Kryeministri Rama ka folur sot në Kuvend për buxhetin e vitit të ardhshëm duke prezantuar disa nga pikat kryesore të tij.
Fillimisht Rama iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me gropën në buxhet.
Rama dha përgjigje të detajuar lidhur me borxhet e marra nga qeveria përpara se të prezantonte buxhetin e ri.
Lidhur me gropën në buxhet Rama tha se një ndër arsyet kryesore është rënia e çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare.
Sipas tij rënia e të ardhurave nga TVSH e karburantit ishte një gjë që nuk mund të parashikohej nga qeveria.
“Rënia e sasive të importit të fruta perimeve për shkak të favorizimit të prodhimit vendas ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore. Por ka një efekt të konsiderueshëm pozitiv në ekonominë tonë. Këtyre faktorëve gjatë 2 muajve të fundit i është shtuar edhe rënia e këmbimit të euros me lekun”, tha Rama.
Projektbuxheti i 2016
“Me këtë projektbuxhet që sot miratojmë për vitin 2016 borxhi ulet në një minimum historik, 2.2% të PBB-së. Me çmimet e 2014 kjo do të thotë se ne kemi marrë borxh 280 milion euro në vit ndaj mesatarisht 460 milion euro në vit që ju morët borxh në 8 vite.
Notën për punën serioze që kemi bërë ne me borxhin nuk mund ta vënë dot kundërshtarët e verbuar nga dëshira për pushtet, por as ne vet. Mjafton t’i referohemi agjencive ndërkombëtare të cilat ia kanë rritur notën Shqipërisë.
Ndryshe nga 8 vite rresht kur Shqipëria dhe shqiptarët jetonin me borxhe që nuk kishin kapacitet ti paguanin, borxhi jo vetëm është nën kontroll por sasia e investimeve publike është sa 2 fishi i borxhit të marrë. Për t’i parë investimet duhen sy, jo xhama në vend të syve (i drejtohet Palokës). Ne nuk e rritëm borxhin, por e legalizuam. Ne nuk mund të vazhdonim politikën e pushtetit të dhunshëm në raport me kontraktorët e vet”, tha Rama.
ik mor koqe, dhe enveri krenohej se nuk kishte borxhe, po ne vuanim ama. kur te zgjidhesh mireqenien e popullit fillo trego histori me borxhe.
Ketu duhet ligji i viteve ’80 ne Singapor, e gjithe klasa politike dhe gjyqesore pa perjashtim ne burg si fillim. Sot Singapori eshte shteti me i begate ne bote
Pyetja eshte: per sa budallenj na mban ky ne dhe a e kemi merituar apo jo.
Shume llogjik ne argumentat e tij kryeministri. Ulja e borxhit eshte nje domosdoshmeri. Dhe per t’iu pergjigjur nje kastraveci ketu me lart, dua te them se sikur Enveri te mos kishte investuar aq shume ne mbrojtje dhe ekonomi, por t’i kishte shperndare parate ne xhepat e njerezve Shqiperia do te ishte nje vend krejt i pazhvilluar, por njerezit do te kishin mjaftueshem para. Por Enveri zhvilloi vendin dhe ia la shqiptaret relativisht te varfer. Por sot ne kohen e demokracise, shqiptaret jane pasuruar aq shume saqe nuk mund te paguajne as energjine elektrike qe konsumojne!Megjithese ishim rrote me rrote me Gjermanine! Qe te mos kesh borxhe eshte diçka jashtezakonisht pozitive,, por problemi eshte se ku investon ti: te xhepat e njerezve apo te zhvillimi i vendit.