Bashkimi i Tatimeve me Doganat, Shehaj përvojë nga Gjeorgjia

8 Dhjetor 2015, 17:26Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare po planifikon një reformë të thellë në administrimin fiskal. Fjala është për bashkimin në një department të vetëm të doganave dhe tatimeve.

Një grup ekspertësh me në krye drejtuesen e Tatimeve Brisilda Shehaj janë në Gjerogji për të marrë eksperiencën e këtij vendi në reformën fiskale.

Lajmi konfirmohet për TemA TV edhe nga Ministria e Financave, e cila nuk dha hollësi të tjera. Por në fakt i gjithë procesi ka nisur më shumë se një vit më parë.

Një grupim ekspertësh i Institutit për Politika Publike e Mirëqeverisje, që drejtohet nga ish- ministri i Financave Arben Malaj, po zbaton një projekt i cili mes të tjerave është i fokusuar edhe në këtë drejtim.

Në një raport të këtyre ekspertëve të prodhuar për qeverinë thuhet se arsye e suksesit fiskal në Gjeorgji është se ‘Autoriteti tatimor ka evoluar ne nje nga organet me te forta ne sektorin publik pas bashkimit te doganave dhe departamenteve te taksave ne nje agjenci te vetme qeveritare.

Duket se qeveria po përgatitet për të ndërmarrë këtë hap në një kohë që aksioni antiinformalitet dështoi dhe nuk dha ata rezultate që priteshin.

Ajo që bie në sy është se gjithcka po bëhet në kushtet e mungesës së plotë të transparencës. Askush deri më sot nuk i ka thënë publikut se përse pikërisht po merret përvoja e Gjeorgjisë, dhe jo e ndonjë vendi të Bashkimit Europian.

Por gjithësesi, duke e parë se kush po e drejton procesin është e vështirë të thuhet se kemi të bëjmë me marrje të përvojës apo me një kopjim të thjeshtë. Ndërkohë prej muajsh dihet lajmi se kryeministri khqiptar ka kontaktuar si këshilltar për ekonominë, ish presidentin gjeorgjian, Sakashvilli.

– See more at: http://46.183.121.35/video/X0N3TmqGZgsUnA4peUE8#sthash.IK5iqtYe.dpuf

14 komente në “Bashkimi i Tatimeve me Doganat, Shehaj përvojë nga Gjeorgjia”

  1. bullafiq says:

    edhe? ku eshte problem ketu?

    1. i says:

      si ku eshte problemi ketu? problemi eshte qe te kete ne dore dhe doganat brisi, skemi me shance te rregullohemi per 50 vjet
      problemi tjeter eshte se pse gjithmon brisi gjen vendet me te humbura per te marr shembull

  2. Psw says:

    Nëse rrimë e diskutojmë se i ngjajmë më shumë Danimarkës apo Gjeorgjisë, atëherë le të vëmë në dyshim dhe faktin nëse është mirë të formalizohet apo jo ekonomia shqiptare, të shiten apo mos të shiten diplomat, të paguhet apo mps të paguhet uji, korenti ……

  3. Tarrasi says:

    Duke perdorur Alben Malaj si alibi, tani po na mbushet mendjen ju te Temes ! ?
    Bie erë nje ore larg, qe eshte nje argument i sforcuar …

  4. Gabeli says:

    Ama fshatarit-hajdut Malaj ja paskeni lene ne dore kete pune.

    Mire e paskeni bere. Ia pafshi hajrin.

  5. Oni says:

    Pervoje nga Gjeorgjia. Po ata nuk jane askund. Paga 100$. Korrupsion galopant. Ku e gjeten mo aman….!!??

  6. Ante says:

    Po Sakashvilin sikur e kane perzene nga Gjeorgjia!!!??

  7. tironanona says:

    Brisi, Kiu, Moza, tre super hajduta. E super ordinere. Kane punesu vetem dashnor e dashnore, Brisi ka marre ate tipin e Fiestes, ai qe i mbante leket. Per mozen s’po flas fare. Kurse Kiu ka punesu Lira Tashon dhe dashnoren Arlinda Progni me i mbajt pazaret. Qejf o none qejf. Ne emer te shtetit…

  8. Arben says:

    Edi!
    Mos u merr me idiote, se kur ta kuptosh se kush eshte ” DREJTORESHA E TATIMEVE” do te jete vone. Miqesisht Beni

    1. Mattia says:

      Bla bla bla qe nga gazetaret jo profesioniste qe kemi der tek komentuesit te cilet marrin shabllon nje info te tille… Lerini njerzit te bejne punen e tyre.

  9. analisti says:

    Modus vivendi per tu hedhur pluhur sysh njerzve!
    Problemi qendron tek zoti Rama i cili ka futur miqte e vet per te xhvatur gjithçka….!
    WTF

  10. anila says:

    Kur eshte ne grup Kiu nje kokrra idiotit dhe me profesion hajdut ordiner..dhe Gjoni nje ish kapterr reforma po bejme qe ….!! Me fund se fundi ska !!

  11. Arben says:

    Pershendetje,
    ne shenje respekti per publkun qartesoj se IPPM nuk eshte as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht e angazhuar ne kete projekt.

    IPPM-se nuk i eshte kerkuar ndonjehere zyrtarisht mendim dhe IPPM nuk jemi shprehur asnjehere ne analizat dhe komentet tone edhe publike, pro ketij projekti.

    Eshte minimalja e nje gazetarie profesionale qe te vendos burimin e ketij lajmi dhe te kontaktoj IPPM per kete kete lajm, i cili eshte i pa sakte.

    IPPM dhe shume OJQ shqipatre aplikojme shpesh per projekte te financuara nga fondet e qeverise shqiptare te te institucioneve financiare dhe donatoret bilateral dhe multilateral ne Shqiperi.

    Nga fondet e qeverise shqiptare nuk kemi perfituar ndonje projekt konkret.

    Presim qe aplikimet tona sidomos tek donatoret te mos anashkalohen, per motive jo profesionale.

    Sa per komentuesit ne thelb mjerane, nuk kemi asnje sekonde kohe per ta keqperdorur.

    Me korrektesi profesionale ne ne kete sqarim
    Arben

  12. Arben says:

    Pershendetje,
    Gazeta e ka detyrim profesional dhe ligjore te qartesoj publikisht kush burim konkrete nga Ministria e Finances ka genjyer per kete informacion te pasakte, deri ne detaje.. Ndoshta jane ata qe bejne biznes te piste me lajme te genjeshtra per perfitime abuzive.
    Arbeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje