Linda Rama: Ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri, por s'ka asnjë alibi për të kundërshtuar aksionet për të bërë shtet

19 Dhjetor 2015, 12:37Politika TEMA

Ndryshe nga kater vitet e meparshme, ne darken e fundvitit me disa nga gazetaret, moderatoret dhe drejtueset e medias ne Shqiperi, Linda Rama mbajti nje fjale te shkurter pikerisht ne takimin qe ajo vete organizon, takim i kthyer tashme ne tradite. Me poshte fjala e mbajtur mbreme nga Linda Rama:

Nga Linda Rama

Kisha tundim po dhe pasiguri për të shkruar disa fjalë që dëshiroja t’ju them. Tundim sepse kam ndjesinë e fortë që në këtë grup grash e vajzash, ka diçka të veçantë dhe doja të provoja ta arsyetoja këtë ndjesi. Por jo vetëm kaq, po edhe ta ndaja me ju arsyetimin tim të sistemuar në letër, ndoshta për t’i dhënë pak më shumë rëndësi jo vetes, po këtij momenti të takimit tonë tradicional. Por kisha edhe pasiguri, ndoshta sepse mungesa e një tradite të fjalëve të shkruara në darka familjare ose miqësore si kjo e jona, më bënte të mendoja që gabimisht mund t’ju dukesha e distancuar. Megjithatë vendosa ta provoj dhe dua të ma thoni ju pastaj, nëse ishte një provë e dështuar apo një eksperiencë të cilën mund ta bëjmë traditë të darkës sonë të vitit që vjen; ku natyrisht të tjera këtu të bëjnë atë që po bëj unë sonte.

Mikeshat e mia,

Pesë vite më parë, telefonova trembedhjetë nder ju për darkën e parë dhe sot, pas pesë vjetësh, mund të them me shaka por jo pa gëzim, jam shumë e lumtur që Juda nuk ishte mes të trembëdhjetave! Mesa duket besnikëria është grua, jo burrë…

Ju ftova atëherë të mblidheshim sebashku në nje darke miqesore fundviti. Për mua vetë ishte një mënyrë për t’ju njohur nga afër, duke ju vleresuar të gjithave per kurajon speciale, qe sipas meje kërkon nga një vajzë ose grua të jetuarit në nje fushe kaq te veshtire, sic eshte kjo e medias. E kujtoj fare mirë se edhe atëherë pata pasiguri nëse duhet të ftoja dhe disa ndër ju, me të cilat nuk njiheshim së afërmi. Ashtu siç e kujtoj po aq mirë kënaqësinë qe ndjeva nga pranimi i menjehershem i fteses. E cila sidoqoftë nuk ma fashiti pasigurine njohjes se paket, ne distance, nga sipërfaqja e ekranit apo leximet e herahershme.

Nuk e di se sa ndikoi kurioziteti, se sa ndikoi politesa, se sa ndikoi dëshira xhenuine apo qoftë edhe se sa vendimtar ishte fakti që mbase thjesht e kishit të lirë atë darkë, kur më thatë të gjitha pa përjashtim, “Po do të jem!”. Por, dua të më besoni sonte, se duke numëruar pesë vjet me radhë ku asnjëra nuk ka munguar në këtë takim tanimë tradicional (edhe kur rralle ka ndodhur vetem per aresye madhore), ndjehem e privilegjuar për njohjen me ju, për çka kam mësuar prej jush dhe mbi të gjitha, për miqësinë e butë që më keni dhuruar.

Diku kam lexuar Kunderën të shkruajë që, “Nëse gjithcka bëhet tematikë, atëherë konteksti zhduket, dhe si në një pikturë kubiste, nuk mbetet asgjë veçse plani i parë”. Mosqoftë që kjo sforco e imja për të lënë një gjurmë më shumë se zakonisht nga kjo darkë, të jetë në përfundim si një pikturë kubiste (ndonese kam bindjen se im shoq dhe shoku juaj, jo vetëm nuk do të ishte kundër po mund të kishte bërë në vendin tim një pikturë kubiste të gjatë sa e gjithë darka!). Por s’dua as që në këtë sforco, unë të mbetem thjesht tek përcjellja e valëve të patrazuara të miqësisë që ushqej për secilën prej jush. Sepse, në sytë e mi, ju jeni shumë më shumë se mikeshat e mia të veçanta, dhe puna juaj e vështirë më imponon jo vetëm një respekt të veçantë, por edhe detyrimin që t’ju shpreh përjetimin tim lidhur me të.

Mua më vret gjithnjë e më shumë, rendja gjithnjë edhe më tepër e medias drejt përplasjeve kaq shpesh të stisura e kaq përgjithësisht banale në skenën politike. Më vret si diçka që më dhunon syrin, veshët, por edhe inteligjencën; një lloj force e dobësisë njerëzore që të merr peng dhe të shkëput nga konteksti dhe realiteti ku jeton. Kam ndjesinë gërryese që tanimë kjo është kthyer në një sëmundje, që i ngjan një loje, por që në fakt dëmton përditë rrugët tona të të menduarit dhe gjykuarit.

Ju mendoj në fakt hera – herës, herë njërën e herë tjetrën, kur shfletoj menunë mediatike të ditës. Dominanca nga agresiviteti, humbja e sensit të etikës, shterpësia deri në kotësi e debateve (nuk e di a e meritojnë gjithsesi të quhen të tilla) jo thjesht mes politikanëve, po tanimë mes të gjjthëve në rrjetet sociale dhe gazetat online, më bëjnë të them mjaft, stop, nesër jo më! Por vjen e nesërmja dhe përsëri e gjej veten me menunë në dorë. Gjithnjë edhe më e trembur se mos ndoshta bëhem edhe unë pjesë e së tërës, në mënyrën si i shoh gjërat, si i lexoj mendimet e të tjerëve dhe si i gjykoj të tjerët. Falë Zotit, të paktën s’e kam ndjerë asnjëherë, asnjë çast, tundimin të hap faqen time të facebook-ut apo të komentoj në faqet e në blogjet e hapura nga të tjerët! Por e di që kjo nuk ndryshon asgjë, është një higjenë krejt personale për të cilën nuk synoj zilinë e askujt.

Kam filluar të besoj se i gjithë humori i ditës së njerëzve në kafenenë e vogël tek rruga e punës time, ku pi prej 15 vitesh me të njëjtët miq kafenë time të mëngjesit, do të përcaktohet nga fakti se si janë gdhirë ata që sot janë të kudondodhur nëpër studio, blogje, gazeta.  Të cilët edhe kur nuk janë aty, mjafton të teshtijnë në profilin e tyre, dhe fap, shfaqen kudo ku është e mundur të na shfaqet lajmi që duan të na japin apo mendimi dhe përjetimi që duan të na tregojnë : jo vetëm në televizor, por edhe në tavolinë, në çantë, në xhep, përmes telefonit që lajmëron se dikush erdhi pa pyetur, drejt e në jetën tënde. Ma thoni ju nëse e mendojnë gjatë apo shkurt, efektin që fjala ka në mendjet apo botën emocionale të atyre që e dëgjojnë. Por përshtypja ime është se e vetmja gjë që me siguri mendojnë, është që fjala e lëshuar të bëjë sa më shumë efekt negativ tek ne, në raport me dikë, apo me disa të tjerë.

Modestisht dhe pa kërkuar t’ju them ndonjë gjë të re, mendoj që të keqpërdorësh pushtetin që jep liria e fjalës dhe e mendimit, të përcjellësh lajmin pa ndjekur fillin e të vërtetës, të kërkosh të bësh opinion të qëllimshëm në shërbim të cdo lloj axhende, përvecse të asaj të dobisë shpirtërore e mendore për të tjerët në raport me tjetrin, vendin, kombin, botën vetë, quhet abuzim. Ne kemi natyrshëm një ndjeshmëri të veçantë ndaj asaj që në shqip quhet ngacmim seksual, po na mungon si fjalë në fakt (ose të paktën unë nuk e di) kur ndjehemi “harassed”, të ngacmuar në intimitetin apo inteligjencën tonë, nga abuzivizmi i dikujt. Më falni po mua më duket se kjo shoqëri po “haraset” përditë nga të katër anët!

Është kthyer pothuaj në një kulturë shoqërore kudo ku flitet shqip, të parit errët të gjithckaje që ndodh dhe të gjykuarit me agresivitet ekstrem të gjithshkaje që shihet. Nuk flas për politikën këtu se fatkeqësisht ka kohë që është kështu, por sot ngacmimi abuziv ka prekur çdo mjedis, çdo shtresë, çdo pjesë. Madje ka filluar të ketë tanimë edhe profesorë me tituj të cilët shkruajnë në publik me fjalor ekstremisht banal dhe të padenjë. Universitarë, studentë e pedagogë, që dhunën verbale dhe shpërdorimin etik në komunikim me publikun i përdorin si armë thuajse ekskluzive, për t’u imponuar. Dekanë, rektorë e kolegë të tyre që i marrin në mbrojtje duke i imituar. Duke qenë plotësisht të shkujdesur ndaj faktit që misioni i parë dhe më sublime i cdo mësonjësi është të garantojë shoqërinë për vlerat dhe modelin që transmeton.

Si vajza, gra e shumë nëna këtu, besoj dakortësohemi që disa vlera, duke filluar nga etika në komunikimin e ndërsjellë dhe pastaj me publikun, duhet të jenë të panegociueshme kudo. Po në një mjedis të brishtë dhe pa traditë demokracie si ky i yni, unë besoj se këto vlera nëse mbrohen e promovohen kanë shumë më tepër forcë se ngacmimet abuzive.

Po ashtu, unë nuk mendoj se ka arsye për hezitim nga cdo protagonist publik, për tu pozicionuar jo vetëm kur është fjala për të akuzuar me të drejtë, po edhe kur është fjala për të edukuar njerëzit me sensin e të drejtës.

Për shembull, ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri. Harrojeni këtu se kush është Edi për mua në shtepi, po flas me ju dhe s’jam as në shtëpi me Edin, as në punë me ju para kamerave ose mikrofonëve! Po si mundet që një aksioni me dobi të qartë për publikun, sic është fjala detyrimi për të paguar energjinë, t’i jenë gjendur deri tani të gjithë bishtat e mundshëm dhe asnjë protagonist publik jopolitik, të mos e ketë artikuluar qartë atë që e kam dëgjuar vetë të artikuluar qartë nga njerëzit e thjeshtë(?): S’ka alibi për të mos paguar energjinë! Jo, askush nuk e thotë, përkundrazi. Vetëm bishta që stimulojnë energjitë negative të njerëzve.

Mund të përmend një nga një edhe shembuj të tjerë, po ju i dini më mirë se unë dhe s’dua t’ju lodh. Për mua, çdo përpjekje për ardhmërinë e një vendi si ky i yni, që krijon themelet e një raporti normal me shtetin dhe e bëjnë normal vetë shtetin, duhen mbështetur jo sepse i bën ky apo ai, po sepse duhen! Vetëm kështu do të legjitimohej më tej edhe çdo shqetësim nga zbatimi i tyre, edhe çdo kritikë në këtë kontekst për ecurinë e tyre. Përndryshe gjithçka dhe kushdo mbetet i paragjykuar, çka prodhon vetëm negativitet dhe mbi të gjitha rrit stresin social në çdo nivel.

Secila prej jush këtu, ka një rol publik, fillin e të cilit unë e ndjek me sa mundem, edhe me vemendjen e posacme si për dikë që e kam në zemër. Kurdohere shoh lajmet, mësoj të rejat, ndjek opinionet apo pushoj në efektin e formateve argëtuese dhe kulturore, ju mbështes nga larg shpirtërisht dhe përpiqem të kuptoj me aq sa lejon distanca vështirësitë që kapërceni. Dhe jo për konformizëm, po për hir të një të vërtete të madhe, më duhet t’ju them se sic thotë populli, “Ju mikeshat e mia hani sidoqoftë bukë veç!”. Më vjen cdo herë mirë kur shoh përpjekjet këmbëngulëse që bëni ju, për të dhënë më të mirën pa lejuar që profilin dhe pasionin profesional t’ua marrë lumi i turbullt i aktualitetit të veshur si s’ka më keq me petkun e medias.

Biblioteka, shqip apo dritarja, studio e hapur, mengjeset dhe pasditet, periferia, Tonight dhe Insight, pertej Bigbrother dhe Newsbomb apo jo edhe recetat per njerezit qe dua apo një ditë si Sofia, Maria, X-i dhe Classi, tek Madame, living apo ne blogun e nje vajze single ose aty rrotull e të tjera kontakte me gjithësesilën prej jush në ekran apo letër, janë për mua kurajo për të mos u humbur në turbullirën e errët të së përgjithshmes. Për të mos ngacmuar abuzivisht të tjerët. Për të mos u konformuar me guximin fals të agresivitetit mashkullor, që rëndom shitet e lexohet si pavarësi profesionale. Por që, të me falni, profesionale s’ka thuajse asgjë.

Duke provuar dhe zbuluar hapësira të reja dhe mundësi për t’u ofruar njerëzve jo vetëm ushqimin e rëndë të politikës së ditës, por edhe një marrëdhënie të qetë në komunikim, ju bëni diferencën. Dhe modestisht konstatoj që edhe kur ju kritikoni fort, nuk e bëni këtë dhunshëm. Më krijoni përshtypjen se përgatiteni përpara se të hyni në studio, kujdeseni për mënyrën si flisni, dëgjoni përpara se të kundërshtoni. Mbi të gjitha,  shqetësoheni për axhendën e publikut, ndonëse personalisht problemet e ditës mund ti keni me shumicë dhe pavarësisht se askush, as unë vetë mbase, nuk i shpëton dot kontaminimit nga mjedisi i ngacmimeve abuzive, ju nuk jeni aktore të telenovelave me dhunë verbale që i ofrohen publikut si debate demokratike.

Jo vetëm ndjeshmëria juaj femërore, po padyshim vetëdija juaj për limitet etike, ju bën sot pjesën më të moderuar të medias dhe për mua, më dinjitozen e saj. Për të kuptuar se nuk po bëj këtu asnjë kompliment të pamerituar, thjesht imagjinoni skenarin se si mund të ishte media sot sikur asnjëra nga ju apo kolege tuajat, të mos ishte më në ekran ose në faqet e tjera të komunikimit publik.

“Mos u trembni nga përsosmëria, sepse kurrë s’do ta arrini dot atë”, thoshte një njeri i mençur. Dua të them me këtë se padyshim, asnjëra prej nesh, asnjëra prej jush, nuk është e përsosur në atë që bën. Edhe ju keni ditët tuaja të këqia, orët tuaja jo fatlume, momentet tuaja të humbura në ushtrimin e profesionit. Por ju asnjëherë nuk gaboni me qëllim për të bërë dëm. Asnjëherë nuk gaboni për t’i rënë në qafë kujt. Asnjëherë nuk e humbni momentin në sytë e publikut, sepse doni të manipuloni publikun.

Engjëjt nuk jetojnë në tokë dhe nëse ndonjërës nga ju mund t’i duket shumë e zbukuruar pamja që unë kam për ju, me siguri kjo është thjesht dhe vetëm paaftësia ime për ta konkretizuar besnikërisht perceptimin tim. Po jo qëllimi im. Qëllimi im nëse nuk arrita ta nxjerr dot nga e gjithë kjo fjalë, është e thënë troç, t’ju lutem të kuptoni peshën e rëndë të rolit tuaj. I cili shkon përtej suksesit të ditës në një mjedis ku jeni të dënuara të bëni përditë e më shumë diferencën.

Me shpresën se i’a vlejti durimi juaj për të më dëgjuar deri në fund, jam e gëzuar që kam privilegjin t’ju uroj nga kaq afër të jeni të gjitha sa më shpesh të gëzuara, për vete dhe mbi të gjitha për njerëzit tuaj të zemrës.

Faleminderit!

42 komente në “Linda Rama: Ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri, por s’ka asnjë alibi për të kundërshtuar aksionet për të bërë shtet”

  1. H says:

    Bobo cfare formimi under mesatar ka kjo grua. Cafre patetizmi e hipokrizie. Kjo qeveri ka plote te meta po. Po e meta me e madhe eshte yt shoq ne krye te saj. E mete e madhe eshte qe shoqet nen 25 vjec te vajzes tende kane pushtuar kryeministrine. Qe yt shoq nuk ben dot shtet se nuk behet shtet me Edi Ramen qe nuk ka asnje lidhje me ligjin e shtetin nuk behet shtet me Kokedhimen , Ben Ahmetin dhe Ilir Meten, lere sjelljen preh nenoje tirane dhe terhiqu aty me xhabirin . Kohe te arta per ju te dy.

    1. dashamiri says:

      “H”-ja, germa e pare e Epitetit Halabak! Kaq.
      Tani rreth fjales se Zonjes Linda,nuk besoj se
      ka shume nevoje per Koment.Brilante,sikunder eshte vet.
      Por deshiroj te them dy fjale rreth perpjekjeve te medha
      te kesaj Qeverie per te bere Shtet! Nje fjale Goje,por
      qe kerkone te shembi Malet per te mbushur Gropat dhe pastaj
      te mbillen me Fidana,qe neser do behen Peme me plote Frute.
      Sigurisht qe kjo kerkone Kohe,por edhe Fatekeqesite te mos na i rrafshojne.Te ruhemi nga Permbytjet,nga stuhite,nga Uraganet,nga Tsunamet,keto nuk do te na e lene Kopshtin qe te Rritet.
      E thene ndryshe,nuk duhet qe dashamiresia te kthehet ne
      Dashakeqesi! Buzeqeshja ne Erresire.Dashuria ne Urrejtje etj
      sepse keshtu vetem Shqiperia dhe Populli dalin me Humbje.
      Protesto;Por gjej Kauzen(te tilla kamjaft) vecse me pare
      ke detyrimin te jesh bashkepunues,apo bashkepronar,pastaj
      angazhohu ne skenare te rinj,por jo me Djege,jo me Thyerje,jo me
      shkaterrime,sepse po shkaterrone Xhepat e Popullit.Atij do ti gjenden forma per t,ja mare ato Para qe do nevoiten per ti zevendesuar.
      Jo me Ulerima sepse trrembni vetem Ne,popullin.Kush ka fituar nga
      Arroganca.Dukeni Goxha Njerez,perse Tjetersoheni.
      Fidanet jane Mbjellur,ato duken te mbara.Prisni se shume shpejte
      do tu marrim Frutin.Kete deshirojme te gjithe.Po ju te Medias
      atehere,A nuk e keni per Detyre qe te na vini ne Dijeni ne
      lidhje me mbarevajtjen e kasaj Fidanishteje me plote Reforma.
      Ju lutemi;Ju i perkisni Popullit dhe jo Kastave te cilat nuk e di
      nga se por na kane sjelle ne kete Derexhe.Nuk duam te shkruani se
      eshte Filani apo Fisteku Fajtor.Jo! Ne duam qe ju te luteni qe
      keto plantacione te mos Shkaterrohen nga Delirantet,Cmirezinjt
      dhe nga ata qe ne ADN kane vetem Rimarrje te Pushtetit.
      Te gjithe ju te Medias jeni ne llogore te pare,me shume kurajo,por
      mos e deformoni veten.Misioni juaj i takone Vendit.I takone Popullit
      ju faleminderit.

      1. ╜sit back and relaks╜ says:

        te rroje partia

      2. DIELLI mbi KORAB says:

        Zonja Linda Rama ka folur me nje gjuhe njerzore te kulturuar dhe civilizuese.
        Nuk thone kot se mbas nje burri te forte fshihet nje grua inteligjente.
        Nuk e teproj po te them se Linda Rama do te ishte nje Kryeministre perfekte.
        Beni dallimin mes Lindes dhe Lirie Berishes,ose mes Lindes dhe Monika Kryemadhit.
        Linda ka lindur dhe eshte edukuar ne nje familje me tradita dhe si e tille rrezaton miresi dhe urtesi.
        Ka qene me fat Ed Rama,u tregua i zgjuar qe e beri per vete Linden.
        Komplimente te sinqerta zonjes Linda Basha-Rama per mesazhin qe percjell.

  2. Kastrioti says:

    Ky eshte stili i te folurit te Edit, kjo stilistike nuk do shume mend per te kuptuar nje gje te tille, gjithsesi eshte brilante pavaresisht kujt i atribuoet.

  3. aliu says:

    Kelyshat e komunizmit kerkojne te shesin moral,ju jeni hajdut e kusar

    1. Gregor says:

      Ah, kelysh fashisto-ballisti, prape ju? Do ta hani perseri.

  4. J. says:

    Ka filluar politiken fuqishem gruaja (e dyte) e kryeministrit duke mbledhur nje tufe pseudo-gazetare qe mendojne vetem per te mbushur xhepat me pare e nuk sjellin asnje lajme me peshe tek publiku. Qorton studentet pse ankohen per rritjet e taksave dhe mos krijimit te kushteve minimale per te studiuar e jetuar, profesoret pse shkruajne me agresivitet, popullin pse nuk e kupton qe Rama po ben shtet me te varfrite qe nuk kane leke te paguajne dritat, me bisnezet e vogla duke rritur kontributet dhe gjobat; qorton te huajte pse nuk sjellin investime ne shqiperi;qorton njerzit ne mitingje qe i kerkojne Rames punes etj…Te vetmen qe nuk qorton ME FAKTE eshte Gjykata,Opozita (Berisha&Company),Pronaret e Mediave,Kompanite e Naftes qe po e rrjepin popullin (si ato qe e tregtojne dhe ato qe e nxjerrin duke deklaruar asgje ne shtet po ne bursa kuotohen me miliarda dollare duke thene qe kane fitime ne Shqiperi) etj…dhe Gruaja e kryeministrit thote qe shqiptaret duhet te jene Optimiste!!
    Po te jetosh mbyllur nje vile, rrethuar me truproja, te rrish te numerosh leket ne banke normal qe keto do mendosh e do thua pa turp fare dhe ne publik!
    Opo mire na e beni, se keni gjetur pa beni!

  5. Argita_B says:

    Nuk e njoh kete zonje perveç faktit se eshte gruaja e Kryeministrit keshtu qe nuk kam ndonje mendim te veçante per te.
    Ajo qe me shqeteson eshte fakti se gruaja e Kryeministrit shkruan publikisht per te gjykuar punen e burrit te saj!!
    Ose kjo zonje i mer te gjithe shqiptaret per naiv, ose eshte vet naive! Eshte e pamundur te jesh objektive kur flet per punen e burrit tend, pra jemi ne konflikt te plote interesash!
    Shkrimit apo mendimit te saj i humbet çdo lloj vlere pasi ajo e ka te pamundur te jete objektive kur vlereson punen e burrit .

  6. Vd says:

    Bobobo … Grate e gazetarise qe i sherbejn kauzes se PR te ciftit kokeministror

  7. Ay qy says:

    Eh Linda Linda……………..

    Sa here yt shoq eshte ne mut te perdor ty si fasade te paster. Por aq here sa te ka perdore, je bere pis edhe ti!

    Ti nuk ke faj, ti litarin terhoqe, dhe ne fund te tij ishin ngjitur nja 200 milione Euro.

    Leji denglat me revista mode shqiptare qe te bejne me vjell nga mungesa e klasit, shiko ata qe po vdesin e vrasin veten se nuk kane leke te paguajn

  8. Ay qy says:

    Eh Linda Linda……………..

    Sa here yt shoq eshte ne mut te perdor ty si fasade te paster. Por aq here sa te ka perdore, je bere pis edhe ti!

    Ti nuk ke faj, ti litarin terhoqe, dhe ne fund te tij ishin ngjitur nja 200 milione Euro.

    Leji denglat me revista mode shqiptare qe te bejne me vjell nga mungesa e klasit, shiko ata qe po vdesin e vrasin veten se nuk kane leke te paguajne dritat se ai trapi yt i gjate qe tall gjithe dynjane, do me i bere leket mullar.

    Mendo qe te keqijat e tij do i laje femija dhe eshte gjynah!

  9. Azio says:

    Shikoni te dashur shqiptar, se ku arrin edukate dhe kultura ketyre lloji komentuesish.!
    Si eshte e mundur qe te mos tregohet minimumi I respektit ndaj grave dhe vajzave qe mundohen te japin edhe ato mendime per te shpejtuar zhvillimet demokratike ne Shqiperi?
    Ja pra ky eshte edhe brumi I himeve te ketyre monstrave.
    Shume e veshtire per ne Bashkimin Europjan me te tille njerez komentues kellira.
    Ruajna Zot nga keta medioker e injorant.

    1. ama says:

      Si i komentoni ju ne kuadrin e kontributit te vajzave e grave te politikaneve ne

      lidhje me zhvillimet ne Shqiperi, faktin qe ndersa vjedhjet ne tatime e dogane

      kane kapur majat, njerezit e thjeshte po vdesin nga i ftohti?????????????????

    2. altini says:

      Injorantat te kan shke,,, mamin motren e gruan po ti do jesh ndonnje koker bytheqir

  10. flutura says:

    Shkrim i arrire, duke diskutuare Lida Rramen thjesht si femer, si grua,si intelektuale( si gjithe grate e tjera) duke dhene mendime qe e vlejne per zhvillimet demokratike te vendit.Para se te jete bashkeshortja e kryeministrit eshte,grua dhe ka te drejte te jap mendime.

  11. Nje shqiptar says:

    Ne ne emigracion kemi punuar qe prej 24 vitesh vetem me nje qellim: Te shpetojme vendin nga varferia, pasi ne vitet 1990, 1991, 1992 e leme te zbathur e te zveshur, te uritur, pa drite pa uje dhe me dyqanet bosh. Pastaj linden problemet te tjera si te infrastuktures se rrenuar, mungeses se ligjeve, korrupsionit te administrates, grabitjes e tokave dhe hapesirave publike, droges, prostitucionit etj. etj. Linda Rama ka shume te drejte, Edi Rama ka bere mjaft per shtetin shqiptar dhe i uroje te vazhdoje, por ai ka nje gabim shume te madh ne drejtimin e shtetit: BESON SHUME TEK TE HUAJT dhe ne keshillat e tyre. Shqiperia qe te afrohet me Evropen duhet para se gjithash te RRIS PASURINE E FAMILJES shqiptare. Por politikat e bera keto kohet e fundit synojne te kunderten vetem ta varferoje familjen shqiptare dhe te rrisin polarizimin. Ne nuk mund te imitojme shtetet e medha qe kane bere pasurine me kohe. Ne duhet te shfrytezojme pavaresine tone, persa kohe do ta kemi, qe te rrisim te ardhurat per tere vendin ne menyre qe ta rindertojme, ta rilindim. Shteti shqiptar nuk mund te kthehet ne nje xhandar taksash, por te siguroje nje raport te pranueshem ndermjet pasurise publike dhe private, por mjerisht me privatizimet ku nuk paguhen taksat, koncesionet, monopolet dhe ekskluzivetet qe jane bere dhe po behen edhe ne kohen e fundit ne shkojme drejt rrenimit dhe kthimit te shumices se popullesise ne punetore me meditje ditore, ose ne nje lloj skllaverije moderne ku secili do te pres me padurim te marre rrogen.

  12. Rina says:

    Pervec faktit qe ishte pak I gjate si fjalim, brendesia e tij ishte e mire. Me pelqen qe ka kapur nje teme delicate dhe me influence negative ne shoqerine shqiptare. Jam dakort me mendimin e Lindes se shtypi ne Shqiperi te le nje shije shume te hidhur kur e lexon. Edhe sikur te jesh ne humor, ta heq humorin per gjithe diten. Nuk e Di kujt I vlejne tonet teper negative, qe perdor shtypi shqiptare per te pershkruar problemet qe ka vendi. Pervec kesaj shtypi aktual gjen Ku Jane e Ku s’jane lajmet me negative ne bote, dhe I ushqen shqiptaret me nje negativitet te pashoq.
    Shoqeria shqiptare ka nevoje per tone optimiste dhe motivuese. Sepse jeta nuk eshte fushe me lule dhe ne perendim.
    Me shume po shajne si te c’mendur tani me Edi Ramen, kur ne fakt tani Jane 100 here me mire se sa ishin me berishen. Po une kete e marr si nje shprehje te lirise qe I ka dhene qeveria Rama. Shtypit shqiptar liria e tepert I ka René ne koke dhe i ka dehur.
    Dhe nje gje tjeter shume e rendesishme eshte niveli I gjuhes dhe injoranca e madhe qe shtypi reflekton. Gazetaret duhet te trajnohen me mire dhe te lexojne me shume.

    1. altini says:

      O rina ky kryeministri jot mos ta ndalonte BE do nxirrte ligjin qe te gjth ata media ose gazetar qe shanin qeverin ose shpifnin pa fakte te denoheshin.. Prandaj moj Rina si kokdhima lexo dhegjo pastaj komento

  13. koli says:

    Po Gregu c’mendon per qeverine ? Me qafsh.

    1. ╜sit back and relaks╜ says:

      prit dhe pak sa ti vije goja zahos se ka dhe ai dicka per te thene per kete qeveri.

  14. Visar says:

    Ahmet Zogu themeloi Shtetin Modern Shqiptar: Me ligjet modern te kohes,hapi shkolla, edhe ne fshtrat me te larget, ndertoi rruge, nertoi Ministrite modern, krijoi administraten,krijoi xhandarmerine qe siguronte rregull e qetesi ne gjithe Shqiperine e shqiptaret edhe ne zonat me te thella.
    Kurse komunistet e vollen dhe shklaterruan Shqiperine, si ne asnje shtet tjeter. Keto jane faktet, dhe kunder faktit nuk mundesh te kundershtosh, vec te shpifesh.

  15. edvini says:

    jame kurioz kush e ngjizi kte lidhje ,qe e martoi partia nuk ka diskutim ,por kush qe personi ne fjale qe beri sekserllikun…..me duket se gramoz ruci sepse te qenit kryetar i PS automatikisht duhej martesa

    1. nendetesja 104 says:

      E dine ata qe jane prane çiftit: e ngjizi çifuti-hungarez Soros ne Paris.
      Te ishte per kete trapin do ishte martuar me nje femer tjeter qe sot eshte Ministre e qeverise. Kjo Linda ka qene 5 vjet drejtoreshe projektesh tek Soros dhe ata e njohin mire. Lidhjet beji vete por po te duash t’i shpjegon edhe Endri Fuga se eshte i familjes Soros. …

  16. Burri qe shurros cdo dite tek lana says:

    Mire e ke moj Linda por shtet nuk do te thot terror, apo jo…

  17. altini says:

    Eshte turp te degjosh kete te flasin ne kete mynyrper ata qe nuk paguajn energjin..kjo znj i mendon te gjith shqiptaret qe pasurohen nga 200miljon € ne vit ose te gjith kan mundesin te harxhojn 100mij lek cdo dite per te rregulluar cdo dit pamjen e jashtme qe njerezit bejn super vila nga 4_5 miljon €…Jo moj znj bashkeshorti juaj nuk ju jep as ndihme sociale 100 mij lek te pakten ne muaj prandaj njerezit vrasin veten se skan me ca ta paguajn moj femer e piste

  18. Emi says:

    Me pelqeu shkrimi. Goxha grua inteligjente duket bashkeshortja e KM. Nuk i vjen e keqja njeriu nga njerez te kulturuar dhe te ditur.

  19. B says:

    Para zgjedjeve te 2013 te kemi degjuar disa here te thuash qe Edi do te vije per te lene gjurme e jo per pushtet.
    Nuk e di nese tani beson ato qe ke thene moj zonje e nderuar, ose te pakten ne dallimin midis gjurmeve e pushtetit
    te Edit ?

  20. Grua me intelekt, e zgjuar dhe nje zonje qe na nderon te gjithve si bashkeshortaja e Kryeminisrit.

  21. daut says:

    nuk e kuptoj ku ka fol keq qe flisni keq.hiqni dore nga kush eshe, te pakten tekomunikojme si njerez normal,,,se sharja nuk con askund…

    1. altini says:

      O daut te kan len syt qe nuk e lexon qe nuk i kupton ata qe nuk paguajn energji… Kjo edhe tallet se i ben te gjith shqiptaret qe fitojn si bashkeshorti i saj shperblime vjetore dhe vjedhje 200miljoneshe € ne vit,, kjo znj nuk e hap ndonjeher telev shqiptar te degjoj se si vajza e vogel 1 vjecare vdes poshte ures nga se ftohti se si burri i kesaj ordinere femer i heq energjin familjeve pa ndihme ekonomike pa asnje te ardhur dhe i con drejt vetvrasjes ose drejt burgu..Do ishte me e ndershme per znj kurv te organizonte ndonje dite bamaresie per ato kalamaj qe flejn rrugave e tiu mbushte barkun me buk 1 her ne 365 dit te vitit e jo me shum.. Prandaj o daut trimi ik futi dhe ti nje te ndezuri telev pastaj hajde bej avokatin mbrojtes te kasaj injorante femer..

  22. kloss says:

    —O–KRYEMINTRI SHQIPTAR–EDI–RAMA–!!!–PO TA FUSESH APO PO TE TA FUSIN NESER GRUAN TENDE —LINDEN —-NE BURG—ME SIGURI —-NUK DO TJA GJESH DOT FILLIN –SHTEPISE–TATE..HIQI OR DERDIMEN LIGJET BURGEZUESE SE KE MARE ME QAFE SHUME NJEREZ PER NJE –COPE—DRITE—PAK DRITE SJELL—RILINDJE–POR KJO E JOTJA QENKA HAPUR-FARE—RILNDJE –VDEKJEPRURSE-….TI DO TE MBAHESH MEND SI KRYEMINISTRI I NJE RILINDJE VRASTARE-…—ME APO PA-RESPEKT–KLOSS—-

  23. Ermira says:

    Qbravo Linda Rama, ti nuk ke perfituar asgje nga bashkeshorti yt .Ti je nje vajze nga nje familje e nderuar Tiranase dhe nje grua shume e embel dhe e zgjuar. Fat i madh per Shqiptaret qe kryeministri yne ka ne krah nje lule si ty dhe ne kte moshe .

  24. Zoti says:

    Linda,

    shteti se pari mbaron pune me kriminelet politke pastaj me microkriminelet e elektrikut e ujit, qebaptoret etj etj…

    Burri yt ende nuk ka rrasur ne burg asnje makrokriminel (nuk mund te justifikohet kjo me LLALL prokurorin e hollum) te madh duke filluar nga Salija e Viciollit deri tek Llull Jollandezi…

    Pyete nje here burrin – Pse e merr rrogen Prokurori LlaLLa kur nuk ben detyren?

  25. Profesori says:

    Cfare mut shteti do te krijosh ti moj znjsh. qe te vjen era pisllek qe nga fotoja. Po te ishte per shtet t’a kishe krijuar ne rradhe te pare familjen tende me ate bolen Thanas Xhillarin qe pate per burre informal ( ke pjerdhur dhe dy femije me te ), ose me burrin formal Ministrin e Tregetise, Shokun Ylli Cabiri. Gjete kete bolindon qe ka pasur rreth 5 gra informale si puna yte moj pule e pjerdhur. Nese ne shqiptaret do te presim te krijoni shtet ti mashtruese e lindur se bashku me ate drogmenin qe e ke per burre shteti, na marrte lumi. Kujdes Zahon se mos na ftohet si puna e asaj bebes se shkrete qe vdiq sot nen uren e Dajlanit.

  26. peralle nga e kaluara says:

    na u rriten pensionet dhe ti me borxh ne banke bere shpi ne fshat
    se nuk tedel
    rroga 2 milion
    bordet 2 milion
    rroga dhe dietat e babait te gerit
    po ai qe merr 14500 leke pension dhe ka dy niper sa zaho yt, i iken 25 vjet varferi,ctebeje
    te shikoje fotot e qeshura sali e liri, edi e linda , ilir e monikes
    dhe te lexoje pasurine e fullaneve….
    te presim foto e 2016, te dates 1 kushdo qeeshi i pari per popullin

  27. Linda dhe Rama says:

    Nuk di shte shkruaj se gjerat dihen. First lady mban nje fjalim per ti shtuar jeten burrit ne qeveri. Dua te pyes kete first lady te radhes se ne ate fjalim te gjate te saje nuk permendi qe sa me mire shqiptaret e varfer e festojne kete fund viti. Shume krye familjare gjate ketij viti kane pesuar depresion nga pa mundesia per te ushqyer familjet. Sa kryefamiljare jane futur ne burg per varferi ,nuk kane paguar dot energjine elektrike etj Ju linda po qe se ishit e zgjuar duhet qe vleren e lekeve te asaj darke (qe nuk jane pak) tua kishe shperndare familjeve qe nuk kane te hane. Keshtu ti the yt shoq do kishit fituar me shume kredi se ai fjalimi bosh.

  28. Lili says:

    Kjo darke me paret e kujt shktrohet?cila vij e budxhetit te Shteti lejon kete shperdorime te pares publike’:kryeministria?
    Kush paguan ketu?
    Sa harxhuan ketu nga paret tona,se keto Jane paret tona.
    Pra pak ma shume transparence …edhe pak Pune per ‘pseudogazetaret’ qe as minimumin e mines informative nuk e bejne!
    Pra soja gazetat kush paguan? Nese ne paguajme ,sii e ndihni vetit me keto ke perdor ime,ju si qytetaret me te ‘edukuara’kishe kur aty ne vendi tuaj vdesin femijet nga te ftoftit?

  29. Fieraku 71 says:

    Jot shoq e ka hap lojen e harasment-it.
    Nga 2007-2009 mendja e jot shoqi shihte armiq dhe diktatore perballe.diktatore dhe diktature shihte ne nje republike ku bashkite me te medha i kishte te tijat pervec shkodres,deputetet me te pasur i kishte te tijet ,47% te parlamentit e kishte vete ai.haraste kryeministrine nga mengjesi ne darke per dy tre vjete rresht me parrullat e famshme”ku eshte vota ime” dhe “fajin e ka saliu” derisa ne 21 janar nga proteste e ktheu ne demostrate(demostrim force).
    Miqte e tet shoqi te trembur nga “diktatura” berishiste harasen dhe violated kryeministrine per nja dy-tre ore rresht pasi u provokuan policet.Dhe ishin miq per koke tom doshi,armando prenga,mark dhe arben frroku,arben noka. Cuna intelektuale si jot shoq te cilit diktatura e saliut po e haraste aq shume sa nga halli su mbete gje tjeter vecse te pasuroheshin pa hesap ne kohen e “diktatorit”.
    E mjera ti qe se kupton se yt shoq e nxiu me mediat e tije ate qe zbardhte duke lodhur ate popull me genjeshtra???
    Dhe tani qani dhe qurraviteni duke thene mos na imitoni duke harasur se dhe ne nuk beme mire atehere.

  30. Mileti says:

    Rri moj zonje aty ku je,mos na dil ne shtyp e media se boll na plasi yt shoq mengjez, dreke darke e
    mesnate ne tv e gazete, Boll ka politikane ky vend dhe ti duhesh tani. Shkoi mbrapa e gjezdis neper
    bote se ka kush paguan sa pa u bere si Nexhmija

  31. adi says:

    me cfar lekesh i beni qejfet e ballot gala kur populli ska te haje ne vendin me te pasur te botes qe ka pasuri me shume se zvicra defreni beni qejf hajdutet e shqiperis vipa ju? kurreeeeeeeeeeeeee per burg po
    PIRAMIDA GJIGANDE QE ASNJE NUK FLET I SOJ SI FIRMAT PIRAMIDALE DHE N MES PIRAMDES BANGA SHTETIT PRA ARKA ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga 3 mije km e perfunduar shkelqyer 2 thas cimento te rruga u poshkatua per fondet publike po kta tanet ?
    merruni me te korruptuarit kte kancer pa fund qe ka kap shqperine kto 23 vjet .
    qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje e korrupsion e mban piramiden mes tiranes akoma vjedhin arken e shtetit t gjith .
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad kan fare pak t vogel pse s beni nje administrad me te voglen ne bote me 200 veta… por me 360 mije veta sa e kemi ne po cudisim gjith boten ? se vendi me i vogel jemi 2 milion kujt i duhen gjith kta nepunes etj .
    .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni drejtori etj.qe si kan as vende me mbi 250 milion banore si rusia etj .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,polici bashkiake polici inuk e njejta gje e plot drejtori t tjera deputet pa fund ,gjykatsa prokurore qe punojne dhe privat e shtet bejne dy pune kur ligji e thot qarte po pate nje pune tjeter s punon ne shtet,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte miqte etj e ber ndere .keta kan ber ministri paralele e drejtori e zyra pa fund paralele duke shperdoruar miliarda leke te qytetarve kot kjo eshte PIRAMINDA GJIGANDE e ngritur mes tiranes t tjerat jane kot per ti heq vemendjen njerzve nga kjo skem gjigande abuzive me arken t gjith vjerdhin arken me kte lloj skeme ne tirane.
    administrada e tejngopur E 20 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,deputet 150 kur dhe 3 deputet jane shume shkijeni mbylleni fare ate parlament qe ha miliarda .
    vende me 2 milion banore se kuptoj pse nuk i kopjoni sju intereson?kopjoni i shtet tjeter me kaq banore 2 milion ata 2 milon ne kush harxhon me shume shpenzime e institucione beni krahasimin o popull .ja ku shkojne miliardat tuaja dhe kush i ha kjo supermakine gjigande e ngritur mes tiranes
    . parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror po ashtu t gjith pushim e marrin rrogen kot karburant , blerje pa fund per zyra riparime fasada kompjutra pa fund cdo muaj shpenzime gjigande etj tetj etj lista eshte e pafundme dhe cdo tre muaj rinovohen hidhen poshte e blihen t tjera.
    t mbyllet urgjent . dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjera e zyra t tjera duke rrit korrupsionin e ber ndere me arken e shtetit prap. se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .
    kaq shume leke kemi ne?
    po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku kta parazit administrade qe kan zen qoshe e nuk shkojne fare ne pune dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..qe tallin bythen vetem pushim.duhet shembur kjo piramd mashtruse e gjigande mes tiranes dhe kjo skeme koruptive qe abuzon me fjalen shtet
    kjo super makineri qe vjedh lekun e arken e shtetit nen emrin SHTET.

  32. Lonq says:

    Nr. 1 Tema per servilizem ndaj familjes, pushtetit dhe Partise. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje