Në vitin 2014 nisën përplasjet e para mes Bankers dhe institucioneve të shtetit shqiptar.
Në prill 2014 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie me eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare.
Pas një konsulence me kompaninë angleze “Omnia Strategy LLP” që drejtohet nga Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit anglez Tony Blair, qeveria Rama u tërhoq, për t’iu rikthyer përplasjes një vit e gjysëm më pas.
Por gjatë këtij 1 viti e gjysëm, kanë ndodhur në prapaskenë disa ngjarje vërtet interesante, për të cilat jo vetëm publiku shqiptar, por as aksionerët e Bankersit në Bursën e Torontos nuk janë vënë në dijeni.
Një raport me burim britanik njofton se drejtuesit e Bankers Petroleum kanë nisur të shesin fshehtazi aksionet e tyre.
Më 10 korrik 2014 pra vetëm pak javë pasi qeveria e Tiranës nën konsulencën e znj.Bler u tërhoq (me sa duket përkohësisht), drejtori John Brian Zaozirny shiti një vlerë aksionesh prej 187,189.96 paundë ose 20% të pjesës së tij në kompani.
Në datën 20 gusht edhe drejtori tjetër Robert M.D. Cross ka shitur një vlerë aksionesh prej 354,246.69 paundë ose 25% të aksioneve të tij në kompani.
Në 23 gusht 2014, edhe ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark ka shitur 30 mijë aksione, të vlerësuara në shumën £106,211.14. (106 mijë e 211 paund).
Si ka mundësi që drejtuesit dhe njerëzit më të informuar në Bankers, kanë shitur aksionet e tyre pikërisht në atë kohë? Rastësi? Do ishte naivitet të mendohet kjo.
Aksionerët e thjeshtë ndërkaq nuk kishin informacion mbi çfarë po ndodhte.
Madje ata nuk kanë marrë asnjë fitim ende, sepse nuk është ndarë dividenti asnjëherë.
Çdo problem i Bankers me shtetin shqiptar iu mbajt i fshehur aksionerëve të thjeshtë në bursë, madje edhe çështja e arbitrazhit.
U mësua për problemet me shtetin shqiptar vetëm kur Bankersit iu bllokua llogaria nga Tatimet.
Vlera e aksioneve ra menjëherë, por drejtorët e shkathët tashmë kishin shpëtuar një pjesë të mirë të kapitalit të tyre.
Kjo quhet “inside trading”. Të jesh në një pozicion të atillë që të kesh informacione konfidenciale, me shfrytëzimin e të cilave ti del me fitime ose shmang humbjet, duke lënë në errësirë ndërkohë aksionerët që të kanë besuar paratë e tyre, përbën një krim për të cilin shumica e legjislacioneve të vendeve perendimore parashikojnë dënime që variojnë sipas vendeve.
SHBA ka një bazë ligjore të rreptë për “inside traders”, nëse provohet fakti, dhe dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg. Për individët, gjoba shoqëruese shkon deri në 5 milionë dollarë, ndërsa për kompani dhe ente juridike shkon deri në 25 milionë dollarë./ Dita
O Tema,
mos u beni dhe specialista bursash.
Jo vetem Bankers por te gjitha aksionet e Kompanive te naftes shume me te
njohura se B. kane rene.
Arsyeja kryesore eshte sasia e larte e naftes qe eshte prodhuar.
Nuk e dini qe Bankers i kane gjetur 500.000 mije Tone nafte te padeklaruara?
Si mos te behen specialist bursash?!
Adminisraroret te shesin aksionet dhe mos te njoftojne,si dhe aksioneret e thjesht t’i mbajne aksionet ?!?!?!
S’ka per specialist ketu.Ketu eshte thjesht me te Futme dhe 1 praktike per te cilen Ndeshkohesh (po u kape) ne te gjitha Bursat e Botes.Ndersa cmimi I naftes,normalisht qe do influenconte edhe cmimin e aksionit,por Bankers ka operuar me Shqiperi shume here me heret se fucia e naftes te kapte 140$,e megjithate nuk Jane ankuar ndonjehere.Me 40$ per fuci Bankers eshte akoma fitimprurese,pavarsisht pordhve qe bojne.
Ku jeni o trimat e PD.
Sot Mos shkoni tek Kryeministria por shkoni tek Shqupi dhe u kerkoni llogari ature Hajduteve qe vodhen gjithska ne kte vend.
Normale, kjo e ka emrin asimetri informative . Aksioneret nuk kan informacione sa aministratoret.
Shtetit po i vjedhin edhe themelet se çatine dhe muret ja kane vjedhur me kohe.
Me keto informata shteti shqiptar duhet te hedhi ne gjyq kete kompani. Jo vetem te kerkoj demshperblimin e shitjeve te aksjoneve nga administratoret e larte te tyre (shareholders) por edhe te kerkoj ndjekje penale per keta.. Kompania qenka fantazem dhe duket qarte qe jo vetem eshte per perfitime personale (ku fitimet I llogarit si rroge) por s’ka ndare as dividentin.. Nje gje te tile ka bere dhe PROFARMA sh.p.k ku ka investore te vjeter qe kur eshte formuar ne vitin 1996 dhe s’kane marre akoma nje qindark.. Profarma sh.p.k ku egzistenca e saj u var nga askjoneret e saj ne vitin 1996 eshte marre nga nje BANDIT PARLAMENTAR (TOM DOSHI) dhe fiton miljona leke (shifni ballancet) dhe investoret e vertete kane 20 vjet pa marre asnje kacidhe..
SHTET KU JE ?!?!