BERZH, 37 milion euro për interkonjeksionin Maqedoni-Shqipëri

11 Dhjetor 2015, 16:53Ekonomia TEMA

Hidhet një hap tjetër në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë e Maqedonisë. BERZH ka njoftuar dhënien e një kredie prej 37 milion euro për ndërtimin e pjesës maqedone të kësaj linje rajonale.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH do të japë një kredi 37 milion euro për MEPSO, operatorin maqedonas të transmetimit të energjisë elektrike, për sistemin e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni.

Kjo kredi do të shërbejë, sipas njoftimit, për ndërtimin e pjesës maqedonase, infrastruktura e të cilës do të nisë nga qyteti jugperëndimor Bitola, në kufirin shqiptar pranë Ohrit. Ky projekt pritet të rrisë eficiensën e përdorimit të energjisë dhe do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën energjetike.

Projekti është pjesë e inicitativës së KE për të vendosur një korridor të transmetimit të energjisë elektrike mes Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malitë të Zi dhe Italisë, duke përfshirë edhe vendosjen e kabllove lidhëse mes Malit të Zi dhe Italisë. Ky është një hap i rëndësishëm në krijimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike. Ndërkohë në vendin tonë po punohet edhe për një linjë tjetër interkonjeksioni me Kosovën, me një financim të bankës gjermane KFV.

Teuta Shamku

2 komente në “BERZH, 37 milion euro për interkonjeksionin Maqedoni-Shqipëri”

  1. bra,ho,ho says:

    Miku i Saliut e ka edhe kete ?

  2. arben says:

    O Teuta Shamku ai qytet quhet Manastir moj debile dhe eshte qyteti ku u vendos te krijohej alfabeti shqip qe kemi sot.Bitola eshte ne gjuhen e pjerdhur sllave te IRJM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje