Gjermania do të investojë 2 milionë euro për sektorin energjetik shqiptar.
Marrëveshja në formë granti u nënshkrua sot nga ambasadori Helmut Hoffman dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
Shuma është financim i një programi që synon të përmirësojë menaxhimin e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, apo edhe të ofrojë konsulencën në marrjen e vendimeve të duhura për investimet në mbarë vendin.
Një objektiv tjetër është edhe implementimi i sistemit të menaxhimit të informacioneve, i cili do ti mundësonte OSHEE-së të kishte në çdo moment panoramën e plotë të situatës aktuale të infrastrukturës së saj në përgjithësi.
Ambasadori tha se investimi do të mundësojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike. Ai përmendi edhe disa marrëveshja të tjera, si përfundimi me sukses i linjës të transmetimit të tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Pasi përfunduam me sukses linjën e transmetimit të tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në pranverën e vitit 2016 do të përfundojmë edhe punimet për linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kosovë. Në fillim të vitit 2014 kemi nisur krahas të tjerave edhe ndërtimin e linjës 110 kv në Jug të Shqipërisë, e cila mendohet të jetë në funksion të plotë në Janarin e ardhshëm. Dy nënstacionet përkatëse qendrore të kësaj linje në Orikum dhe Himarë do të jenë gati pas 18 muajsh”, sqaroi ambasadori.
“Ky projekt do duhet të garantojë që i tërë sistemi i shpërndarjes së energjisë të menaxhohet në mënyrë të përgjegjshme dhe duke mbuluar kostot”, tha Hoffman, teksa foli për marrëveshjen në fjalë.
Ai bëri me dije edhe një objektiv tjetër, siç është implementimi i sistemit të menaxhimit të informacioneve, i cili do ti mundësonte OSHEE-së të kishte në çdo moment panoramën e plotë të situatës aktuale të infrastrukturës së saj.
“Këtë mbështetje financiare për menaxhimin e OSHEE-së e realizojmë përmes bankës për zhvillim KfW dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore”, shtoi.
Ministri Gjiknuri, tha se shuma prej 2 milionë eurosh do të shkojë vetëm për sistemin e shpërndarjes së energjisë. “Bashkë me KfW-në, jemi duke zhvilluar edhe masterplanin e investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, tha ministri.
Erdhen paret per tu vjedhur se kishin ngel holle naçut e Metes
Pareve te gjermanit i rruajn kkkk hajduterit e Metes se ju a shtryth koqet e koken sebashku duke filluar nga Meta i pari
Terheqja e gjermaneve ne sektorin energjetik eshte nje tregues shume pozitiv. Eshte nje shtet serioz dhe nuk i hedh leket kot pa pare qe dicka po funksionon sic duhet. Nje orientim shume i mire drejt Gjermanise.
Kujt i’a mba menderja me vjedh paret e ketyre? Ato japin Grant per interes te tyre, do te thote, qe do perfitojne shume me teper se c’do japin.