni “Komra” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur në luftërat në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare.

4 komente në “Shifrat/ Ja sa persona u vranë në luftën e Kosovës”

  1. tafuti sta futi says:

    orthodoks jane ata qe i kane vra kosovatret?

    1. Dean says:

      Jo,nuk e besoj.Ortodokset Jane burra te mire dhe nuk vrasin njerez.Biles,ata Kane edhe 1 shprehje teper njerzore dhe paqesore: Kur dikush te qellon ne faqen e majte,ti tregoju te djathten.E kupton tani se as paqesore jane ortodokset?Merret vesh c’a ishin?!1 Zot e din vetem.Ndoshta ishin keta te Isis-it.Ndoshta them se s’jam i sigurt.

  2. skrapaliu says:

    Feja eshte opium ne mendjen e njeriut.Kjo eshte thenia me e ndritur e ENVERIT. Shume krime jane bere sepse njerezit mendojne se feja e tyre eshte me superiore .

  3. Iliria says:

    Grekqirat nuk po ndihen. Si ka mundesi?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje