Kompania Albetelecom merr nga xhepat e shqiptarëve, plot 1 milion dollarë në muaj vetëm nga tarifa fikse prej 700 lekësh në muaj. Ndryshe nga vendet e rajonit, Albtelecom rezulton të jetë e vetmja kompani që nuk ofron asnjë paketë për njerëzit në nevojë dhe pensionistët.
Kompania që ofron shërbimin e telefonisë fikse në Shqipëri, Albtelecom u merr xhepave të shqiptarëve miliona dollarë në vit.
Vetëm nga tarifa fikse mujore, në një përllogaritje duke iu referuar edhe numrit të abonentëve, Albtelecom përfiton plot 1 milion dollarë në muaj.
Ky marzh fitimi tepër i lartë nuk ofron asnjë shërbim për klientët, pasi tarifa prej 700 lekësh në muaj është pa e përdorur telefonin fiks.
Në këtë mënyrë, Albtelecom kthehet në të vetmen kompani në rajon që përfiton miliona dollarë në vit dhe pa asnjë kontroll nga autoritetet mbikqyrëse.
Elona Shahini, eksperte ekonomie: “Ajo që nuk duhet të lejojnë autoritetet mbikqyrëse të këtij sistemi, përgjithësisht AKEP dhe Autoriteti i Konkurencës, është që Albtelecom të mos abuzojë me pozitën e tij në treg dhe mos të krijojë pozitë dominuese në treg duke thithur shërbimet kryesore dhe më pas të abuzojë me nivelin e çmimit që ai aplikon”.
Teksa Albtelecom rrit fitimet, shtresa e mesme dhe e tretë është ajo që preket më tepër nga rritja e tarifës fikse.
Duke parë vendet e rajonit, Mal i Zi dhe Serbia ofrojnë gjysmën e çmimit të paketës bazë për familjarët të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar. Ndërkohë në Shqipëri,
Albtelecom jo vetëm nuk është kujdesur për këtë shtresë të shoqërisë, por brenda pak viteve ka rritur disa herë tarifën fikse, duke e vështirësuar edhe më tej gjendjen financiare të abonentëve familjarë.
Elona Shahini: “Luksi që ka Albtelecom për shkak të pjekurisë së biznesit dhe të shërbimit që ai ofron duhet patjetër të përgjysmojë për kategori të veçanta tarifën që ai ofron dhe jo të abuzojë me kontratat që ai lidh, duke mbajtur të varur për një vit abonentët e tij. Rëndësia që ka në buxhet një rritje e tillë tek familjarët dhe përgjithësi tek shtresa e tretë e popullsisë që janë përgjithësisht pensionistët, është një rritje që nuk përkon as me rritjen e pensioneve, plus që janë rritur edhe çmimet e tjera të konsumit të cilat bëhen të pa përballueshme.”
Sipas statistikave të AKEP, mbi 1500 mijë abonentë kryesisht të moshës së tretë, largohen çdo muaj nga telefonia fikse e Albtelecom për shkak të tarifës së lartë mujore prej 700 lekësh.
Në ditët në vijim do të shprehet edhe Autoriteti i Konkurrencës për pozitën dominuese në treg të Albetelcom./ Ora News
ceshtje reklame kjo. mos bini ne nivel te ora news
He mo turkoshaker, e shikoni cben djali i bab Erdoganit? Na do te miren
Turkoshaket e sateme ore shkerdhate grekofile shko gjej turkoshaket tek brima sateme andej nga ka dalur pjelle e skaduar
He mo shpellar Ramy, te ardhi keq e? ?
Shteti me keta qe kane monopolet te merret sepse nuk japin as kuponin tatimor si Albtelekomi edhe OSHEE qe jane pasuri kombetare dhe i dha Saliu me Nanon per interesat e tyre ndersa sot futen ne burg per kuponin tatimor bisneset e vogla dhe te mesme kur 90% e bisneseve japin 10% te buxhetit kurse 10% bisnes i madh jep 90% te buxhetit ku hyjne edhe keto qe jane monopol dhe po te paguajne taksat sipas xhiros reale keto 10% nuk ka nevoj vendi yne qe te kerkoje taksa nga bisneset e vogla dhe te mesme por vetem te paguajne sigurimet shoqerore dhe shendetsore sepse vetem 3 milion banore jemi sa nje lagje e qyteteve europiane dhe eshte fatkeqesi e madhe qe jemi akoma RRUMPALLE si ne mesjete.
Eshte koplente genjeshter, une këm vet ne shpi net nga albtelecomi, albtelecom vertet e ja tarifen 700 leke, por brenda 700 lekshit perfshihet internet 1mbps pa limit,modem free,60 min kombetare&nderkombetare,dhe nga ora 20:00 deri 08:00 falas brenda rrjetit Albtelecom&Eagle.
Shume benefite me pak leke.
Ma gjej pak kete infon te faqja zyrtare please.
mashtrues. tarifa fikse perjashtohet nga oferta. shume prinder nuk e dine te bejne oferte dhe vazhdojn me tarife fikse.
Xhaguar,per te mos ju thene se genjeni,po ju them,nuk thoni te verteten…
Albtelecom esht nje kompani teresisht hajdute….
Kontrata me Albtelecom eshte ne emrin e vjerres time,teresisht e semure dhe e pamundur te dale jashte shtepise,kemi kerkuar te nderpresim kontraten por eshte e pa mundur.Punonjesit nuk pranojne dokumentacionin qe verteton se plaka eshte e semure,karten e saj te identitetin,librezen qe tregon se jane paguar rregullisht detyrimet etj,punonjesi kerkon te shohe personalisht te moshuaren cka eshte e pa mundur nga ana e jone te marrim nje te semure me ambulance ta dergojme tek punonjesi i Albtelecom nderkohe vazhdojme te paguajme rregullisht tarifen 700 lek te mirembajtjes ndersa sherbimet brenda kesaj tarife nuk ekzistojne….cdo impuls i shpenzuar paguhet…Ndaj,nuk thoni te verteten,me vjen keq !
Ja fushata groteske e radhes, tipike per mediat shqiptare kur ju heqin reklamen.
Dakort me ty per median qe e japin lajmin per interesin e tyre, por eshte fakt qe eshte abuzim dhe vjedhje
e ku eshte fakti ketu se vetem fakte qe nuk po lexoj. Ashtu si ne gjithe boten tarifa fikse ekziston per nje arsye shume te thjesht…mirembajtje rrejti dhe kosto sherbimi. Ku e keni pare sherbimin falas qe ju duket vjedhje kjo!????
Ska pas ndonjehere reklam te albtelekom ketu tek tema. Vetem amc dhe vodafone me sa mbaj mend une. Gjithsesi edhe sikur ca do te te thuash me kete qe nje gazete kur tregon nje vjedhje eshte gabim??
Pikerisht se nuk ka pasur ndonjehere reklame te Tema, ndaj eshte riprodhuar nje lajm qe ne fakt eshte bere nga Ora News. Ndroqi TV ka ca dite qe ka nisur nje fushate kunder Albtelecom dhe arsyeja merret lehte me mend. Do ishte mire qe media te merrej realisht me te drejtat e konsumatorit, por te vjen ndot kur keto perdoren si pretekst ne funksion te interesave banale. Sebepi qe kane gjetur eshte qesharak. 700 leke ne muaj kundrejt 60 minutave kombetare, komunikimit falas off peak dhe nje linje baze interneti nuk jane tarife e shtrenjte dhe as abuzive. Edhe nqs.mund te jete shtrenjte per shtresa te vecanta, politikat sociale nuk i ben as Albtelecom, qe eshte kompani private dhe as AKEP.
Journalist,paketa 700 lek nuk ka asgje te perfshire me perjashtim te detyrimit per te paguar..! Ndersa te shkeputesh kontraten,eshte e pa mundur.Albtelecom eshte nje compani teresisht hajdute dhe kjo replike me Juve eshte e dyta per te njejten teme.Problemi eshte se jam i indinjuar qe mbroni nje compani hajdute .Mund te jeni i paguar,esht epuna juaj por ne nje forum si ky ketu,nuk eshte mire te thuhen te paverteta..
Kjo eshte vjedhje e paster qe i behet ketij populli. Abuzojne me klientet te cilet nuk duan ti mbyllin nr per shkak te ketij sherbimi te hershem. Takse 700 eshte budalliku me i madh qe populli perballon,dhe mire tu behet meqenese e mbajne hapur akoma nr fiks. Me 700 lek ben oferte mujore ne v.club,dhe kursen para (700lektakse+noi tarifim shtes)
Albtelekomi fiton shume me teper per penalitetet qe aplikon ne menyre te njeanshme. Une pata nje kontrate dyvjecare duke marre sigurine se edhe kur te nderroja adrese sherbimi do te me ofrohej dhe ne momentin qe nderrova adresen, jo nuk mu ofrua sherbimi por me dhane edhe nje penalitet prej 12.000 lekesh per prishje kontrate. A thua se ishte per faj timin? Po fundja mire fort na e bejne,
Eshte genjeshter ! Me oferten 700 lekeshe keni internet + 2000 min kombetare ( Alb dhe Eagle ) + 60 min Nderkombetare dhe me Telecom,Plus,Vodafone
Ore ca oferte,po flasim per taksen ktu. Si nuk e gjej kund un ket infon qe po na jepni ju
mashtrues
Nuk është hiç gënjeshtër por e vërtetë e pastër.
Unë posedoja një numër të Albtelecom dhe e zgjidha kontratën sepse pa folur as një minutë muaj për muaj paguaja 700 lekë të reja.
Kjo është vjedhje e pastër.
po kur ke te drejt ta lesh nuk eshte vjedhje moj josephina… kompani private eshte ajo. po deshe merre po deshe lere
Zyhdi, nuk eshte po deshe mere po deshe lere. Ky eshte abuzim!!!
LUltimo mos genje,eshte shume e vertete qe Albtelekom eshte kompania me mashtruse dhe me tarifat me te larta.mezi presim te perfundojme kontraten me keta hajdute
dy gjysherit e mi kan lidhur nje kontrate me Albtelecom per nje afat 2-vjecar per paketen TV por qe kishte dhe Internet(qe sdin as ta perdorin kuptohet mosha 80-85 vjec, ne fillim te tetorit dekoderi eshte djegur dhe kemi bere ankese per mosfunkionim e tij. Pas ankeses ka ardhut tekniku I Albtelecom I cili verifikoi defektin e pajisjes dhe tha se dekoderi duhet zevendesuar por eshte jasht garancise dhe duhet blere I ri.( theksoj se aparatura eshte instaluar nga albtelekom dhe kishte vetem 15 dite qe garancia kishte mbaruar). Bera ankese tek dyqanet e albtelecom M.Shyri dhe ish blloku ku mu perjashtua ne menyre kategorike zevendesimi I dekoderit me nje tjeter funksional edhe pse kontrata eshte 2 vjecare dhe per nje sherbim qe nuk kemi vazhdojm te paguajm 1600 leke te reja ne muaj. tentova te zgjidh kontraten me thane qe duhet te paguash dermshperblim 10000 leke te reja.
Ky eshte Albtelekomi nje mashtrues,
po normal qe do blesh aparat te ri. edhe sikur nje ore te kishte qe kishte mbaruar garancia je e detyruar te blesh dekoder te ri. ca do te thote kjo qe kishte vetem 15 dite qe kishte mbaruar garancia!??? per aq kohe sa ke lidhur kontrate do ta paguash se nuk te fal gje njeri sot. gjysherve 85 vjecare do te ishte mire tja plotesonit kushtet e ti vendosnit decoder te ri, se ato kafet tuaja nuk I lini pa pire, ndersa gjysherit I lini pa televizor. sa ankohesh ketu shko me vrap dhe bli dekoderin per gjysherit se e meritojne te shikojne televizor me shume se ty dhe kushdo tjeter…..
Tipik. Oriental. Po te kesh ndonje problem me ta te flasin me miresjellje dhe me premtime, bile te thone se biseda regjistrohet,por nga eksperienca personale dymujore qe u mora me ta, konstatova se te gjitha ishin tallje b….dhe ishte krejt e pamundur jo vetem te mbaronje punen kur e drejta ishte 100% ne anen tende, por as dhe nje adrese ku mund te adresoheshe diku me lart. Thjesh problemi fillonte dhe mbaronte tek operatori qe te lante dhe te lyente por gjithmone ishe ti i humburi. Dhe me e tmershme ishte se e ndjenje vehten te kapur rob nga kontrata. Kesbtu eshte kur per telefonine fikse qe nuk ka alternative, se po te ishte per sherbimet e tjera kure nuk do te shkelnja ne zyrat e kesaj kompanije. Keshtu eshte kur shteti nuk e can koken per shtetasit e tij.
Cfare di ti per orientin qe te duket sikur i ofendon dukeni thene oriental? Po mentalitetit dhe mendimeve te tua te prapambetura si do tja vesh emrin? Sigurisht qe do jesh i lidhur pas kontrates pse cfare kujton ti se mund te shkepusesh kontraten sa here te duash? Pikerisht ai eshte edhe qellimi i kontrates se nga ajo kontrate te dyja palet kane edhe te drejta por edhe detyrime qe duhet ti permbahen ama….
Mit’hati- “Mentaliteti” i shqiptarit sot ka ndryshu komplet: PERLIGJ VJEDHJEN! si Zydiu. Nuk i kuptoj disa “komentues” qè thonè se “nuk u vidhkan nga Telekomi”, kur vidhen dhe janè vjedhur prej vitesh e vidhen, jovetem nga telekom, por nga tè gjitha shoqèrit celulare “po vidhen si nè Harados!”, nè tè gjitha llojet e shèrbimeve! Kjo “sèmundje” e tarifès sé shèrbimit u transpalntua nga Italia dhe Greqia… Po no Itali Autoriteti funksionon; e denuan kompanin tè mè dèmshpèrblem me 2000 Euro pèr dèmin. Unè kèto i mora! Po kètu vetèm mè vjedhin. Kjo vjedhje i bèhet ç’do shqiptari. Kètè vjedhje skandaloze e kam ngritur dhe denoncuar (duke e protokolluar ankesèn) para titullarit t’Autoritetit (z.Pèrparim Xhixha) dhe jusistève tè tij. Mè than se “Je i vetmi shqiptarè qè po ankohesh pèr njè gjè tè tillè, pèr vjedhje!”. Unè i solla fakte dhe prova dhe Autoriteti (AKEP) e mbylli problemin pèr arsye korruptive… Dhe sè fundi kam bèrè denoncim po nè AKEP (me dt.21.5.2015 tek zotèria Altin Rrapaj) dhe nuk kam marè pèrgjigjen po pèr tè njèjten arsye korrupsioni….I duhen prerè krahèt vjedhsve!
Pershendetje
Tarifa prej 700 lekesh eshte rritur qe familjet qe perdorin akoma vetem linje telefoni per shtepi te shtyhen kundrejt ofertave me internet dhe Albtv. Eshte taktike Marketingu dhe jo vjedhje. Ne kete 700 lekesh perfshihet mirembajtja e rrjetit, kabllove dhe fibrave te shtrira kudo ne Shqiperi. kostoja e mirembajtjes se nje abonenti qe perdor vetem telefon eshte e njejte edhe me ate qe ka 3 sherbime tel+intern+albtv Gjithashtu rregullorja e AKEP te lejon te mbash tarifa te larta nese ti investon. Dhe Albtelecom ka investuar ne rrjetin e plote te fibrave ne te gjithe Shqiperine, 3G dhe 4G pa permendur investime te tjera brenda infrastruktues se kompanise qe nuk jane te dukshme per syte e perdoruesve.
Gjithashtu eshte e vertete qe Albtelecom ofron falas internet me 1GB limit per keta perdorues dhe mjafton te vish te marresh modemin ne dyqan dhe te firmosesh kontraten.
Znj/Znjsh ekonomistja eshte dukshem e painformuar dhe amatore mbi tregun dhe artikulli eshte i qellimshem per te njollosur Albtelekom (qe Albtelekom ti paguaje per ndonje reklame gazetes ?
Tung
edhe ti qellimshem po komenton (meqe merr rroge nga albtelekomi) ndryshe sdo te te behej vone dhe te rrije komentoje ktu ? kshu qe sna the gje more punonjes.
Ky lloj marketingu eshte abuzues. Ke menyra te tjera te shtysh klientet te bejne me shume kontrata me ty. Afroji, jepu sherbim cilesor dhe vijne vete,paguajne edhe me shume. Albtelekom qe kur u morr nga turku,e filloi te na sillte fatura me nga 5000-6000all ia vuri vulen vetes si kompani abuzuese.
POETI RILINDAS: O Zot ti qe bere derrin dhe arine,cfare pate qe bere Turqine…
Ryshfetin,mashtrimin,dembelizmin e kemi “peshqesh”nga turqit.
O te shkretet ju qe paskeni mbetur pa lajme. Erdhi fundi i vitit e doni te bini ne sy me shpifje. Po ikni ore informohuni mire nje here pastaj flisni. Po ne qe kemi internet pa limit e minuta nderkombetare e kombetare sa te flasesh e mos te te dali koha. Kush ti dha leket per kto shpifje???
Pa e provuar kollaj te flasesh mor byrazer. Po kur nuk ke informacion me mire ik fli gjume pse lodhesh duke e quajtur veten gazetar
Albtelecomi per mendimin tim ti hedhi ne gjyq me tema e ora news qe mos te kene mundesi me te ngrene koken.
Ju erdhi fundi i vitit dhe ju paskan thene te hidheni ne sulm? Po te pakten merrni nje here informacionet si duhen. Po ju sa fitoni nga shqiptaret qe blejne gazeten per te lexuar genjeshtrat tuaja!??
Per mua Albtelecom eshte me i miri. Nuk ka ne treg asnje kompani te afte per ta konkurruar. Infrastrukturen e ka moderne. Sherbimi ka kosto. Cfare prisni ju, mos e doni falas? Ti as televizor nuk ke ne shtepi po ama tarifen e paguan…
Ca thu mi ca thu, 700lek ne muaj per cdo shpi vetem se mban telat. Seriozisht? Sherbim eshte ky? Nuk po kerko njeri gjo falas, po themi qe tarifa 700lek eshte abuzuese. Pse me nje nr celular ne paguajme 650lek,dhe kemi 400min kombetare. Pra me 650lek,edhe mirembahet rrjeti,edhe flasim gjith muajin. Ndersa ky albtelekomi,ka tarifat me te larta ne rakpn,kjo takse eshte nje budallik me brire dhe per me teper me koston e jeteses qe kemi ktu. Pra ka shume gjera qe nuk shkojne,dhe kjo situate nuk eshte aspak ke drejte.
Ty nuk te detyroi njeri te merrje numer Albtelecomi. deshe pa e more. si ne cdo vend te botes do paguash. nese nuk te pelqeka te paguash tarfien fikse qe te ofron edhe internet edhe minuta kombetare e nderkombetare Brenda, rri pa telefon mor vlla. po jeni mesuar ti bini qylit. tipat si puna jote ankohen edhe ne faqet e Vodafone dhe AMC per vjedhje lekesh e mungese sherbimi. ty cfaredo sherbimi te te ofrojne prape I pakenaqur do mbetesh e prape hajduta do thuash. une them me mire mbylli numrat e telefonit fiks e cellular qendro larg komunikimit modern, larg njerezve, larg pagesave dhe mbyllu ne shtepi duke u ankuar per tv dhe te ftohtin.
Te jesh gazetar eshte e veshtire, prandaj edhe kur te mbarojne burimet, fillon e flet kot. Muhabete kafenesh. Albtelecom pergjigjet deri ne fund per sherbimin qe ofron, po si tja bejme disave qe te marrin leket e nuk te ofrojne sherbimin…
I takon AKEPI-it ta shohe kete problem ekonomik te shqiptareve ne lidhje me Albtelekomin duke mos i lene shteg abuzimeve te dyaneshme te paleve per te akuzuar.Per kete AKEP-i duhet te dale zyrtarisht me nje njoftim zyrtar per situaten e krijuar.Per kete eshte i detyruar dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptare.
Albtelecom eshte nje nga kompanite me mashtruese dhe abuzuese qe operon ne Shqiperi.
– Kur turqit e moren albtelecom , kishte nje tarife fikse mujore prej 200 lekesh. Pa asnje arsye dhe ne menyre teper abuzive , turqit e rriten kete tarife ne 430 leke , dhe me pas ne 700 leke ne muaj. Qeverite tona te majta e te djathta benin sehir se si rripej populli I tyre , dhe nuk levizen as majen e gishtit.
– Mungese e plote transparence. Po te shikosh paketat e albtelecom te afishuara ne faqen zyrtare , duken shume joshese . Po kur lidh kontraten pastaj , merr vesh kufizimet dhe penalitetet qe kane keto paketa. Por pasi lidhe kontraten s’ke c’ben me pastaj , se po e prishe kontraten ke gjobe.
– Kontratat e Albtelecom jane te mbushura me 99% detyrime vetem nga ana e abonentit. Albtelecom s’mban asnje pergjegjesi kur ka problem per faj te tyre. Provojeni po deshet , merrni nje pakete internet 8Mbit/s , nese ne shtepi do t;ju vije ndonjehere shpejtesia mbi 6Mbit/s atehere mund te mendoni ndryshe. Por kur merr suportin , te mbushin me nje mal genjeshtrash.
– Suporti teknik I albtelecom , eshte ne nivelin me te ulet qe mund te ekzistoje. Aty te pergjigjen ne telefon ca njerez qe nuk kane asnje formim professional , dhe si papagall perserisin ca instruksione te njohura si : Hiqe modemin nga prize , A e ke ndezur kompjuterin dhe a e ke vene kabllin ?…. Dhe pastaj kur s’rregullohet gje te thone : do ta shohim me urgjence. Por me pas duhet te marresh nja 20 here dhe te ulerish ne telefon derisa te ta zgjidhin.
Gjeja me e mire qe duhet bere eshte te shkepusesh menjehere mardheniet me kete kompani abuzuese dhe mashtruese .
Te na falin disa komentues ketu , se po ju shajme turqit per te cilet keni shume simpati.
Ketu nuk eshte ceshtje turqish apo grekesh, se cdo lloj ceshtjeje ne kete forum perfundon me fyerje etnike, fetare apo krahinore. Ti shyqyr e paske kuptuar qe mund te shkeputesh nga nje kompani, qe nuk te ofron sherbim te kenaqshem. Sot per telefoni fikse dhe internet ka konkurrence te mjaftueshme. Nese nuk do te paguash 700 leke me Albtelecom, mund te kalosh, psh. ne Abcom apo ne AMC Fiks dhe paguan pajtim mujor me te ulet. Madje nuk ka nevoje te ndryshosh as numrin, se mund ta bartesh. Por, nuk eshte argument serioz te thuash, per shembull, qe tarifa e pajtimit mujor duhet te jete si 20 vjet me pare, kur Albetelecom ishte kompani shteterore dhe nuk funksiononte me logjike tregu, kur nuk kishe shans te merrje numer telefoni pa mik dhe nuk po flasim fare per cilesine e sherbimit… Me 200 leke pajtim mujor qe do te paguash ti, nuk del as kosto e naftes qe te levizin tekniket per defekte, jo me te financosh investime te reja, modernizim sherbimesh, teknologji, etj. Pjesa derrmuese e shqiptareve arsyetojne me inercine e komunizmit dhe analfabetizem ekonomik, kujtojne se cdo gje eshte mall shteti dhe duhet ta marrin badihava. Une do isha shume dakord qe shteti te subvenciononte pajtimin e telefonise fikse per shtresat me te dobeta, si sherbim utilitar: kjo mund te jete nje kerkese e arsyeshme. Por, te kerkosh qe shteti te detyroje kompanite private te ofrojne sherbime nen kosto apo pa leverdi ekonomike, kjo eshte qesharake.
– As 200 leke po te ishte nuk dua ta paguaj une. A mund te me thuash cfare kuptimi ka ? Paguaj leke pa marre sherbim. A mund te me thuash ndonje kompani tjeter ne bote qe te merr leke pa te dhene asgje ?
– Sa per shtetin , sigurisht qe nuk mund te nderhyje per tarifat , por kur sheh qe nje kompani vjedh dhe mashtron hapur , sigurisht qe duhet te beje dicka.
-Boll me fole per tekniket qe levizin per difektet. Provo te marresh nje sherbim nga albtelecom , dhe pastaj po te doli ndonje difekt , duhet te marresh nja 30 here ne telefon , te ulerish neper telefona , dhe vetem pastaj vjen ndonje pseudo-teknik qe mund te te zgjidhe dicka. Dhe per kete support medioker , une u dashka te paguaj nje tarife fikse mujore ?
– Turq , greke … te gjithe te huajt e ketyre kompanive telefonike celulare ose fikse , e kane rrjepur kete popull me tarifa skandaloze , qe nuk I paguajne as qytetaret evropiane qe e kane rrogen 10-fish. Dhe ti na I mbroke ? Ose do te jesh ndonje punonjes I ketyre kompanive , ose ndonje pasanik qe s’do t’ja dish per leke dhe ke vendosur te mbrosh mashtrimet dhe abuzimet.
nese ti ankohesh nga tarifat me mire mos perdor cellular. je rehat as pagesa as kontakte asgje.
Une nuk e di per cilin Albtelecom e keni ju fjalen se ai Albtelecomi qe une kam lidhur kontrate eshte shume korrekt. Ai Albtelecomi qe une kam lidhur kontrate me eshte pergjigjur me shume miresjellje sa here qe kam pasur nevoje dhe tekniku dy here qe e kam kerkuar ka ardhur fiks ne orarin e lene dhe e ka zgjidhur problemin me njehere. Nuk e kuptoj pse e harxhoni kohen tuaj neper forume duke share ke ju del perpara. zgjidhje mund te marresh me mire dhe me shpejt nese sillesh me qetesi dhe pa uleritur. provoje nje here ti derjtohesh me miresjellje operatoreve dhe shikoje sa shpejt e merr zgjidhjen. Albtelecom kane edhe prinderit e mi ne Durres edhe une ne Tirane dhe nuk kemi pasur ndonjehere shqetesime te tilla.
Me mundesite qe te ofrohen tani mund te zgjedhesh nga sherbime te ndryshme te ALbtelecomit. Edhe une kasha vetem telefonin ne fillim ne shtepi qe ne fakt ndryshe nga sa thote artikulli te ofron internet dhe minuta kombetare e nderkombetare brenda tarifes 700 lekeshe. Fakti qe nuk jeni te informuar per sherbimet qe ofrohen nuk do te thote se keto sherbime nuk ekzistojne. si te gjithe ne edhe ju mund te shkoni shume thjesht ne nje nga dyqanet e ALbtelecom dhe te informoheni per ofertat. Une tani kam marre oferten e ALBtv dhe me pelqen shume te them te drejten dhe me duken tendencioze komentet negative.
Ne fund te fundit jeton ne nje vend te lire ku ke mundesine te zgjedhesh kompanine telefonike dhe oferten qe ty te mban xhepi. Fakti qe na pelqen sherbimi I ALbtelecom nuk do te thote qe jemi te pasur apo qe punojme ne ate kompani. Edhe populli I thjeshte ka te drejte te kete preferencat e veta pa qene nevoja te ndikohet nga njeri…..
Nuk ishte albtelekomi ai qe ju a futi njerezve disa vite me pare, duke i tarifuar per internet me limit, nderkohe qe kontrata shkruante se interneti ishte i palimituar. Mbani mend kur ju erdhen faturat njerezve nga 5000-leke te reja per Mb-tet e harxhuara te internetit. Kompani tipike kusaresh.
jo ne fakt e mban mend gabim. ishin dhe vazhdon te jene kompanite e tjera qe pa te mbaruar oferta ne tel ti heqinin minutat. te thone ke internet pa limit dhe pas dy javesh te ka mbaruar internet. kjo eshte vjedhje. fatura sigurisht qe do te vije po e harxhove internetin, pse kush te kishte premtuar ty qe do ta kesh cdo gje falas?? nese nuk ta mban xhepi numrin me kontrate shko merr numer me parapagese dhe bej oferta. me thjesht se kaq nuk ka ku te shkoje.. apo ti prape to ankohesh se e do totalisht falas….
Pse qaheni me kot o shqiptar te mjere? Shkoni dhe ankohuni tek ” ujku ” i vjeter i Albtelecom ( xhaxhi Pirro Xhixho , nje hajdut me kater pale cizme ) dhe menjehere do xhaxhi jua zgjidh problemin. Hajde Qiveri, hajde. I kane varur ujkut melcite ne qafe. Pale po eshte edhe djalke i gjeneralit me besnik te Enver Hoxhes. Oh, harrova, Eshte edhe babi i te Nerruares Elvira Xhixhi ( Zv/Ministre e Integrimit ). Me keto bandite, hajdute kolektiviste qe na kane rrethuar jo vetem ne Europe nuk do te futemi, por do te harrojme edhe deren e shtepive tona.
Shqiptaret duan ti lesh pa telefon, pa internet pa Tv, pa gje prej gjeje se cfaredo sherbimi qe ti ofrohet prape do ankohen. Jeni mesuar rehat duke mos paguar se do falen nga qeveria. Dhe ju duket vjedhje pse duhet te paguani. Nese doni sherbim sigurisht qe do paguani o shqiptare ju bashke me mua…
Albtelecomi eshte kompania me e mire ne vend. Une kam telefon fiks, internet, celular, tv me kete kompani dhe nuk me ka ndodhur asnje nga keto gjera qe thoni ju. Jane te rregullt, te pergjigjen per kerkesat dhe ankesat dhe sherbimi eshte cilesor. Ju mundohuni tja ulni vlerat sa te doni, ata per mua mbeten me te miret dhe nuk do ti nderroj per asnje kompani tjeter. Keto komentet raciste cetem nga njerez qe jane perbuzur gjithe kohen vijne. Harrojne shqiptaret se cfare kane bere neper gjithe boten e tani shajne turqit. Po ata turq qe shani ju jane duke mbajtur femijet tuaj me bursa neper shkollat dhe universitetet me te mira ne Turqi. Apo harroni qe me bizneset turke jeni duke punuar e duke mbajtur familjet. Per mos te harruar tregtine qe beni me Turqine. Po veshjet e lira qe blini andej e pastaj vini per tja shitur shqiptareve me trefishin e cmimit nuk llogariten? E pra ju qe jeni duke share turqit ju jeni duke perfituaf me teper prej tyre e ne kurriz te shqiptareve. Prandaj me mire rrini ngrohni veze ne shtepi se erdhi dhe dimri….
Me vjen shume keq per ju qe punoni per turqit! Jeni punonjesit me fatkeq. Te gjithe e dime qe te punosh me turq eshte te te shtrydhin dhe te te trajtojne si rob npune. Flas per te gjitha llojet e bizneseve dhe insititucioneve.
fatkeq je ti qe nuk e di cdo te thote te punosh se rri gjithe diten neper faqet e internetit duke komentuar negativisht pa asnje qellim per jeten.
Nuk e ben vetem telekomi, ne faturen time te energjise mbahet cdo muaj 100 leke te vjetra per tv pa pas ate sherbim ,e me sa di une mbahet dhe ne vc publike qe kane nje sahat elektrik te instaluar.por OSHEE fut dhe fatura 3400 leke te vjetra pa harzhaur asnje kilovat energji, kur kete e ben shteti pse se beka privati. shembulli i se mires dhe se keqes vjen nga shteti qe dikush prendon qe po e ben.para se te flase per miljona e miljarda le te meret meketo te vvooglat qe shqip fare shtepi po na VJEDH ,HIDHINI NJE SY FATURAVE TE OSHEE
Eshte tjeter gje mendosh sikur e di dhe tjeter gje te punosh. Une kam punuar 8 vite me Turqit dhe vazhdoj te punoj ne nje firme te vogel turke dhe e konsideroj veten me fat. Fatkeq quhesh te jesh pa pune jo kur punon ne kushte shume te mira pune, 8 ore ne dite, me sigurime shoqerore e shendetesore (shteterore dhe private). Per aq kohe sa paguhet puna jashte orarit nuk quhet shfrytezim. Te rrish ne kafene e te merresh me thashetheme e shpifje eshte fatkeqesi dhe mendje cektesi… Te rinjte e sotem nuk duan te punojne prandaj puna i duket shfrytezim.
Telekomi italian faturon 14 euro ne muaj si kuote fikse per ata qe kane telefon fiks + impuset per telefonatat + internet .
Kuote fikse paguhet edhe ne faturen e ujit , edhe ate te gazit.Kjo sa per dijeni per dike nga komentuesit qe thote se nuk ka asnje vend ne bote ku paguhet kuote fikse vetem se ke shkruar emrin ( kontraten ).
Eshte tjeter gje qe te ankohesh per sherbimin,kualitetin , por po s’te pelqeu çmimi , mos lidh kontrate.Eshte koha e kapitalizmit dhe kapitalizmi (ekonomia e tregut) nuk ka meshire , por llogari per fitim.
Statistikat e AKEP mbi 1500 mije kliente !!! Ca bohet more gazetaruc
Jane HAJDUTA.cfare te besh kur i lejon shteti
eshte e tmerrshme si shqiptaret I bejne te gjithe hajduta. jane mesuar te vjedhin vete gjithkohen prandaj I duket sikur te gjithe jane si ata. Ke kerkuar sherbim ne shtepi, prandaj edhe paguan. je duke shfrytezuar infrastrukturen dhe linjen, sigurisht qe do te paguash. nuk mund te ofrohet falas se per mirembajtjen e asaj linje punon nje staf I tere….