Tsipras kërkon të dëbojë FMN-në nga Greqia

8 Dhjetor 2015, 17:28Rajoni TEMA

Reagime të mëdha brenda dhe jashtë vendit ka ngjallur një deklaratë gjatë një interviste që ka dhënë para disa gazetarëve në televizionin shtetëror ERT kryeministri grek Aleksis Tsipras, sipas të cilit FMN-ja nuk luan tashmë një rol konstruktiv në shpëtimin e Greqisë.

“Nuk është e nevojshme pjesëmarrja e organizmit financiar në programin grek të ndihmës”, ka qenë vlerësimi i Tsiprasit, i cili ka theksuar se nevojat e financimit të vendit në këtë fazë janë reduktuar, ndërsa ka akuzuar përfaqësuesit e FMN-së se zakonisht bëjnë kërkesa me bazë jorealiste.

“Përfaqësuesit e Fondit vijnë në Greqi dhe kërkojnë reforma jashtëzakonisht të vështira, duke ditur se as sistemi politik dhe as shoqëria nuk mund t’i pranojnë ato dhe më pas shkojnë tek partnerët europianë dhe kërkojnë zgjidhje dhe propozime për qëndrueshmërinë e borxhit, për të cilat e dinë se nuk mund të pranohen prej tyre. Ky është një qëndrim që nuk mund të karakterizohet si konstruktiv në këtë proces”, u shpreh Tsipras.

Marrëveshja që Greqia ka nënshkruar me huadhënësit në 13 korrik të vitit 2015 në Bruksel parashikon për 3 vjet një ndihmë prej 86 miliardë euro në këmbim të reformave, 25 miliardë euro vetëm për rikapitalizimin e bankave, të cilat përfundimisht nuk kërkuan më shumë se 5.7 miliardë euro në këtë proces.

FMN-ja kishte deklaruar se do të vendoste në janar të vitit 2016 nëse do të marrë pjesë në programin e tretë, ashtu siç kishte bërë edhe për dy paketat e para të ndihmës për Greqinë.

“Kur dy palë janë në një proces negociues, ata duhet të kërkojnë një kompromis dhe jo secili të shkojë në versionin e tij ekstrem. Kompromisi duhet të gjendet në mes të rrugës. Fondi duhet të vendosë nëse kërkon kompromis, nëse do të qëndrojë apo jo në program. Në qoftë se nuk dëshiron kompromis, kjo është gjithashtu diçka që duhet ta thotë publikisht”, shtoi Tsipras.

Deklarata e Tsiprasit dhe qëndrimi i tij sulmues ndaj FMN-së është komentuar nga shumë media të huaja midis tyre gazeta franceze “Le Monde” apo dhe prestigjiozet gjermane “Suddeutsche Zeitung” dhe “Die Welt”.

Ndërsa FMN-ja ka kërkuar në dy paketat e para të ndihmës, përveç prerjes së bonuseve dhe liberalizimin e tregut të punës, edhe shkurtimin e pagave dhe pensioneve. Tsipras ka deklaruar në intervistën e fundit se nuk do të presë më pensionet që kanë pësuar prej fillimit të krizës 11 reduktime të ndryshme, raporton TCh.

Ai ka deklaruar gjithashtu se qeveritë europiane duhet të lehtësojnë Athinën në një shkallë që vetë ato e konsiderojnë të pranueshme, si për shembull të mos ketë një shërbim të borxhit kolosal publik për 30 vjet, në mënyrë që më pas ai të bëhet i qëndrueshëm.

 

15 komente në “Tsipras kërkon të dëbojë FMN-në nga Greqia”

  1. bullafiq says:

    u bo ene greku me fol???? ik o cipras se ske breke ne byth (harrova ju bqira jeni hahahahaah)

  2. Kafsha says:

    Kali i Trojës është dhi e zgjebur e bishtin përpjetë! Le ta kruajë bythën.. Hajdutët e Persisë!

  3. Rrapi says:

    Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e zgjebosur, parazite, përtace, e pabesë, gënjeshtare, mashtruese, e gënjyer, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, me borxhe, e pavarur ndihmojeni të gremiset.

    1. korcari says:

      Ti o rrap ku ben pjese?RRapi druri shekullor qe simbolizon,rezistencen,rrenjet,inteligjencen etj.I di vete apo ti kane thene?ose i ke degjuar.Qe te vesh epitete duhet ti dish gjerat!E nisim nga epitetet;e dhjere,na sqaro c’fare do te thuash?mosmirenjohese,perse?e palare,ketu duhet te ndalemi pak;duhet te jesh nga shqiperia perderisa shkruan shqip,e palare sa here laheshe ne shqiperi pa ardhur demokracia?sepse grekrit laheshin edhe lahen c’do dite.E zgjebosur,haa haa,une di qe sgjebja ishte prezent ne shqiperi para viteve 90.Parazite,jane morrat,tartabiqet etj qe ishin te shumte ne shqiperi.Pertace,sa ore punon ti edhe gjithe evropa?Pa bese,ne kemi labet te pa bese.Genjeshtare ke genjeu?mashtruese,ke mashtroi?Grua e lindjes,greqia sa per dijenine tende eshte ne jug,neqoftese nuk e di e ke komshi.Turpi i evropes,qe emrin e ka greqisht.Borxhe kane te gjitha shtetet,varet kush ben komande,more vesh o rrap.

      1. I paemërt says:

        Korcari shko futi nje pjate supe tek Kisha e Janulles dhe leri shpjegimet se nuk je nga ata lule ti ti je thjeshte nje ferre nje koqe kandari qe ti ka q…. Janulla qelizat e te menduarit normal

        1. korcari says:

          Nuk desha te te kthej pergjigje ty moj kurve,me 100 pseudonime,por me detyron.Te dukem ndonje analfabet si puna tende!Ndero ate koment njehere edhe meso te shkruash shqip.Te pranuam ne gjirin tone o skorje turku,gelbaze,integrohu edhe mbylle ate bucen se te kam dhjere ty edhe ate rracen tende te qelbur.Shporruni nga shqiperia o mbetje osmane,ajde sihtir pis milet.Beju te fala edhe ketyre kurvave ketu poshte.

          1. Putingopi says:

            Si puna tende? Dhe te mesoje ai shqip? Eh! E hengre supen sot?

      2. korcari says:

        Mos ma vini re se kam rrjedhur

        1. Kafsha says:

          Ku je moj korçarkë e janullës, e papa sotirkës?
          Mos je gjëkafshë gërnetë?

      3. Teuta says:

        Pse di shqip ti?

  4. dmx says:

    Po Cipras ashtu beje si te ta marri mendja ty perzej nga Greqia ndoshta eshte me mire per Greqine provoje nje here ku i dihet. Hajt me kembe te mare

  5. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Ska gje se i fut edi ne shqiperi. Do tja shoh hajrin me vone

  6. sokol says:

    tfg..pou eisai agapi mou.giati dhen milas mori kariola.pou na se weso esena kai ta ardhefaqa sou.poutana

  7. Ambasadori says:

    Mire ua ben, pse I japin borxh kur e din qe si kthen dot.

  8. arjaniti says:

    Te gjithe ne ”shtetet” e vogla kemi qene dhe do jemi ”prone” ose me mire placke tregu qe mund te na perdorin si te duan ”tregetaret” e sistemit te detyruar bankar , na krijojn ”shtete” na japin leke(te helmuar)na veshin me flamur patriotizmi vetem e vetem qe te jemi ”banja”
    qe ata te vine dhe te clirohen duke u ”lare” dhe ”dhier” na shesin arme dhe patriotizem qe te jemi shtete te ”sigurte”dhe te lire por ne te vertete kure skemi per te qene te tille , gjithmone do te jemi te pushtuar te varferuar te detyruar te bejme rolin e te perbuzurit rolin e te ”perdales” je i detyruar eshte ”ligji” i te ”pabesit ” je i detyruar ta zbatosh.
    Sa per CIPRASIN keto qe thote jane vetem filma (kujto qe vetem disa muaj me pare do ndryshonte evropen me idete e tija, por aji qe ndryshoje eshte disa nga shoket e kabinetit te tije )po ben te njejtat qe po benin edhe te tjeret perpara tije bile edhe me vrasese per popullin e thjeshte , mos u genjeni popuj te vegjel gjithmone gjithmone jemi te ”pushtuar” gjithmone,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje