Të dyshuarit për terrorizëm në Maqedoni mohojnë akuzat

8 Dhjetor 2015, 17:38Rajoni TEMA

Të 29 burrat e akuzuar se ishin pjesë ose ndihmuan grupin e armatosur që u përlesh me policinë në Kumanovën e përzierë etnikisht në maj të këtij viti thanë në gjykatën e Shkupit të hënën se ata nuk ishin terroristë.

Të dyshuarit etnik shqiptarë mohuan akuzat dhe thanë se shkëmbimi i zjarrit ishte ndodhi për shkak se ata po mbronin veten nga policia.

Avokatët e tyre u ankuan gjithashtu se klientët e tyre janë marrë në pyetje në mënyrë çnjerëzore nga policia dhe se oficerët e policisë i kishin rrahur ata për disa ditë me radhë, pa lejuar që atyre t’u jepej ndonjë ndihmë mjekësore.

Naser Raufi, njëri nga avokatët e të pandehurve, tha se ai “nuk ka parë ndonjë provë për krimin” për të cilin akuzohen klientët e tij.

Policia speciale ishte e pranishme kudo përreth kompleksit të gjykatës dhe në qendër të qytetit gjatë seancës së hapur dëgjimore.

Prokuroria këmbëngul se grupi ishte i mirë armatosur dhe se ishte mbikëqyrur në mënyrë intensive para se përpjekja e policisë për të arrestuar këta njerëz u shndërrua në një përleshje të përgjakshme.

Të hënën e ardhshme gjykata do të vendosë nëse do të pranojë akuzat për terrorizëm dhe të vazhdojë më tej gjykimin e tyre.

Një shkëmbim dy ditor zjarri midis policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovën me etni të përzier më 9 dhe 10 maj la 22 të vdekur, duke përfshirë edhe tetë oficerë policie. Policia tha se ata po kërkonin një grup “terrorist” të mirë armatosur i cili kishte planifikuar sulme në Maqedoni.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në sfondin e një krize të thellë politike në Maqedoni, e cila vërtitej rreth pretendimeve të opozitës se kryeministri Nikolla Gruevski urdhëroi mbikëqyrjen e paligjshëm të rreth 20,000 njerëzve. Disa kritikë akuzuan autoritetet se e kishin përgatitur këtë komplot të dhunshëm për të larguar vëmendjen nga kriza.

Ditë pas shkëmbimit të zjarrit, ministrja e brendshme maqedonase Gordana Jankullovska dhe shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov dhanë dorëheqjen, edhe pse ata këmbëngulën se nuk kishte lidhje me çështjen e Kumanovës.

Rreth shtatë muaj pas përleshjeve në Kumanovë, mbeten ende pa përgjigje pyetje se kush fshihej pas grupit të armatosur, cilat ishin qëllimet e tij politike dhe ç‘lloj sulmesh po planifikonin ata.

Dyshimet se shkëmbimi i zjarrit ishte një sajim politik për të larguar vëmendjen nga kriza politike që ka tronditur qeverinë e Gruevskit gjithashtu mbeten të pa trajtuara.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, kanë mbështetur thirrjet vendase për një hetim ndërkombëtar për përleshjet fatale.

Ndërsa autoritetet maqedonase i konsideruan personat e armatosur si terroristë, shumica prej tyre, të cilët vinin nga Kosova fqinje, janë varrosur si heronj nga grupet e veteranëve të luftës të Kosovës.

Në vitin 2012, Maqedonia kaloi një konflikt të shkurtër të armatosur midis rebelëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë.

Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, e cila u siguroi më shumë të drejta shqiptarëve të cilët përbëjnë një të katërtën e 2.1 milionë banorëve të vendit.

2 komente në “Të dyshuarit për terrorizëm në Maqedoni mohojnë akuzat”

  1. Sharmuta says:

    Fuck you myslim terrorists!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    https://www.youtube.com/watch?v=pNLCbzkTFXw

  2. Babadimri i Drenicës says:

    Shkuan për lesh këta djem nga mosdija ose nga lakmia për lek.
    Me mir ata të vrarët se këta të gjallët që do dënohen me burg të përjetshëm dhe veç sa i shkatërrojnë edhe me shumë familjet e tyre financiarisht dhe psiqikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje