Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi është blinduar me policë për shkak të një turme protestuesish që bënin thirrje kundër Kosovës.
Protestuesit kanë thirrur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk e japim Kosovën”.
Në tubim ndërkaq, nuk është parë askund flamuri i Malit të Zi, por është parë një pllakat me mbishkrimin “NATO është organizatë satanike”, transmeton “Koha.net”.
Një pjesë e të tubuarve kanë kënduar edhe “Himnin e heronjve të Kosovës”, këngë patriotike serbe.
“TV Vijesti” ka thënë se, sipas organizatorëve, në tubim kanë marrë pjesë rreth 5 mijë protestues, ndërsa vetë gazetari ka thënë se, nuk kanë qenë më shumë se 1500 vetë.
Organizatorët, veç banerit që e shpallnin NATO-n organizatë satanike, kanë thirrur edhe “Rusia, Rusia”, “Putin, Putin”…
Si pasojë e protestës, raportohet se janë shtuar forcat e sigurisë para Ambasadës Amerikane në Podgoricë, sikurse edhe para Ambasadës së Shqipërisë, ku janë duke qëndruar së paku shtatë policë të armatosur.
Serbi ne mal te zi dhe serbi jone Sali bashke me Lulin ne SHqiperi ne sikron per te bere remuje.SHikoni o popoll kush do te vije ne pushtet.
eshte turp per opoziten tone te sinkronizojne trubullirat me serbet e malit te zi
ne mal te zi serbia shpenzon para dhe djerse qe te trubulloje qetsine per ta cuar malin e zi kunder natos
ndersa opozita jone ben te njejten gje qe te iki qeveria me “revolucion” kur dihet qe ka dy vjet qe mori 3/4 e votave
kush po e shtyn opoziten te behet antiamerikane serbia apo berisha apo te dy?????
Qe te shtate policet me arme te blinduara qenkan!