BE jep 89 mln euro për Shqipërinë, Serbia merr dyfishin, Turqia ka fondin më të madh

11 Dhjetor 2015, 14:31Rajoni TEMA

Komisioni Evropian miratoi sot, 11 dhjetor, paketën e tij për vitin 2015 të programeve të asistencës para anëtarësimit në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së  që arrin përafërsisht në 1 miliard €.

Financimet vijnë në kuadrin e Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA II), dhe do të jenë të disponueshme për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ato do të mbështesin reformat e mëtejshme demokratike dhe ekonomike, modernizimin e gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Shqipëria përfiton 89 900 000 Euro dhe sektorët kryesorë të financuar janë Demokracia dhe   Qeverisja, Shteti Ligjor dhe të Drejtat Themelore, Arsimi, Punësimi dhe Politikat   Sociale

Serbia ka marrë dyfishin 196,600,000 Euro, informohet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Ndërsa Turqia është shteti që merr 255,100,000 Euro.

“Kjo paketë shpreh angazhimin tonë të madh ndaj perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Është një investim afatgjatë për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e vetë BE-së, si dhe do të mbështesë procesin e reformës politike dhe ekonomike të vendeve në udhën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.”

Paketa përfshin veçanërisht një program prej 155 milionë € në ndihmë të financimit të projekteve të mëdha rajonale të infrastrukturës në sektorët e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër linja për energjinë, dy projekte rrugësh dhe dy projekte hekurudhore, të cilat do t’i afrojnë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të sjellë hua nga institucione financiare partnere në një total prej 540 milionë €./ Ora-news

12 komente në “BE jep 89 mln euro për Shqipërinë, Serbia merr dyfishin, Turqia ka fondin më të madh”

  1. tr says:

    Sigurisht do te marrin me teper sepse kane popullsi dhe me shume se Ne

  2. shefi says:

    po shkruani sikur ti kene dhene dhurate per vitin e ri dhe jo sikur te jene borxhe me interesa te kripura. borxh meret vetem per emergjence apo vepra madhore dhe jo thjesht per te blere makina lluksi per pushtetaret. kush do ti laje keto borxhe, nese do te lahen ndonjehere?

    1. MIkeli says:

      Shefi me sa duket vetem emrin ke te tille, por nuk ja paske fare haberin nga keto pune. Me mire vere emrin karrocieri se te pershtatet

    2. Genci says:

      Jane grande(ndihma) shefo jo hua! ndryshe do flisnin per interesa maturime kushte kolaterale
      etj

  3. Emigrant says:

    Shqiperi + Kosove = 4.7 Milione njerez, moren 167 Milione Euro, ose 35.3 euro per fryme, ose 4240 per kilometer katror.
    Serbia 7.2 milione njerez moren 196.6 milione Euro, ose 27.3 euro per fryme, ose 2540 euro per kilometer katror.
    Me te perkedhelurit me duket Kosova me 42.16 euro per fryme.

    1. Arber Arjan 100% says:

      Servia ka nje popullsi prej 6.8 milione banoresh, ku vetem 80% jane serve, mos te themi me pak, se kane shume rome atje…

      Mos harro se FYROMI ka rreth 31% popullsi Shqiptare…

  4. bra,ho,ho says:

    Paskemi leke edhe per nje bunker tjeter.

  5. Dekja says:

    Po mire , sipas turkoshakeve shqiptare , Turqia eshte superfuqi , me zhvillim te madh ekonomik , si ka mundesi qe Evropa i jep lemosha ? Oooo pika superfuqise ekonomike , shtet me sunite do jete superfuqi .

  6. Durim says:

    Shqiperia mer me pak ,sepse eshte faktor stabiliteti ne rajone ,dhe e dyta nuk pjerdhe njeri per shqipetaret sistemi ne shqiperi eshte I deformuar dhe nuk duhet me I hedhe paret ne xhepat e pushtetarve.

  7. Treviso says:

    Serbia ka marre dyfishin e Shqiperise nga paketa e ndihmes. Nuk e kuptoj se çfar matematike ka perdor gazetari qe ka shkruajtur njoftimin.
    Matematika ime thote se Shqiperia ka perfituar me shume se Turqia ne kete pakete
    ndihmash.

  8. BRITISH says:

    Europe should not give money because they will steal Albania corrupt government is better to give them a bomb also destroyed as a country and people with crappy in this world

  9. klodi says:

    Sipas meje Europa ka shperblyer me shume vendet qe kane bere reforma si Serbia dhe Shqiperia, dhe i kane dhene mbeshtetje edhe qeverise se Kosoves per shkak te marreveshjeve te dhimbshme qe ka bere me Serbine dhe Malin e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje