INSTAT:Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013

11 Dhjetor 2015, 17:44Ekonomia TEMA
INSTAT:Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale

Teuta Shamku

Tema Tv

INSTAT rishikon Prodhimin e Brendshëm Bruto për 2014, e çon në 2.02 % nga 1,89 % që ishte me matjet tremujore. Ndërkaq Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vitin 2014 arriti në 484 mijë lekë (ose 3.457 €) nga 466 mijë lekë (ose 3.323 €) që ishte në vitin 2013. Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013.

Disa sektorë të ekonomisë kanë ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike për vitin 2014. Ndikim pozitiv kanë dhënë sektorët e shërbimeve, tregtia, bujqësia, industria si dhe energjia.Kjo ka bërë që INSTAT të rishikojë me rritje nivelin vjetor të rritjes ekonomike për vitin 2014, i cili arriti në 2.02 %, nga 1.89 për qind që ishte matja tre mujore. Sipas të dhënave paraprake me baza vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2014 u vlerësua 1.400.549 milion lekë (10.01 miliardë Euro) ose 0.13% më e lartë se matjet, e PBB tremujore. Sipas INSTAT, mbështetur mbi këto rezultate, PBB për frymë në vitin 2014 arriti në 484 mijë lekë (ose 3.457 €) nga 466 mijë lekë (ose 3.323 €) që ishte në vitin 2013. Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013.

Sipas PBB-së me metodën e prodhimit, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si : shërbimet administrative, tregtia, transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, bujqësia, pyjet dhe peshkimi, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, si dhe industria, energjia dhe uji.

Degët që kanë kontribuar negativisht janë “Ndërtimi” me -0,76 pikë përqindje dhe “Informacioni e Komunikacioni” me -0,06 pikë përqindje. Taksat dhe Subvencionet mbi produktet kontribuuan respektivisht me 0,04 pikë përqindje dhe 0,02 pikë përqindje.

Përsa i përket strukturës së PBB sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2014 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 45,4 % të PBB, të cilat u rritën me +4,29 % në terma realë. Industria dhe Ndërtimi përbëjnë 21,9 % të Produktit të Brendshëm Bruto, por ndërsa industria u rrit me +2,93 % në volum, Ndërtimi ka pësuar një rënie prej -7,33 %. Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 20,0 % të PBB dhe janë rritur me 2,25 % në terma realë. Deflatori i PBB-së për vitin 2014 ishte +1,6 %. Sipas PBB–së me metodën e shpenzimeve, Konsumi final përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, me 90,49%. Ky komponent u rrit me +5,52 % në terma nominalë dhe +3,32% në terma reale.

 

4 komente në “INSTAT:Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013”

  1. tirona says:

    Keto jane mashtrime .

  2. stela says:

    Po ashtu eshte, u rrit ai i Rames dhe Likes bashke……

  3. paradoxal says:

    Po infacioni sa u rrit? Nese inflacioni ishte 2% atehere i bie qe ekonomia s’eshte rritur fare ose eshte rrit me 0.02%. Me keto ritme pas nje shekulli kapim standardin e Bullgarise qe eshte e fundit ne Europe.

    1. juri says:

      Paradoxal keni shume te drejte qe INSTAT duhet te marre ne konsiderate inflacionin por sic mund te shikosh ne titull thote rritja “reale”, “ne volum” pra duke eleminuar efektin e inflacionit. Ne te kundert mund te thuhet thjesh rritje edhe nuk do merrej vesh asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje