Papunësia rritet me 0.2 pikë përqindje

10 Dhjetor 2015, 15:59Ekonomia TEMA

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia u rrit me 0.2 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit.

Më konkretisht, sipas INSTAT-it, nga 17.3% që ishte në fund të qershorit, niveli i papunësisë u rrit në 17.5% në tremujorin e tretë.

Sipas INSTAT-it, papunësia është rritur edhe krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky tregues ishte 17.4%, raporton TCH.

Të dhënat e reja tregojnë se në harkun kohor të një viti, pra shtator 2014 deri në shtator 2015, ekonomia ka prodhuar 20 mijë e 630 vende të reja pune.

Por ky ritëm i krijimit të vendeve të reja të punës ka qenë i pamjaftueshëm për të mbuluar shtesën në forcën punëtore gjatë këtij viti, duke çuar rrjedhimisht në rritjen e treguesit të papunësisë.

Muaji shtator përkon me fillimin e aksionit informalitet. Ministria e Financave deklaroi se për shkak të kontrolleve tatimore në periudhën shtator-tetor, numri i të punësuarve formal u rrit me 73 mijë vetë. Por kjo nuk rezulton, të paktën sipas anketës së papunësisë. Megjithatë, anketa mbulon vetëm muajin shtator, pra nuk e përfshin tetorin dhe rezultatet e saj llogariten përmes sondazheve.

Ministria e Financave pretendon se shifrat e hapjes së 73 mijë vendeve të reja të punës shtator dhe tetor vjen nga burimi administrativ, pra borderotë që dorëzohen pranë tatimeve.

Përtej argumentave, rritja, edhe pse e lehtë e treguesit të papunësisë, dëshmon edhe një herë vështirësitë e ekonomisë për të prodhuar punësim në ritme të shpejta. Madje, në disa grupe si ai i të rinjve, nga 15 deri në 29 vjeç treguesi i papunësisë llogaritet mbi 32%. Edhe pse krahasuar me një vit më parë papunësia e të rinjve është ulur me gati 2%, ajo mbetet sërish në nivele të larta dhe sipas Instat-it një pjesë e këtyre të rinjve janë të papunë afatgjatë.

3 komente në “Papunësia rritet me 0.2 pikë përqindje”

  1. artan says:

    Une do te isha shume dakort me kete statistike . Por nje gje duhet te kuptojme te gjithe : NE NUK DUAM TE PUNOJME . Shikoni lajmin e fundit . Ne Shqiperi jane punesuar 1500 te huaj . Ja qe pune paska .

  2. Arjan says:

    Ne Shqiperi te rinjte sapo mbarojne shkollen duan te behen drejtore ose shefa ne dogana&tatime ose ne te kundert rrine gjith diten kafeneve duke u marre me thashetheme e lagu se lagu dhe duke jetuar ne kurriz te prinderve deri kur behen 40 vjec…nderkohe qe vendet e punes me zanate qe kerkohen nga biznesi i zene te huajt qe e duan punen dhe ne kulturen e tyre Babi e Mami nuk i mbajne me me leke pasi kane mbushur moshen per pune.

  3. Fotaqi says:

    Ne Shqiperi gjith ato toka neper fshatra jan te pashftytezuara. Shumica nuk do te punoje ne fshat por duan pune zyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje