LETRA/ Rama i shkruan biznesit të vogël

10 Dhjetor 2015, 17:34Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka nisur një letër bizneseve të vogla në vend. Ai i falenderon që kanë qenë taksapagues të rregullt në këto vite, si the i njofton gjithashtu që duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë më taksa. Lapsi.al sjell përmbajtjen e kësaj letre.

Letra e Ramës:

Ju jetoni me një biznes të vogël, të regjistruar sipas ligjit dhe operoni me kasë fiskale sikundër e parashikon ligji për çdo biznes formal. Ju lutem, pranoni shprehjen e respektit tim për këtë.

Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit.

Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj. Ky është një rezultat i arritur më shpejt se ç’e kishim parashikuar dje kjo është në radhë të parë merita Juaj dhe e të gjithë atyre që njësoj si Ju, u bashkuan me mua dhe me qeverinë tonë për të operuar kancerin shkatërrues të informalitetit.

Ky kancer e ka penguar Shqipërinë të luftojë varfërinë, të rrisë punësimin real dhe të fuqizojë biznesin e ndershëm. Unë jam i lumtur për këtë dhe ju siguroj se ky është vetëm fillimi i përfitimit të madh dhe të përbashkët të individëve e të shoqërisë sonë, nga këto reforma shëruese.

Duke zbatuar ligjin e duke fituar në rrugë të ndershme, ju jeni në anën e duhur të historisë së zhvillimit ekonomik dhe social të këtij vendi dhe ftesa ime është që të vazhdojmë ta luftojmë bashkërisht, deri në fund, kancerin e informalitetit, i cili është zmbrapsur por nuk është mundur dhe aq më pak asgjësuar.

Prandaj, ju lutem mos harroni se krahas përfitimit nga heqja e plotë e taksave, ju kemi detyrimin të bëni biznes të pastër çdo ditë, për të pastruar më tej Shqipërinë! Së bashku!

Duke iu uruar shëndet e gëzime për ju dhe familjen Tuaj, unë ju sugjeroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni mirë e më mirë, në punën e jetën tuaj e të familjes suaj!

Juaji Gjithmonë,

Edi Rama”

14 komente në “LETRA/ Rama i shkruan biznesit të vogël”

  1. Bushi says:

    Po, zoti kryeminister” Ne te kuptojme dhe ta çojme ne vend deshiren tende,pasi eshte ne te miren e te gjitheve.Por ça ti bejme disave qe fryhen e nxiten nga Kriminelet si Sali Berisha,Lul Basha,qe, nuk jane dakord dhe bejne thirrje per destabilizim te vendit.Megjitheate ata le te therasin sa te duan,rrjedhen e lumit ata nuk e devijojne dote.Ne pushtet nuk vijn se nuk i do populli.Ata po demostrojne çdo dite agresivitetin e tyre,qe nuk pranohet nga asnje.Pergjigjen me te mira do ta marrin ne zgjedhjet e ardheshme,qe nuk kane per ta marre vota nga populli,se jane te urryer.Kete e tregoi me mire protesta e 8 dhjetorit,skandal.Ti ke fituar 45 baski,ai 15,dhe pse pesuan kete disfate,ata perseri thon jemi ne.Jo,jo nuk jane ata,por jane tre miljon shqipetare kundra pd.ke.

    1. Mendimi i lire says:

      Mashtrim, Mos e besoni. Po i tundet toka nen kembe dhe filloi si skile. Kush fiton paguan.Qofte i vogel qofte i madh.Ndryshe ska shtet.E keta nuk duan shtet por pushtet.

  2. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    na cave rrotacilen, do vota thuaj dhe pike. pallavesh.

    1. Tolja says:

      Rotacile je vet e koken si gavet

      1. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

        ik mer pirdhu me gjithe kacile

  3. Qelemen kocibelli says:

    Z. Kryeminister, duhet te rishikoni pagesen e sigurimeve shoqerore per profesionet e lira, avokat, noter dentist etj, pasi eshte JO e drejte qe dikush qe ka keto profesione, eshte i detyruar te rrije ne pritje te punes cdo dite per te siguruar te ardhurat mujore….ju mund t’i kontrolloni keto profesione per te ardhurat ditore/mujore nepermjet faturave tatimore….dhe pastaj mund te vendosni se sa duhet te paguajn per sigurimet shoqerore!!!.

    1. Gentian R. says:

      Ne fakt, keto profesionet qe ke permendur ti, vuajne per buken e gojes te shkretet….

  4. sinan hibro says:

    Tall b….o E.Rama …!

  5. nje gjykues i drejte says:

    Sit Back , po cilat vota kerkon Rama , more derdimen , zgjedhjet kane edhe 2 vjet e gjysem , qe te vine . Ai sapo i morri , para 4 muajsh per here te dyte nje milion vota te tjera . Ju zarbot e Sali kriminelit , shikoni endra me sy hapur .

    1. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      fushata ka filluar po kur ta moresh vesh ti ehu

  6. lindi says:

    Bushi dhe kocibelli rob me llogjik, prandaj i lutemi z.kryeminister per profesionet e lira,kam njeriun tim dentist ka nje vit qe ka hap kliniken pas dipllomes dhe nuk bon dot as dyqind mij lek xhiro mujore ne tiran, te pakten keta te rinjt te trajtohen per pes vjet me ato sigurime qe kan paguar deri tani, ma do mendja se z.kryeminister po nuk i lexoj kete koment ishalla e bejn me dije te tjeret qe meren si keshilltar, faleminderit.

  7. Odiesa says:

    ik o kurve… nuk mbahet populli me lugen bosh… debil ! Vetem rrit taksat, asgje tjeter nuk ben! Qeveria me zhgenjyese dhe me e degjeneruar!

  8. labi says:

    palloshi i rilindjes.kete duan kokboshet komunist mbajeni po avash avash se eshte pak i gjat i vini rondele.

  9. Futja kot says:

    Po per synetllik, nuk do te na uroje ky, LartGjatesia e Tij, VeshGjati? Une sapo u bera synet, dhe berberi qe ma gatiti nuk e kishte kasen me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje