Spitali i Shkodrës, 5 milionë dollarë investime

16 Dhjetor 2015, 16:09Sociale TEMA

Spitali rajonal i Shkodrës është duke u shndërruar në një model të ri të shërbimit mjekësor, modern e bashkëkohor, tërësisht i shndërruar, falë investimeve të shumta të bëra në dy vitet e fundit.

5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato të parashikuara së shpejti, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin.

Ky spital ofron së fundi, një gamë më të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostifikuese dhe kuruese të teknologjisë më të avancuar.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në spitalin e Shkodrës ku inspektuan pavionet e reja të tij, si dhe biseduan me stafin e mjekëve dhe infermierëve.

Shërbimi i pediatrisë, do të rehabilitojë pacientët e vegjël në një repart tërësisht të ri reanimacioni, të pajisur sipas standardeve më të larta europiane të shërbimit ndaj pacientit, me shtretër dhe aparatura monitoruese.

Po ashtu pavioni i kardiologjisë është njëri prej investimeve më të rëndësishme në këtë spital. Shërbimi i ri ofron mundësi që pacientët të kryejnë aty, të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe me cilësi të lartë, si dhe të trajtohen në repartin e ri të Reanimacionit.

Qendra për koronarografinë, e cila do të nisë nga puna në fillim të vitit të ardhshëm, është e para qendër e tillë jashtë Tiranës, që do t’u vijë në ndihmë, jo vetëm banorëve të Shkodrës, por edhe të gjithë Veriut, duke shmangur radhët e gjata të pritjes në spitalin e Tiranës.

Investimet për kardiologjinë arrijnë rreth 75 milionë lekë.

Investime të rëndësishme janë realizuar edhe në kabinetin e diabetit, për të cilin mjekët informuan se fillimisht u konceptua si dhoma e edukimit për diabetin, e cila sensibilizonte pacientët e shtruar në të gjitha pavionet për rrezikshmërinë e sëmundjes dhe që në të ardhmen do të vijojë me edukimin e pacientëve ambulatorë.

 Gjithashtu kabineti i kimioterapisë dhe shërbimit paliativ, aktualisht ambulator, ka marrë vëmendjen maksimale përsa i përket investimeve.

Mjekët informuan kryeministrin se aparatura e kimioterapisë është në spital dhe se stafi i infermierëve është i trajnuar për të filluar nga puna. Nga marsi i vitit që vjen pacientët e rajonit të Shkodrës me sëmundje tumorale që kanë nevojë të kryejnë kimioterapi nuk do të udhëtojnë deri në Tiranë për të marrë këtë shërbim, por do ta bëjnë atë në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë që këto ditë do të përfundojë puna për instalimin e rezonancës magnetike, për të cilën mjekët u shprehën se do të ketë impakt të madh tek popullsia, duke iu mundësuar atyre një shërbim shumë të nevojshëm.

Duke e vlerësuar këtë si një prej investimeve më të rëndësishme, në tërësi për shërbimin spitalor rajonal, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se për vetë peshën që kanë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimit të tyre iu është kushtuar një vëmendje e veçantë, në politikat shëndetësore. Ministri tha se paralelisht me vënien në funksion të kësaj qendre po punohet edhe për plotësimin e burimeve njerëzore.

Kështu, vitin e ardhshëm do të investohet në reanimacionin e përgjithshëm me një financim të Bankës së Këshillit të Europës rreth 47 milionë lekë.

“Është një nga investimet më të rëndësishme të bëra, jo vetëm për spitalin e Shkodrës, por përgjithësisht për shërbimin spitalor rajonal. Sëmundjet kardiovaskulare për peshën që kanë e meritonin këtë vëmendje. Do të hapim në fillim të vitit të ardhshëm qendrën e parë të koronarografisë jashtë Tiranës për t’i ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës, por dhe një pjese të mirë të Veriut mund t’i shërbejë si qendër referimi për t’i shkurtuar edhe radhët e pritjes që janë sot në Tiranë. Sigurisht, jemi të angazhuar që të plotësojmë nevojën për burime njerëzore. Bashkë me funksionimin e këtij kabineti me reanimacionin e kardiologjisë lart, me mbështetjen që do t’i japim me infermierë dhe mjekë, si dhe me materialet mjekësore të nevojshme, vitin e ardhshëm të fillojë të funksionojë këtu. Janë 7-8 shërbime që në spitalin rajonal të Shkodrës po investohet, janë investuar apo do të vazhdojnë të investohen vitin e ardhshëm, si; reanimacioni i përgjithshëm, i pediatrisë, kardiologjisë, shërbimi paliativ. Duam të fillojmë vitin e ardhshëm kimioterapinë për pacientët me sëmundje tumorale. Pra, ta afrojmë në Shkodër në mënyrë që ato të mos lëvizin drejt Tiranës. Në imazheri, këto ditë do të përfundojnë punimet për vënien në punë të rezonancës magnetike, që edhe kjo do t’i ndihmojë shumë mjekët, dhe pacientët. Pra, me gjithë këto investime që po bëhen janë 5 milionë dollarë që e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të referimit të Veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin” – u shpreh ministri Beqaj.

 Teksa vizitonte  pavionin e reanimacionit të kardiologjisë tërësisht të ri kryeministri Rama bisedoi edhe me një paciente të shtruar aty.

“Kushtet janë tamam, doktorët janë të mirë, falë edhe jush”, tha ajo.

Rama iu përgjigj me humor se, “Jo jo unë s’kam bërë ndonjë gjë. Doktorët kur merren me mjekësi janë shumë të mirë.”

7 komente në “Spitali i Shkodrës, 5 milionë dollarë investime”

  1. Lani says:

    Meqe filluat te investoni ne spitale, ju kujtoj te mendoni per kete te Fierit. Jemi nga qytetet kryesore ne vend qe paguajme taksa e tatime. Beni edhe per ne dicka.

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      ec perpara EDI RAMA..vetem rilindja me ne krye ty mund ta shpetoje kete popull !!!!nuk jam tifoz por kuptohet njeriu qe i vjen era njeri,jo Sali i dgjeneruari.

    2. ik o xhaxhi says:

      po perse te bejne per ty dicka keta bythqiret qe kane ardhur ne pushtet, kur Fieri dhe rrethinat i votojne me fanatizem keta kurva, pavaresisht se asgje nuk kane bere nder vite per ate qytet, qe eshte nje nga qendrat e industrise dhe bujqesise ne shqiperi? perse te bejne gje per ty keta gruaqiret e PS kur fieri dhe rrethinat jane bastion i begate e i verber votuesish, te cilet nuk kerkojne asnje gje per veten e tyre. kur ne krye te njeres prej bashkive me te medha ne vend jane vene gjithmone njerez ose pa shtylle kurrizore ose maskarenj kaliblri. pyete njehere ku eshte Erion Bytha i cili peruronte me buje e pohe Shkollen Industriale (baza prodheuese e se ciles ishte nje nga me te mirat ne vend per ekzigjencat e saj dhe jo vetem qe u zaptua po edhe s’dihet c’fund paten makinerite e pajisjet mbi te cilat zaptuesi nuk kishte asnje te drejte pronesie) dhe si i vajti filli peurimit. pyet njehere si jane katandisur industrite e fierit kush dhe si i menaxhon (baterdine e saliut e dime te gjithe) nen qeverisjen e ndricuar te ketyre putanave qe kane ardhur tani ne pushtet. pyet njehere ku jane socialistet e ndershem fierake te cilet per hir te ketyre rrospive, kane duruar presionin e kercenimet e rrugacerise se saliut (te cilit per kete te pakten duhet ti njohim meriten qe nuk i ka braktisur pothuajse kurre te tijte ndersa keta maskarenj vetem i kane braktisur). e kam pare fatkeqsisht spitalin e fierit dhe gjendjen e mjere ne te cilen ndodhet spitali i njerit prej qyteteve me te rendeshime te Shqiperise dhe sinqerisht mezi i kam mbajtur lotet kur e shikoj c’behej e ne c’gjendje ishte katandisur ndersa pak dite me pare maskarai qe kapardiset ne karrigen e k.ministrit si kaposhi maje mutit i zgjaste chekun 2 milione euro kompanise italiane e cila gjoja kish pesuar deme nga permbytja, ndersa ende nuk kemi pare tu demshperblehen pasurite e demtuara nga permbytjet, fshatareve te thjeshte nje pjese e mire e te cileve me ato qe u mori permbytja siguronin mbijetesen (se per jetese nuk behet fjale). ndaj sh e zgjata po derisa e votoni qorrazi e derisa vazhdoni ti luteni te denjohet t’ju jape ate qe ne te vertete eshte e juaja dhe harroni qe keta kurva para se te vijne perpara atij elektorati me ato permasa qe shpeshhere percaktojne fitoren a humbjen, duhet ta pyesin mire pidhin e semes. MIRE UA BEJNE DHE ME KEQ E GJETSHI

  2. Miri says:

    Nje lajm i mire. Uroj te mos i prishin, sic e kane zakon

  3. titi says:

    Kush nuk ka sy, te mos shikoje, kush nuk ka veshe te mos degjoje, EDI ec perpara, vetem ti mund ta besh kete vend. Ata llapaqenet, le te hajne veten nga e zeza qe ua ka mbeshtjelle trurin, por qe do t’i fundos gjithmone e me shume ne llumin e vet.

  4. sadija says:

    Aty i ka derguar fondet Ilir Beqe hajduti sepse drejtoresha rajonale e spitalit Shkoder Dhurata Uruci eshte gruaja e nje hajduti tjeter Genc Urucit te hipotekave. Ky Genci ka patur fatin t’i tregoje Ilirit se eshte shok i mire ne hajdutlleqe dhe gojembyllur kur me firmen e tij te ndertimit rikonstruktoi insitutin e sigurimeve shoqerore ne 2006 kur ky shoku Beqaj ne ate kohe ishte zoti Beqaj drejtor i Sigurimeve Shoqerore dhe hiqte socialistet nga puna. Ndaj mos e lodhni koken se kush po’ pyet per votues e votime more shoku, dihet se shqiptaret turme jane. Tani eshte momenti i vjedhjes spektakolare per Beqet me shoke.

  5. mir says:

    sa genjeni……..faleminderit o 1 prilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje