Përveç peizazhit të bukur të Transilvanisë apo valës së re kinematografike, Rumania është më së shumti e përmendur në median perëndimore për luftën kundër korrupsionit.
Shembulli i fundit është një artikull i publikuar nga uebsajti Politico ku shfaqen 28 persona nga shtetet e BE-së, të cilët po “formësojnë, tronditin dhe trazojnë Europën”, në të cilin Rumania u përfaqësua nga Laura Codruta Kovesi, gruaja që po drejton betejën e vendit kundër korrupsionit.
Por përse Kovesi dallon nga të tjerët në Rumaninë bashkëkohore? Përgjigjja është e thjeshtë: jo krejtësisht, por kryesisht për shkak të saj, po ndodh në vend një ndryshim i jashtëzakonshëm.
Disi mentaliteti i njerëzve kët po fillon të ndryshojë, ku qytetarët e zakonshëm po shohin se askush nuk është mbi ligjin dhe se ata nuk kanë përse të paguajnë ryshfet për të marrë atë që i takon.
Në fund të këtij ndryshimi është Drejtoria Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, një organ i krijuar në fillim të vitit 2000 për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë kur Rumania po përgatitej t’i bashkohej BE-së.
Që nga viti 2013, Kovesi ka marrë drejtimin e DNA dhe ka bërë një impakt real. Por si qe kjo e mundur? Së pari, për shkak të presionit nga BE-ja, që po kërkon përputhje rregullatorë dhe nga SHBA, që po shtyn përpara përpjekjet anti-korrupsion si pjesë e politikës së saj në kufizimin e influencës ruse në Europën Lindore, Rumanisë i është dashur të reformojë gjyqësorin dhe të hapë mundësitë e karrierës për avokatët e rinj dhe të ndershëm.
Kovesi, tani 42 vjeçe, ishte një prej tyre.
Një lojtare e njohur basketbolli në adoleshencë (sporti më mësoi të përqendrohem dhe të luftoj për fitore,” ka thënë Kovesi) ajo u rrit në radhët, duke u bërë kryeprokurore e Rumanisë për gjashtë vite përpara se të merrte pozicionin në DNA.
Shumë patën frikë se ajo nuk do të qe në gjendje ta çonte agjencinë përpara, por grupi i rasteve të nivelit të lartë është rritur ndjeshëm.
Vitin e shkuar, DNA siguroi dënimin e 24 kryebashkiakëve, pesë deputetë, dy ish-ministra dhe një kryeministër, Adrian Nastase, pa përmendur më shumë se 1000 individë të tjerë, përfshirë gjykatës dhe prokurorë.
Këtë vit, 15 deputetë të tjerë u hetuan, katër prej të cilëve ish-ministra, përfshirë ish-kryeministrin Viktor Ponta, plus kryebashkiakun e Bukureshtit, Sorin Opresku dhe zyrtarë të tjerë të rankut të ulët.
Vepra të tilla nuk po kalojnë pa u ndëshkuar.
Kovesi shpesh përballet me sulme rreth jetës së saj personale në disa media ose akuzohet se edhe ajo vetë merr ryshfete. Për më tepër, DNA është akuzuar si me qasje politike, megjithëse agjencia ka goditur me sukses shumë politikanë nga të dyja palët e shumicës parlamentare.
Por sfidat më të mëdha të prokurorëve vijnë nga politikanët. Edhe pse ata me zë thonë se mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, në praktikë politikanët shpesh përpiqen të ndryshojnë legjislacionin në mënyrë që të kufizojnë gamën e investigimit të DNA.
Në situata të tilla, DNA ose vetë Kovesi ka dalë në publik dhe ka mbajtur një qëndrim. Dhe ka funksionuar, për shkak të mbështetjes së fortë të publikut.
Organi anti-korrupsion tani është mes institucioneve më të besueshme në Rumani, bashkë me kishën dhe ushtrinë.
Një sondazh i fundit sugjeroj se mbi 60 për qind e rumunëve i besojnë agjencisë, ndërsa vetëm 11 për qind i besojnë parlamentit.
Çfarë po bën DNA dhe Kovesi në vitet e fundit është unike, të paktën në Europën Lindore dhe pasojat nuk janë ende plotësisht të dukshme.
Njerëzit i kanë parë se zyrtarët e lartë më herët të perceptuar si të paprekshëm janë arrestuar, por shumë prej tyre nuk kanë ende besim total se fushata aktuale reformiste nuk do të përmbyset.
Njëkohësisht, korrupsioni mbetet një pjesë e jetës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Është më së shumti i zakonshëm në pagesat për të marrë mjekim, për të mbaruar punë në zyrat qeveritare, për të kaluar shkollën ose provimet e universitetit.
Demonstratat kundër korrupsionit dhe inkompetencës së fundmi çuan në dorëheqjen e qeverisë së ish-kryeministrit Viktor Ponta.
Por ndryshimi i zakoneve të korrupsionit si dhe një sistem politik disfunksional mbetet një projekt i gjatë dhe i vështirë.
Po mire more te uruare ,a kam te drejte te pyes une: Kjo mor shqiperia ime nuk paska nje burre te vertete te beje drejtesine kur ne rumani e bekerka nje grua????????????????????????
Tomorri, eshte shume e thjeshte, ne shqypot nuk jemi burra, jemi te dobet, me vese, nuk kemi kurajo per ndryshim, qe te ndryshosh duhet kurajo, guxim, burreri.
Dhe ndryshimi fillon nga vetja, jo nga qeveria. Kur shqypot te fillojne te ndryshojne veten e tyre, atehere mund t’u kerkojne politikaneve te ndryshojne.
Keta politkane pisa qe kemi ne, i kemi zgjedhur vete, dhe po ne vete i mbajme ne pushtet, qe te tallin bythen me ne. Jemi popull pa kerkesa, na mjafton te hame nje krodhe buke, te rrime gjithe diten pa bere gje dhe te shajme dhe vrasim njeri tjetrin, nuk kemi kerkesa ndaj jetes tone, qe te ndryshojme jetet tona.
Dhe politikanet e vene re qe ne jemi dele dhe sillen me ne si ujqer. Kur shqiptari te filloje te mendoje ndryshe dhe t’a shohe jeten ndryshe, atehere do shohim edhe ndryshimin ne politike.
Rumania shume shpejt ka per te qene Vend Lider ne Europen Lindore. Vend me rreth 25….30 milion banor. Industria e Rende po Rimekembet, duke filluar prodhimi i Makinave dhe Autotraktorve, Flota e saj Detare eshte nga me te medhate ne Detin e Zi. Vend prodhus i Naftes, por gjithcka ishze zhytur ne Anarki e Korrupsion, fije te cilat ishin ngatrruar kan filluar te Ç’ngatrrohen fal luftes kunderr korrupsionit dhe paligjshmerise.
hahahaha,po si ore krahasoni nje kristiane me nje korrak sunit si Balla….!!!??
ne cilin shtet arab funxionon DREJTESIA!!!??? qe te funxionoi ne Shqiperi….!!!
kurre dhe ne asnje vend……….
nuk krahasohemi ne dot me rumunet qe u vrane me mijera ne Timisioara per demokraci dhe e vrane si qen diktatorin e tyre.te ne ndryshon puna diktatura na dhuroi kte lloj demokracie per interesat e veta.ne jemi popull legen e frikacak.behemi trima kur e dime qe sna hyn gjemb ne kembe.
TE GJITHE PROKURORET E SHQIPERISE DUHET TE NDEROHEN DHE TE HETOHEN NGA DJEM TE RINJ TE SHKOLLUAR JASHTE SI EDHE GJYQTARET, ME PAS DO TE SHIKONI REZULTATIN…!! VETEM KESHTU PO TE DOJE USA MUNDE TE BEHET SHQIPERIA!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Qe shqiptaret jane dhjaksa, me dhjaksa se greket sumzi, kete e di gjithe bota.