Teuta Shamku
Tema Tv
Komisioni Evropian ka miratuar paketën e financimeve të programeve të asistencës para anëtarësimit të viti 2015. Rreth 1 miliard euro do të destinohen për mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në të gjithë vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së.
Financimet vijnë në kuadrin e Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA II), dhe do të jenë të disponueshme për Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë.
Ato do të mbështesin reformat e mëtejshme demokratike dhe ekonomike, modernizimin e gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Shqipëria përfiton 89 milion e 900 mijë euro për të financuar zhvillimet Demokratike dhe Qeverisjen, Shtetin Ligjor, Arsimin, Punësimin dhe Politikat Sociale.
Shumën më të madhe nga fondet e paraanëtarësimit e merr Turqia me 255 milion euro, e dyta renditet Serbia me 196 milion euro, ndërkohë që të gjithë vendet e tjera si Kosova, Mali i Zi Maqedonia marrin më pak se vendi ynë. Një pjesë e fondeve janë destinuar në projekte shumëpalëshe rajonale.
Paketa planifikon 155 milionë euro financime të projekteve rajonale të infrastrukturës në energji dhe transport. Planifikohet ndërtimi i katër linjave për energjinë, dy projekte rrugësh dhe dy projekte hekurudhore.
yyyyyyy pare !? shume para !? tendera dhe marifete te tjera per xhepistat ne pushtet…..rrofte hajdutlliku..perpara ne drejtimin e duhur.
O burra hidhuni, kush te gllaberoje me shume. Likja do ket’ mare garuzhden me te modhe hahaha.
Po hyri Turqia ne BE ,te gjithe kurdet do te largohen nga Turqia ,do te vijne ne Europe per te jetuar .
..kjo para qe vjen per “projekte” ideore, eshte e destinuar te shkoje andej nga niset, duke lene nje pjese ne xhepat e thelle te “REFORMATOREVE” tane qe mezi presin dhe po iu con goja leng te thithin euro me ventuzat e tyre te specializuara, ne tendera sherbimesh, dieta qera hotelesh, fatura sherbimesh e lektoresh e dengla si keto qe nuk ekalojne rrezen e Metropolit tone te ashtuquajtur, qe per kesi gjonash e meriton te quhet SHPELLA E ALI BABES, dhe 40 hajdutet qe po trajnohen per vjedhjet e rradhes
Na Kernaci Evropi me programe, tendera dhe koncesione me miliarda evro dhe dollar kudo, i lumi une cfare ndigjoj me veshe dhe i shkreti une cfare shoh me si.
Politikanet, pushtetaret, qeveritaret dhe nderkombetaret pasurohen dhe populli varferohet dhe mjerohet.
Ja pame “hajrin” ktyre brockullave dhe pallavrave. Populli sheh ederra me sy hape dhe me luge bosh, kurse tipat e mesiperm hane dhe perlajne me garuzhde.
Mjere ky popull qe kernaq duke henger sapunin per djathe, keshtu i do mushka drute. Tung.