Kompania Albtelecom nuk justifikon rritjen e tarifës fikse mujore. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, Albtelecom nuk publikoi asnjëherë kostot e mirëmbajtjes mbi të cilën justifikoi edhe rritjen e tarifës fikse. Për Autoritetin e Konkurrencës, kjo është një mungesë transparence nga ana e kompanisë Albtelecom.
Autoriteti i Konkurrencës reagon për rritjen e tarifës fikse të Albtelecom dhe pozitën dominuese të kësaj kompanie në tregun e telefonisë fikse.
Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurencës shprehet se ka patur mungesë transparence për arsyet e rritjes e tarifës fikse mujore në 700 lekë, të Albtelecom.
Lati: “Autoriteti i Konkurencës, në bashkëbisedim dhe me tryezat e rumbullakta që ka patur me AKEP në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar domosdoshmërinë sikurse është dhe pranuar nga bordi i AKEP mbi domosdoshmërinë e krijimit të transparencës në formimin e tarifave.”
Në raportin e AKEP, Albtelecom pretendon se rritja e tarifës fikse ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së kostove, por Autoriteti i Konkurencës deklaron se Albtelecom nuk ka publikuar asnjëherë detajet sesa është kostoja për mirëmbajtjen e telefonisë fikse.
Lati: “Pra, rrjedhimisht qoftë edhe për mënyrën e tarifës së vazhdueshme që është për rrjetin në përgjithësi duhet të ketë informacion të qartë lidhje me kostot specifike që lidhen me këtë pjesë të shërbimit të telefonisë fikse. Nuk kemi patur ndonjë komunikim specifik në lidhje me këtë aspekt, pra do të thotë nuk kemi shkëmbyer informacione specifike në lidhje me përmbajtjen e çdo tarife që kalkulon AKEP.”
Lidhur me kontratën- tip, ku Albtelecom detyron abonentët e telefonisë fikse për ta nënshkruar për 12 muaj, Lindita Lati shpreh rezerva duke thënë se kjo është një shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorin.
Lati: “Mendoj se në tërësin e vetë një kontrate duhet të ketë dy elementet : jo vetëm mbrojtjen e atij që jep shërbimin por dhe mbrojtjen e atij që merr këtë sherbim dhe menjeherë pyetja që me vjen automatikisht është se në çfarë mënyre mbrohet konsumatori, kjo është për tu parë.”
Albtelecom rezulton të ketë tarifat ndër më të lartat në rajon, përsa i përket telefonisë fikse, ndërkohë që konsumatori është i pambrojtur nga politikat e kësaj kompanie./ Ora News
Po nqs Albtelecom e ha presionin dhe e kthen reklamen te TV Ndroqi, kush do t’i qaje hallet e konsumatoreve? ?
E mo byrzaera turkoshaker. Do i japin ca lek me teper djalit te bab Erdoganit, se tani qe Rusi po pjek ISIS-in po bien leket e naftes.
Te duket vetja i emancipuar duke perdorur fjale raciste. Perpara Turqve behesh si pule pastaj. I je lepire me vite me rradhe sa ke qene ne pune me turqit e tani qe ske kujt ti lepihesh me nga paaftesia shan turqit. Njerezit me mllef si puna jote duhen derguar neper male me dhente e dhite…
Nuk kane nevoje konsumatoret per Albetelekomin, por ka nevoje Albtelekomi per ta. Albetelekomi eshte nje kompani abuzive sepse shfrytezon monopolin qe ja dhuruan politikanet tane te korruptuar ndaj nje perqindje ne xhepat e tyre. Ka nje zgjidhje qe Albtelekomi te kthehet ne binare. Neqoftese bojkotohet nga shumica e klienteve, atehere le ta mbaj tregun dhe ti pij lengun. Ka edhe zgjidhje te tjera shume te mira pervec Albtelekomit.
une jam nje nder konsumatoret e albtelecomit dhe jam shume e kenaqur. nuk e kuptoj pse ankohen njerezit kot.perfito dhe ti nga ofertat se ke per ta pare sa I mire eshte sherbimi.
Albtelekomi eshte hajduti me i madh i shqiptareve….qeveria hesht.Turp!
pse ca te paska vjedh ty albtelecomi? oferta kane plot dhe nuk ti heqin minutat pa mbaruar oferta sic bejne kompanite e tjera. apo thuaj bashkohu me rrymen e shaj kot se ske ca te besh tjeter??
hajde hajde se pas dy ditesh do ti terheqesh mbrapsht keto qe thua. kur flet pa baza dhe merresh me shpifje keshtu eshte. Te isha une ne vend te Albtelecomit do ti ndiqja te gjitha rruget gjyqesore per t’ju treguar vendin qe meritoni.
po ju mos kujtoni gje qe populli eshte budalla? ne e shikojme mjaft mire se cfare sherbimi na ofron Albtelecomi, nuk kemi nevoje per shpifjet tuaja.
Late nam me keto shantazhe
Albtelecom eshte kompania me e mire. Une kam vite qe jam abonente e kesaj kompanie dhe jam shume e kenaqur. Gjithmone korrekt ne punen qe bejne.
Une ika nga AMC dhe kalova me Eagle dhe jam duke u kenaqur me ofertat. Pavaresisht cfare thone gazetat mua prape me te miret me duken.
konston e mirembajtjes se albtelecom-it e merr firma kontraktore Makhes Albania (http://www.makhes.com.tr), me drejtues Rrezart Muja, vellai i Kleves Mujes(http://www.panorama.com.al/pranga-per-trafik-komunarit/). Pra kemi te bejme me njerez te partise socialiste qe eshte ne pushtet.