Bankers Petroleum, kompania e naftës e cila është përfshirë së fundmi në një konflikt me shtetin shqiptar në lidhje me taksat, është në prag të një skandali të madh mashtrimi.
Vetë aksionerët kanë kërkuar një audit urgjent nga një kompani e pavarur, pas zërave të fshehur, se Bankers ka mashtruar në lidhje me vlerën e aseteve të deklaruara në bursë.
Skandali që ende nuk është bërë publik në Shqipëri, ka dhënë tashmë efektet e para në bursë.
Dje aksionet e Bankers janë kuotuar në hapje me vlerën 1.55 USD ndërsa në pasdite vlera e tyre ka rënë në 1.44 USD.
Po çfarë ka ndodhur?
Kompania e krijuar në ishujt Kajman, një zonë off-shore ku regjistrohen kompani të dyshimta, ka regjistruar në bursë një numër të madh asetesh.
Bëhet fjalë për jo pak, por rreth 1 miliardë dollarë amerikanë.
Këto asete Bankers Petroleum i deklaron si prona të sajat, por që në fakt janë të shtetit shqiptar.
E thënë ndryshe Bankers Petroleum ka rritur vlerën e kompanisë në bursë duke përdorur pasurinë e shtetit shqiptar.
Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum, lidhur në kohën e Fatos Nanos asetet (investimet) e kryera nga koncesionari, i transferohen shtetit shqiptar pasi rikuperohen si kosto hidrokarbure.
“Titullimi ndaj aseteve në posedim të kontraktorit në lidhje me operacionet hidrokarbure do të transferohet tek AKH në kohën që kostot e këtyre aseteve të patundshme dhe të tundshme të jenë rikuperuar plotësisht si kosto hidrokarbure…”,- thuhet në marrëveshje.
Sipas saj, të ardhurat nga shitja e çdo aseti do të përdoren nga kontraktori si një rikuperim i kostove hidrokarbure. Kjo gjë tashmë ka ndodhur. Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, entit shtetëror që auditon shpenzimet e Bankers Petroleum, kompania i ka rikuperuar të gjitha shpenzimet hidrokarbure në vitin 2011.
Kjo do të thotë që edhe asetet tashmë janë të shtetit shqiptar.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish, përfshirë këtu edhe shumë shqiptarë, kanë blerë aksione të Bankers Petroleum në bursë.
Është e qartë që këto aksione janë kuotuar duke marrë në konsideratë që Bankers Petroleum zotëron rreth 1 miliardë dollarë asete në Shqipëri.
Situata mund të ndryshojë në rast se aksionerët mësojnë se në realitet Bankers nuk i ka këto asete.
Kjo shpjegon pse Bankers u tërhoq menjëherë nga përplasja me qeverinë në Tiranë.
Çdo amplifikim i konfliktit në kushtet e qarkullimit të zërave në bursë për asete të rreme, mund të sjellë një rënie drastike të vlerës nominale të aksioneve të kompanisë në bursën e Torontos.
Qeveria në Tiranë e akuzon ndërkohë Bankersin se ka fryrë kostot e investimeve në mënyrë fiktive për të mos paguar taksat.
Prej 2004 kur ka nisur aktivitetin, deri më sot, Bankers Petroleum nuk ka paguar asnjë taksë në Shqipëri, përveç rentës minerare dhe sigurimeve të punonjësve. / Dita
Ate tashme e dine te gjithe qe kjo kompani eshte fantazme,,, e ngritur nga kurvat e ksaj klase politike , qe denuan Nexhmien per filxhanet e kafese,, pas Bankers qendron Sali k,,, dhe Ed kurva nese ska bythe ta coj ne burg,, tpakten ti prese gjakpirjen qe po i ben popullit,,, problemi i ketyre kurvave politikane tani eshte se ska me njeri qe ti besoj,,,, nuk mashtrojne dot me,, shpejt do tu vij fundi,,Enverit Piedestal,,, fale kurvave tona politike qe bejne sikur zihen dhe vetem per te zhvatur mendojne
Keto jane investimet e huaja dhe investitoret e huaj. Ata jane peshkaqene qe vine te majmen duke u pire gjakun vendeve ku infiltrohen. Kete pune kane bere nder shekuj ne vendet e Afrikes dhe kete pune kane 20 vjet qe po bejne ne Shqiperi. Ishte Burre i rralle ai qe ndaloi investimet dhe borxhet e huaja. Dhe tha me forcat tona do zhvillohemi. Bankersin ti sot nuk ke ku ta kapesh. Qeveria shqiptare e ka davane e humbur. Se Bankers dhe peshkaqenet e tjere si ai kane lidhje te forta ne boten e financave. Qofte edhe me shtetet perendimore. Ata do gjejne avokate te forte dhe do kerkojne demshperblime stratosferike neqoftese shteti shqiptar u prek nje fije floku nga interesat e tyre. Dhe do ulurijne se kane investuar kaq miliarde.! Se kane fituar vetem pak milione dhe se pothuajse gati gati kane dale me humbje…
Nuk e di kush e ka bere kete shkrim, sa kupton nga vlera e aseteve. Nese kompania ka rikuperuar vleren e aseteve, nepermjet amortizimit (vleres se mallit (hidrokarburit) te shitur), asetet si vlere monetare jane te sajat. Kur ke cash, makinerite i blen serish. Bankers si kompani mban parate, kurse shteti shqiptar, asete ne formen e makinerive qe vjeterohen dhe konsumohen…
Prandaj nuk me duket se ka mashtrim te aksionareve, por moskuptim te operacioneve kontabel nga ana e analistit.