Ndërtimi, sektori më i preferuar. Në 10 muaj, 1.300 të huaj të punësuar në Shqipëri

7 Dhjetor 2015, 18:49Ekonomia TEMA

Në Shqipëri, numri i të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë për periudhën janar – tetor 2015 u llogarit në 1,282 persona. Të dhënat e ofruara nga

Shërbimi Kombëtar i Punësimit të grumbulluara përmes rrjetit të Zyrave të Punës të shtrira në të gjithë vendin tregojnë se pjesa më e madhe (rreth 65%) janë të përqendruar në rajonin e Tiranës, por edhe në Durrës, Lezhë etj.

Ndërtimi mbetet sektori më i preferuar, por tendencë të re këtë vit bën bujqësia, duke u renditur ndër të parat e duke ndjekur edhe tregtinë, shërbimet etj, raporton Monitor.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën të ditur se nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë, por që i përkasin përkatësisë etnike shqiptare bëhet pajisja me « Vërtetim Deklarimi për Punësimim ».

Për 10-mujorin 2015 janë dhënë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Sektorët ekonomikë ku ponon kjo kategori i përkasin aktiviteteve ndërtim, shërbime, tregti, industri përpunuese, riparim automjetesh etj.

Leje pune të dhëna për herë të parë jane 860 nga të cilat 121 ose 9 % e tyre janë dhënë për shtetase të huaja femra.

Ndërsa nga 1,083 “ Vërtetime Deklarimi për Punësimim” të dhëna për këtë periudhë 208 janë dhënë për shtetase të huaja femra, 820 i përkasin kategorisë së punëmarrësve, 254 të vetëpunësuarve dhe 9 vërtetime të dhëna për investitorë.

Sipas Shërbimit Kombëtar i Punësimit deri tani ka rreth 15 raste te anulimit të lejeve të punës për të huajt, të cilët janë kryesisht shtetas turq.

2 komente në “Ndërtimi, sektori më i preferuar. Në 10 muaj, 1.300 të huaj të punësuar në Shqipëri”

  1. Luan says:

    Pordhe me rigon nderkoh qe mbi 30% e te punsuarve han sllave aktiv te fasoneve qe prodhojn brek per italion e grek dhe papunsia ekstreme ne vendet rurale dhe ne qytete paga mizerable. 200.000 shqiptare aplikuan vetem ket vite per llotarin amerikane nderkohe shqiptaret ten vendin e dyte ne evrope si kerkus azili pas sirianve.

    Keta shesin pordhe te tharta me kinse kerkesat e te huajve per te punuar ne shqiperi. Ju do qmendi nje dite.

    1. Arjan Arber 100% says:

      Cfare thua mor idiot??? Ata qe kerkojne azil jane gati te gjithe magjyp dhe jevgjit, por kemi politikane qelbesire qe kane frike ta deklrarojne kete… cfare lidhje ka llotaria amerikane? Shqiptaret popull nomad jane, pa bazament dhe dije, se po ta kishin nuk do ishim ketu sot.

      Fasonet jane gati te gjithe me pronare shqiptare, dhe nuk ke cfare ti besh, me ato do merresh, duke qene se shkaterruat gjithe industrine ne 1993….

      Sa per vendet rurale, vet e votuan 7501 dhe mundesite per zhvillim blegtorla kane qene gjithmone, por shume jane demble, injorante dhe e kane per turp te punojne ne blegtori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje