Kompania që ka me koncesion shënjimin e karburanteve ka ndërprerë në mënyrë të beftë aktivitetin duke zhytur në një krizë të paprecedentë tregun e naftës në vend.
Këtë të enjte kompania GFI ka vendosur të mos i nxjerr në punë punonjësit që bëjnë markimin e karburanteve në port duke bërë paralizuar tregtimin e naftës dhe benzinës.
Por cili është thelbi i konfliktit? Në vitin 2011 qeveria shqiptare ja dha monopolin e markimit të karburanteve shoqërisë GFI. Në marrëveshje përvec naftës së përpunuar është vendosur detyrimi që të markohet edhe nafta bruto, një praktikë kjo e paprecedentë. Kjo edhe për një arsye tjetër. Substanca përmes të cilës kryehet markimi nuk funksionon në naftën bruto.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nafta bruto që eksportohet nëse do të markohej do ti siguronte koncesionarit rreth 10 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Por për shkak se edhe teknologjikisht nuk mund ta kryejë dot shërbimin, përgjatë kësaj kohe koncesionari i markimit nuk ka mundur të arkëtojë asnjë lekë nga nafta bruto.
Përballë kësaj situate kompania koncesionare ka vendosur të ndëpresë aktivitetin duke i kërkuar këto para nga shteti. Por cfarë efektesh ka kjo për tregun. Në bazë të një vendimi këshilli i ministrave ka sanksionuar se nuk mund të zhdoganohet asnjë litër karburant pa u shlyer më parë pagesa për markimin. Meqë kompania nuk e kryen më shërbimin, tregtaret që importojnë karburant nuk mund të zhdoganojne asnjë litër naftë apo benzinë, duke e cuar tregun në një krizë të paprecedentë.
Burime nga doganat dhe shoqata e tregtarëve rtë karburanteve i thanë top channel se ky ngërc mund të zgjidhet vetëm në dy rrugë, ose që qeveria të ndryshojë vendimin që nuk lejon zhdoganimin e karburanteve pa paguar markimin ose të arrijë marrëveshjen me kompaninë koncesionare.
Paralizimi i tregut të karburanteve tregon edhe një herë se si koncesionet e dyshimnta dhe të përfolura si korruptive mund të shkaktlkojmë dëmë të jashtëzakonshme për konsumatorët dhe ekonominë kombëtare./ TCH
E po monopolet kshu jane
Nje antishqiptar vetem kompani antishqiptare zgjedh per ate popull.. Peshqeshi rradhes.. Litari I varrit akoma jasht.. C’te besh Rame te rane ty per pjese mekatet e nje antishqiptari..
pse nuk flet per keto koncesione ne Parlament Saliu dhe lakejt e tij por shan mbare e prape kush ti dale perpara?
Peshku i runbullaket dhe i ???