Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar rritjen e akcizës për birrën e prodhuar në vend. Projektligji që ka marrë votat pro të deputetëve të shumicës parashikon gjithashtu uljen e kësaj takse për birrën që vjen nga importi.
Duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen akciza e birrës që prodhohet në vend do të jetë më e lartë.
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar rritjen e akcizës së birrës vendase me 11 për qind.
Gjatë diskutimeve në komision, projektligji është kundërshtuar sërish nga deputetët opozitarë. Kundër këtij ndryshimi kishin reaguar më parë edhe vetë bizneset prodhuese të këtij sektori.
Pjesë e projektligjit që pritet të kthehet në ligj në sencën plenare të Kuvendit është edhe ulja me 15 për qind e akcizës së birrës së importit.
Deputetët opozitarë thanë gjatë diskutimeve se komisioni po vendos pro një ligji që ka hasur kundërshti nga të gjithë grupet e interesit, dhe që favorizon bizneset pranë qeverisë.
Ministria e Financave e argumenton ndryshimin me nevojën e barazimit të akcizave të produktit birrë pavarësisht nga vendi i prodhimit. Por kjo masë është një goditje për sipërmarrjet vendase të cilat e kanë të pamundur të konkurojnë importet për shkak të aftësive të limituara të prodhimit.
Teuta Shamku
Ec perpara rilindja e Sandrit.
aman e vetem shurrs mo i vini aciz e aman se o na veje veshka ne te semes o na veje.
Ja ka bo kastile rama ,pronarit te birres korqa dhe news 24 ,hasonbedhiut.Birra shqiptare osht nga mo t mirat ne bote.Kane lobu fort nga frika heineken dhe corona se birrat shqiptare kane fitu kupat e vendeve te para ne ceki dhe gjermani.asht e vertete ju them un jue.
Kualiconi I qelbesira fiton serisht.
Rendesi ka te mbushin xhepat pasuniket qe ka afer qeveria dhe Ilir Ish_Kokelopa me anteret e tjere te LSI-se …
Poshte tirania e qeverise te se gjatit qe eshte kundra shtreses me te varfer e kundra bizneseve Shqiptare.