Haradinaj fton qytetarët në protestë

11 Dhjetor 2015, 15:55Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një videomesazhi publik iu drejtua sot qytetarëve, duke kërkuar  mbështetje për tubimin e opozitës nesër në Gjilan.

Mitingu i orës 13 është në serinë e manifestimeve kundër bashkësisë së komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, që kanë nisur nga e shtuna e kaluar edhe nëpër qytete të Kosovës.

“Qytetarë të Gjilani dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Shihemi nesër”, thotë Haradinaj në videomesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Kjo është protesta e dytë në kuadër të manifestimeve nëpër komuna pas manifestimit në Gjakovë.

2 komente në “Haradinaj fton qytetarët në protestë”

  1. Barboon says:

    largoni serbin isa mustafa, e thacin te shpetoje kosova….
    largoni, virusin Meta dhe tradhetarin Sali/lulu, te shpetoje Shqiperia….

  2. Patriot says:

    Qe te shpetoje hapesira shqiptare nga djajte e politikve te dites, duhet qe te punohet qelizem ajo,dhe jo te lejohet te riciklhet bota krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet ne moton,”nga i jati,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem”.
    Politika shqiptare nuke eshte gje tjeter vetem se nje bisht i zgjatur i politikave basrarde te eterve,bijeve dhe emostrave te tyre, qe nuke ju ndane hapsires shqiprare deri me sot.Mjaft me,dita e gjykimit per keto mostra te veshur me pushte po afron,por si berisha,rama,meta,mediu,basha,topalli,apo thaci,kurti,mustaf,haradinaj ejt,nuke duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret e rradhes,duke mashtruar,terrorrizuar,grabitur dhe lene pas viktimat e rradhes se lufte se felliqur per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme dhe cmim brend djajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje