Zyrtare: italianët Snam bëhen aksionerë të TAP-it

18 Dhjetor 2015, 12:33Ekonomia TEMA

Kompania italiane Snam S.p.A ka përmbushur blerjen e 20 % të interesave të aksionerëve norvegjezë që hoqën dorë, Statoil, në projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Si rezultat i kësaj, tashmë aksionerët e rinj janë të ndarë në: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%),Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%), raporton Monitor.

“Të pasurit të kompanisë Snam në këtë projekt do të vijojë të zhvillojë më tej pozicionin strategjik të TAP, si një projekt i mirëfilltë europian, që do të transportojë gaz në këtë treg të ri europian”- ka deklaruar Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha azere e Shah Deniz II në Europë. Rreth 870 km i gjatë, gazsjellësi do të lidhet me TANAP në kufirin greko-turk, do të përshkrojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe do të kalojë në Detin Adriatik gjer në Italinë Jugore.

2 komente në “Zyrtare: italianët Snam bëhen aksionerë të TAP-it”

  1. druni says:

    byth byth shyqyr, i linj trami ne firenze shkoi rreth 15 vjet, vaj me det ky tap sa do shkoj, mbase 150 vjet, po qe per italine me mire futja vrapit.

  2. Hekuran Teneqja says:

    Hahahahaaa ama e moren italianet ?! Filluan dhe dallaveret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje