Kompania vlerësuese i rendit financat shqiptare në shkallën “B1 stable”
Teuta Shamku, TemA Tv
Kompania ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s paralajmëron qeverinë shqiptare se në rast dështimi me stabilizimin e borxhit public e deficitit fiskal perspektiva e qëndrueshmë e vendit do të dëmtohet.
Në një raport të rishikimit të tregjeve situata financiare e vendit tonë renditet në B1 stabël. Në dokumentin e publikuar nga agjensia jepen nota pozitive për progresin në reformat ë cilat kanë materializuar përpjekjet për konsolidim bazuar edhe në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Rreziku më i madh aktual për financat shqiptare është borxhi publik dhe deficit buxhetor. Duke bërë këtë vlerësim për Shqipërinë agjensia ndërkombëtare e vlerësimit kërkon nga qeveria të ndërhyjë për të stabilizuar sa më parë treguesit.
Vëmendje e vecantë i kushtohet edhe ambicies së vendit për tu qenë pjesë e Bashkimit Europian, fakt ky që sipas raportit ka nxitur reformat në sektorin public dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu integrimi vlerësohet edhe si shkak për rritjen e investimeve të huaja.
Me nota pozitive është vlerësuar bashkëpunimi i qeverisë me Bankën Botërore e FMN, i cili ka patur si rezultat reformimin e sektorit të energjisë në vend.
Ndërkohë, në raport, si sfidë kryesore për vendin shihet nxitja e kreditimit e cila nga ana e saj është e rrezikuar nga raporti i lartë me borxhin.
Ndërhyrja e rekomanduar në këtë drejtim me reforma strukturore, forcimin e të drejtës së pronësisë, forcimin e sistemit të drejtësisë pritet të sjellë më shumë tërheqje të investimeve si edhe rritjen e shkallës së konkurueshmërisë në ekonomi.
Me se do ta stabilizoj borxhin? Shqiperia eshte shitur e gjitha dhe eshte kthyer ne vend vasal qe jeton vetem me borxhe.
Krijimi i sistemit bankar totalisht privat, privatizimi i tere pasurise kombetare dhe koncesionet e dhena nga nje grup pushtetaresh te korruptuar, injorante dhe pa asnje ideal, vetem do te rrisin borxhin publik dhe do te kthejne vendin ne nje borxhli te perjeteshem, qeverine ne xhandar taksash, ndersa popullesine ne punetore me meditje minimale, per mos te thene ne skllever. Bankat e nivelit te dyte vetem do te nxjerrin para jashte dhe me mundesine e “prodhimit te parave”, permes kreditimit pafund te bazuar ne rezerven te detyruar thyesore ( ne Shqiperi per fat eshte akoma i larte 10 perqind), permes lojes me bonot e thesarit etj. se shpejti do te behen pronare te tere territorit akoma te lire shqiptar. Privatizimet e bera sipas lojes “A-B-C”, jane bere pa para, pasi zoteruesit e ri nuk kane per te paguar taksa deri sa te shlyejne borxhet e tyre te bera per te privatizuar por qe na i kane sjelle ne ekonomine tone. Koncesionet e dhena me eskluzivitete e tyre do te rrisin koston e jeteses ne menyre te vazhdueshme. Te gjitha keto fenomene tashme shikohen qarte ne jeten e vendit, prandaj rinia po braktise vendin pasi me fitimin qe marrin nuk perballojne koston e rritur te jeteses.