Autoriteti i Konkurrencës ka nisur menjehërë hetimet ndaj kompanisë së markimit të karburanteve për shkelje të konkurrencës në treg. Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati tha për “Top Channel” se inspektorët e konkurrencës kanë zbritur në terren për të mbledhur prova.
“Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në këtë moment sheh nëse kemi të bëjmë me një proces të abuzimit me pozitën dominuese që është të refuzosh të kryesh shërbimin. Inspektorët e konkurrencës në këtë moment janë në terren për të gjetur dhe evidentuar fakte dhe prova dhe për të hedhur dritë se çfarë ka ndodhur pikërisht nga pikëpamja e ofertës dhe kërkesës, nga të dyja pjesët”, tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.
Por veç abuzimit me pozitën monopol, autoriteti do të hetojë edhe shitjen e aksioneve para disa muajsh nga kompania GFI tek Petroleum Consulting Partners. Sipas Latit, ligji i detyron kompanitë që nëse plotësohen disa kushte të njoftojnë autoritetin para shitjes së aksioneve, çka nuk e kanë bërë.
“Nëse plotësojnë 7 miliardë lekë si xhiro vjetore të vitit të kaluar duhet të sjellin njoftimin, për këtë transaksion, pranë Autoritetit të Konkurrencës. Ndryshe ky transaksion nga pikëpamja juridike nëse plotëson kushtet e ligjit për të marrë autorizimin e Komisionit të Konkurrencës është nul. Nuk kemi pasur asnjë lloj njoftimi për këtë transaksion”, thotë Lati.
Në fakt, koncesioni i markimit të karburanteve ka qenë edhe më parë në lupën e konkurrencës, si një marrëveshje problematike.
“Autoriteti i Konkurrencës është shprehur qartas në maj të vitit 2015, me një vendim dërguar autoritetitet kontraktor, konkretisht Ministrisë së Financave ku i kërkon që duhet të realizohet një vlerësim ekspost i performancës së konçesionarit, pasi kërkohet të hidhet dritë nëse ishte vërtetë ajo efiçencë që pritej në treg, apo jo”, vijon Lati.
Ligji i konkurrencës detyron qeverinë apo ministritë që japin koncesione që përpara nënshkrimit të kontratave t’i drejtohen për mendim Autoritetit, por ky detyrim është shkelur në shumë raste.
Kush e ka monopolin e markimit?
Kush e kontrollon sot monopolin e markimit të karburanteve në Shqipëri? Edhe pse zyrtarisht tenderi ishte fituar nga “Global Fluids”, tashmë pronare e vetme e këtij shërbimi është “Petroleum Consulting Partners”, e cila zotëronte fillimisht 25 përqind të aksioneve.
Ajo është një kompani e regjistruar në Zvicër në kohën kur qeveria kishte shpallur tenderin për koncensionin dhe në të nuk bëhen publikë se kush janë aksionerët e kompanisë, por deklarohet vetëm përfaqësuesi ligjor.
Në shtator të ketij viti kjo kompani u bë pronare e 99.93 përqind të shërbimit të markimit, duke qenë thuajse pronare e vetme e këtij shërbimi, ndërsa GFI ka mbajtur kuotën simbolike prej 0.07 përqind.
Burime nga Ministria e Financave thonë se kompanitë nuk e kanë patur detyrimin për të marrë autorizim nga Ministria e Financave për këtë transaksion, pasi sipas tyre nuk kemi të bëjmë me hyrjen e një aksioneri të ri, por thjesht me ndryshim kuotash brenda aksionerëve ekzistues.
Sipas burimeve nga financat, detyrimi i vetëm që kompanitë kanë patur është ai i njoftimit të Ministrisë për transferimin e aksioneve dhe këtë e kanë përmbushur.
Tashmë pikëpytja më e madhe në koncesionin e markimit, është se kush e zotëron atë? Më saktë kush janë aksionerët e shoqërisë Petroleum Consulting”?. Ministria e Financave thotë se nuk e ka detyrimin për të dhënë informacion mbi këtë pikë, ndërsa vetë kompania nuk pranon të prononcohet.
Për publikun ky mbetet një koncesion i veshur me mister edhe pse bëhet fjalë për një të drejtë ekskluzive sovrane, aktualisht në duar të panjohura./ TCH
Monopoli?!?!?
Kjo fjale as qe duhet te egzistoje ne nje ekonomi te lire tregu.
Cifuterit kush tjeter? Bankers e ka cifuti,Ujin Lajthiza e ka Cifuti Amerikan,Bechtel e ka cifuti,Te tera bisneset ne Shqiperi superte medhaja i kane Cifuterit
Per me shume detaje lexoni vendimin Vendim nr. 14 datë 21.03.2014 te gjykates kushtetuese,e gjeni online.
Pronare jane shkelzen sali rame brrisha, ridvan kryetar koopertive ne prrenjas ….
Jo or shok jo, eshte samir mane i cili vodhi me salen pafund e po vjedh me edin pafund. Mjafton te hapni APP si faqe dhe te shihni fituesit e tenderave dhe do vini re qe jane po te njejtet pa asnje diferenc, me tendera 5-6 miliard lek qe per tu realizuar mund te duan maksikumi 500 milion lek. Vk….